السَّلَامُ

Es-Selaam

i Përsosuri nga të gjitha të metat dhe mangësitë

هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلۡمُؤۡمِنُ ٱلۡمُهَيۡمِنُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡجَبَّارُ ٱلۡمُتَكَبِّرُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ٢٣

﴿

"Ai është Allahu, është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Ai është Mbreti, i Pastri nga çdo mangësi, i Përsosuri që nuk i ngjitet asnjë e metë, Dhënësi i sigurisë, Dëshmuesi, i Plotfuqishmi, i Lartmadhërishmi, Krenari. I pastër është Allahu nga ato gjëra që ia shoqërojnë ata!"

— el-Hashr, 23

Ky emër është përmendur në Kur`an një herë të vetme, në Fjalën e Allahut të Lartësuar:

هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلۡمُؤۡمِنُ ٱلۡمُهَيۡمِنُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡجَبَّارُ ٱلۡمُتَكَبِّرُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ٢٣

﴿

"Ai është Allahu, është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Ai është Mbreti, i Pastri nga çdo mangësi, i Përsosuri që nuk i ngjitet asnjë e metë, Dhënësi i sigurisë, Dëshmuesi, i Plotfuqishmi, i Lartmadhërishmi, Krenari. I pastër është Allahu nga ato gjëra që ia shoqërojnë ata!"

— el-Hashr, 23

Kuptimi i këtij emri fisnik është: Ai që është i Përsosur nga të gjitha të metat dhe mangësitë, ngase Ai është i Përsosur në Veten e Tij, në cilësitë e Tij dhe në veprat e Tij. Pra, Allahu i Madhërishmi dhe i Lartësuari, është i Përsosuri i Vërtetë në çdo aspekt. Ai është i Përsosur në Cilësitë e Tij nga çdo e metë dhe mangësi që arrin imagjinata; Ai është i Përsosur në veprat e Tij nga çdo e metë, mangësi, sherr, padrejtësi dhe nga çdo vepër që bëhet pa urtësi; Ai, i Pastri nga çdo e metë, është i Përsosuri që nuk ka nevojë për bashkëshorte dhe fëmijë; Ai është i Përsosuri nga të paturit e ndonjë të ngjashmi, të barabarti, të njëllojti dhe të njëjti me Të; Ai është i Përsosuri nga të patur shokë dhe ortakë.

Ky emër i përmban të gjitha cilësitë e Allahut të Lartësuar, sepse çdo cilësi nga cilësitë e Tij, të Madhëruarit e të Lartësuarit, është e pastër nga çdo e metë dhe mangësi. Këtë çështje e ka sqaruar në hollësi dhe e ka pohuar Ibën Kajimi - Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për të -, duke e shtjelluar atë me fjalë të qarta dhe të forta, e pastaj e përmbylli me fjalën e tij:

“Andaj, medito se si emri i Tij “es-Selaam” përmban pastrimin e Tij nga çdo gjë që mund t’i mvishet Atij - i Madhëruar dhe i Lartësuar është Ai! –. Sa e sa njerëz ka që e kanë mësuar përmendësh këtë emër, mirëpo nuk e dinë se çfarë sekretesh dhe kuptimesh përmban ky emër.”

Autori: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-BedërBurimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 40Përktheu: Alban Malaj
Emratmë tëBukur

© 2026