الْمُقِيتُ

El-Mukiitu

Ai që mbikëqyr, ruan dhe furnizon vazhdimisht krijesat e Tij

مَّن يَشۡفَعۡ شَفَٰعَةً حَسَنَةٗ يَكُن لَّهُۥ نَصِيبٞ مِّنۡهَاۖ وَمَن يَشۡفَعۡ شَفَٰعَةٗ سَيِّئَةٗ يَكُن لَّهُۥ كِفۡلٞ مِّنۡهَاۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ مُّقِيتٗا

﴿

"Kush ndërmjetëson për mirë, do të ketë pjesë nga mirësia, e kush ndërmjetëson për keq, do të mbajë edhe ai një pjesë nga barra e saj. E me të vërtetë që Allahu është Mukiit për çdo gjë."

— en-Nisa, 85

Emri “el-Mukiitu” ka ardhur vetëm në një vend në Kur`an, që është Fjala e Allahut:

مَّن يَشۡفَعۡ شَفَٰعَةً حَسَنَةٗ يَكُن لَّهُۥ نَصِيبٞ مِّنۡهَاۖ وَمَن يَشۡفَعۡ شَفَٰعَةٗ سَيِّئَةٗ يَكُن لَّهُۥ كِفۡلٞ مِّنۡهَاۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ مُّقِيتٗا

﴿

"Kush ndërmjetëson për mirë, do të ketë pjesë nga mirësia, e kush ndërmjetëson për keq, do të mbajë edhe ai një pjesë nga barra e saj. E me të vërtetë që Allahu është Mukiit për çdo gjë."

— en-Nisa, 85

Ka thënë Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë: Për sa i përket Fjalës së Allahut: “Allahu është Mukiit për çdo gjë.” Ka thënë Ibën Abbasi dhe Attau dhe Katadeh dhe Matar el-Uerrak: “mukiitan” do të thotë “Hafiidhan” (Ruajtës). Kurse Muxhahidi ka thënë: “shehiidan” domethënë Dëshmues. Kurse në tjetër transmetim nga ai: “hasiiban” domethënë Ai që të merr në llogari. Kurse Se’id Ibën Xhubejr dhe Suddij dhe Ibën Zejdi ka thënë: Domethënë “kadiiran”, i Plotfuqishëm. Tha pastaj AbdUllah Ibën Kethiri: “el-Mukiitu” është “el-Uaasibu” i Përhershmi. Ndërsa Dahaku tha: “el-Mukiitu” është “er-Razzaaku” Furnizuesi i gjithçkaje.

Dhe nuk është e ndaluar që ky emër t’i përmbajë të gjitha këto domethënie, në mënyrë që të jetë kuptimi i tij: Ai i cili i përfshin me dijen e Tij robërit e Tij, gjendjet e tyre, nevojat e tyre; Ai që i përfshin ata me fuqinë e Tij, sepse Ai është i Plotfuqishëm që të bëjë çdo gjë; Ai që garanton ruajtjen, furnizimin dhe ndihmesën për ta; Ai i Cili furnizon trupat e tyre me ushqime dhe furnizime, si dhe i furnizon zemrat e robërve që do Ai me dituri dhe iman.

Autori: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-BedërBurimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 32Përktheu: Abdullah Beqiri
Emratmë tëBukur

© 2026