الْوَلِيُّ·المولىَ

El-Uelij

[Ai që mbron dhe kujdeset për robërit e Tij]

El-Meula

[Ai që i ndihmon dhe i mbështet robërit e Tij]

أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَۖ فَٱللَّهُ هُوَ ٱلۡوَلِيُّ وَهُوَ يُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ٩

﴿

"Apo mos vallë ata morën mbrojtës të tjerë veç Tij? Mirëpo vetëm Allahu është mbrojtësi, Ai i ngjall të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo gjë."

— esh-Shuura, 9

Këta dy emra janë përsëritur shpesh në Kuranin Fisnik. Allahu i Lartësuar ka thënë:

أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَۖ فَٱللَّهُ هُوَ ٱلۡوَلِيُّ وَهُوَ يُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ٩

﴿

"Apo mos vallë ata morën mbrojtës të tjerë veç Tij? Mirëpo vetëm Allahu është mbrojtësi, Ai i ngjall të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo gjë."

— esh-Shuura, 9

Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:

وَٱعۡتَصِمُواْ بِٱللَّهِ هُوَ مَوۡلَىٰكُمۡۖ فَنِعۡمَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَنِعۡمَ ٱلنَّصِيرُ٧٨

﴿

"E mbështetuni tek Allahu, Ai është Mbrojtësi juaj! E sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mirë që është Ai!"

— el-Haxh, 78

Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:

بَلِ ٱللَّهُ مَوۡلَىٰكُمۡۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلنَّصِرِينَ١٥٠

﴿

"Përkundrazi, Allahu është Ndihmuesi juaj, e Ai është më i Miri nga të gjithë ndihmuesit."

— Ali Imran, 150

Mbrojtja dhe përkujdesi i Allahut të Lartësuar dhe për robërit e Tij, janë dy lloje:

Lloji i parë është: Mbrojtja e përgjithshme, që Allahu i Pastër nga çdo mangësi, vë në lëvizje dhe sistemon të gjitha krijesat, Ai cakton për robërit çfarë të dojë, të mira apo të këqija, dobi apo dëm. Gjithashtu, kuptimi i tyre përmban dhe pohimin e të gjitha domethënieve të sundimit për Allahun e Lartësuar, se të gjithë robërit i nënshtrohen sistemit të Tij universal e askush prej tyre nuk del dot jashtë kontrollit nga dëshira e Tij dhe as jashtë fuqisë të Tij gjithëpërfshirëse. Kjo gjë i përfshin besimtarët dhe qafirat, të mirët dhe të këqijtë, e për këtë argumenton Fjala e Allahut të Lartësuar:

ثُمَّ رُدُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ مَوۡلَىٰهُمُ ٱلۡحَقِّ أَلَا لَهُ ٱلۡحُكۡمُ وَهُوَ أَسۡرَعُ ٱلۡحَٰسِبِينَ٦٢

﴿

"Pastaj ata do të kthehen tek Allahu, Ai që kujdeset për ta me të vërtetë; e padyshim që Atij i takon gjykimi dhe Ai është më i Shpejti në bërjen e llogarisë."

— el-Enam, 62

Lloji i dytë është: ndihma dhe përkujdesi specifik, e kjo është ajo që ka ardhur më së shumti në Kuranin Fisnik dhe në Sunetin Profetik; kjo është ndihma madhështore dhe përkujdesja fisnike, me të cilën Allahu i ka veçuar robërit e Tij besimtarë, grupin që i nënshtrohet Atij dhe të dashurit e Allahut që janë të devotshëm.

Allahu i Pastër nga çdo e metë, ka sqaruar në Kuranin Fisnik se kjo ndihmë madhështore nuk arrihet ndryshe veçse me iman të sinqertë, me devotshmëri për Allahun, fshehtazi dhe haptazi, duke u përpjekur që t’i afrohesh Atij me kryerjen e obligimeve të Islamit dhe me ato gjëra që ka rekomanduar feja, sikurse thotë i Lartësuari:

أَلَآ إِنَّ أَوۡلِيَآءَ ٱللَّهِ لَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ٦٢ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ٦٣

﴿

"Padyshim se të dashurit e Allahut (eulijatë) nuk do të kenë frikë e as nuk do të dëshpërohen. Janë pikërisht ata që besuan dhe ruheshin."

— Junus, 62-63

Autori: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-BedërBurimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 35Përktheu: Alban Malaj
Emratmë tëBukur

© 2026