الْخَالِقُ·الْخَلَّاقُ

El-Khaalik

[Krijuesi]

El-Khalaak

[Krijuesi më i Mirë]
﴾

هُوَ اللَّهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ

﴿
✦

"Ai është Allahu, Krijuesi (el-Khaalik), Ai që ka sjellë në ekzistencë gjithçka (el-Baari), Formëdhënësi (el-Musauir)."

— el-Hashr, 24

Emri i Allahut “el-Khaalik” ka ardhur në disa vënde në Kuranin Fisnik. Prej tyre është Fjala e të Lartësuarit:

﴾

هُوَ اللَّهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ

﴿
✦

"Ai është Allahu, Krijuesi (el-Khaalik), Ai që ka sjellë në ekzistencë gjithçka (el-Baari), Formëdhënësi (el-Musauir)."

— el-Hashr, 24

Ka ardhur gjithashtu në trajtën superlative “el-Khalaak” në dy vende në Kur`an, në Fjalën e Tij:

﴾

إِنَّ رَبَّكَ هُوَ الْخَلَّاقُ

﴿
✦

"Me të vërtetë që Zoti yt është Krijuesi më i Mirë."

— el-Hixhr, 86

Gjithashtu është Fjala e Tij:

﴾

بَلَى وَهُوَ الْخَلَّاقُ الْعَلِيمُ٨١

﴿
✦

"Përkundrazi, Ai është Krijuesi më i Mirë, i Gjithëdijshmi."

— Jasin, 81

Fjala krijim përdoret me dy kuptime:

I pari: krijimi i ndonjë gjëje dhe shpikja e saj pa pasur shembull të mëparshëm, në këtë kontekst ka ardhur fjala e të Lartësuarit:

﴾

أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّا خَلَقْنَا لَهُمْ مِمَّا عَمِلَتْ أَيْدِينَا أَنْعَامًا فَهُمْ لَهَا مَالِكُونَ٧١

﴿
✦

"A nuk po i shohin ata mirësitë që Ne i kemi krijuar me Duart Tona për ta, kurse ata janë pronarët e tyre."

— Jasin, 71

I dyti: ka kuptimin e përgatitjes, këtë kuptim merr fjala e tyre, përgatiti bukën, domethënë e përgatiti atë, në këtë kontekst është edhe fjala e Allahut të lartësuar:

﴾

وَتَخْلُقُونَ إِفْكًا

﴿
✦

"Dhe ju krijoni shpifje."

— el-Ankebut, 17

Domethënë që ju e shpikni dhe e sajoni atë.

Pra, fjala krijim në cilësitë e njerëzve ka kuptimin e përgatitjes, ndërsa krijimi në kuptimin e shpikjes së diçkaje dhe krijimit të saj, pa shembull të mëparshëm, me këtë veçohet Zoti i botëve, sikurse thotë i Lartësuari:

﴾

هَلْ مِنْ خَالِقٍ غَيْرُ اللَّهِ

﴿
✦

"A ka ndonjë krijues tjetër përveç Allahut?"

— Fatir, 3

Dhe thotë i Lartësuari:

﴾

هَذَا خَلْقُ اللَّهِ فَأَرُونِي مَاذَا خَلَقَ الَّذِينَ مِنْ دُونِهِ بَلِ الظَّالِمُونَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ١١

﴿
✦

"Ky është krijimi i Allahut, prandaj më tregoni ju mua çfarë kanë krijuar ata që ju i adhuroni në vend të Atij? Mirëpo zullumqarët janë në devijim të qartë."

— Lukman, 11

Allahu nuk i ka krijuar kot dhe për dëfrim këto krijesa, i Pastër dhe i Lartësuar është Zoti nga kjo, porse Ai i krijoi ata që të adhurojnë Atë duke e veçuar me adhurim.

﴾

أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ١١٥ فَتَعَالَى اللَّهُ الْمَلِكُ الْحَقُّ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْكَرِيمِ١١٦

﴿
✦

"A mos vallë ju menduat se ne ju krijuam juve kot dhe se ju nuk do të ktheheni te Ne? Por i Lartësuar është Mbreti i Vërtetë, s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij, e Ai është Zoti i Arshit Fisnik."

— el-Muminun, 115-116

Autori: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-BedërBurimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 12Përktheu: Alban Malaj

Shihni të gjithë emrat e bukur të Allahut (Esmaul Husna)

Emratmë tëBukur

© 2026