الْفَتَّاحُ

El-Fettaah

Ai që gjykon me drejtësi dhe u hap robërve dyert e mirësive

قُلۡ يَجۡمَعُ بَيۡنَنَا رَبُّنَا ثُمَّ يَفۡتَحُ بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَهُوَ ٱلۡفَتَّاحُ ٱلۡعَلِيمُ

﴿

"Thuaj: Neve do të na tubojë Zoti ynë dhe pastaj Ai do të gjykojë mes nesh me drejtësi, e Ai është Gjykatësi më i Ditur."

— Sebe’e, 26

Ka thënë Allahu i Lartësuar:

قُلۡ يَجۡمَعُ بَيۡنَنَا رَبُّنَا ثُمَّ يَفۡتَحُ بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَهُوَ ٱلۡفَتَّاحُ ٱلۡعَلِيمُ

﴿

"Thuaj: Neve do të na tubojë Zoti ynë dhe pastaj Ai do të gjykojë mes nesh me drejtësi, e Ai është Gjykatësi më i Ditur."

— Sebe’e, 26

Ka thënë gjithashtu Allahu i Lartësuar:

وَسِعَ رَبُّنَا كُلَّ شَيۡءٍ عِلۡمًاۚ عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلۡنَاۚ رَبَّنَا ٱفۡتَحۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَ قَوۡمِنَا بِٱلۡحَقِّ وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡفَٰتِحِينَ

﴿

"Zoti ynë ka përfshirë çdo gjë me dituri. Atij i jemi mbështetur. Zoti ynë gjyko me drejtësi mes nesh dhe popullit tonë, e padyshim që Ti je më i Miri nga të gjithë gjykatësit."

— el-E’araf, 89

Kuptimi i emrit “el-Fettaah” është: Ai që gjykon mes robërve të Tij si të dojë dhe vendos midis tyre si të dojë, i jep mirësi kujt të dojë dhe s’ka kush ta kthejë mbrapa gjykimin e Tij, si dhe nuk ka kush ta anulojë vendimin apo urdhrin e Tij. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

مَّا يَفۡتَحِ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ مِن رَّحۡمَةٖ فَلَا مُمۡسِكَ لَهَاۖ وَمَا يُمۡسِكۡ فَلَا مُرۡسِلَ لَهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

﴿

"Kur Allahu u jep mëshirë njerëzve, s’ka kush ta ndalojë atë. E kur Ai ndalon diçka, s’ka kush ta lëshojë atë mbas vendimit të Tij, e Ai është i Plotëfuqishmi, më i Urti."

— Fatir, 2

Kështu që, besimi që ka robi për Zotin e tij të Pastër nga çdo mangësi, se Ai është “el-Fettaah”, e obligon robin që t’i drejtohet Allahut të vetëm, në mënyrën më të mirë, që Ai t’ia hapë atij dyert e udhëzimit, dyert e furnizimit dhe dyert e mëshirës, si dhe që t’ia hapë zemrën dhe t’ia zgjerojë kraharorin për të bërë mirësi. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

أَفَمَن شَرَحَ ٱللَّهُ صَدۡرَهُۥ لِلۡإِسۡلَٰمِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٖ مِّن رَّبِّهِۦۚ فَوَيۡلٞ لِّلۡقَٰسِيَةِ قُلُوبُهُم مِّن ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰئِكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ

﴿

"A krahasohet ai të cilit Allahu ia hapi kraharorin për Islamin dhe ai është në dritë nga Zoti i tij (me atë që nuk është i tillë)? Mjerë për ata që i kanë zemrat të ngurtësuara ndaj përkujtimit të Allahut. Të tillët janë në devijim të qartë."

— ez-Zumer, 22

Ka thënë Kurtubiu: “Kjo hapje dhe zgjerim i kraharorit nuk ka kufij, secili besimtar ka marrë hisen që i takon prej tij. Me këtë fituan Profetët në gradën e parë, pastaj vijojnë eulijatë që erdhën mbas tyre, pastaj vijojnë dijetarët, pastaj vijojnë krejt besimtarët në përgjithësi. E nga kjo hapje dhe zgjerim i kraharorit, Allahu ka privuar vetëm mosbesimtarët.

Autori: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-BedërBurimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 20Përktheu: Alban Malaj
Emratmë tëBukur

© 2026