الْقَرِيبُ

El-Karib

Ai që është afër me dijen dhe fuqinë e Tij

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌۖ أُجِيبُ دَعۡوَةَ ٱلدَّاعِ إِذَا دَعَانِۖ فَلۡيَسۡتَجِيبُواْ لِي وَلۡيُؤۡمِنُواْ بِي لَعَلَّهُمۡ يَرۡشُدُونَ

﴿

"E nëse të pyesin ty robërit e Mi, në të vërtetë unë jam afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai më lutet Mua, andaj le të më luten Mua dhe të më besojnë Mua, që ata të udhëzohen."

— el-Bekarah, 186

Emri “El-Karib” ka ardhur në Kur`anin Fisnik në tre vende, që janë Fjala e Allahut të Lartësuar:

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌۖ أُجِيبُ دَعۡوَةَ ٱلدَّاعِ إِذَا دَعَانِۖ فَلۡيَسۡتَجِيبُواْ لِي وَلۡيُؤۡمِنُواْ بِي لَعَلَّهُمۡ يَرۡشُدُونَ

﴿

"E nëse të pyesin ty robërit e Mi, në të vërtetë unë jam afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai më lutet Mua, andaj le të më luten Mua dhe të më besojnë Mua, që ata të udhëzohen."

— el-Bekarah, 186

Gjithashtu, është Fjala e Tij:

قُلۡ إِن ضَلَلۡتُ فَإِنَّمَآ أَضِلُّ عَلَىٰ نَفۡسِيۖ وَإِنِ ٱهۡتَدَيۡتُ فَبِمَا يُوحِيٓ إِلَيَّ رَبِّيٓۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٞ قَرِيبٞ

﴿

"Thuaj: nëse unë devijoj, në të vërtetë unë kam devijuar veçse në dëm të vetes sime, e nëse udhëzohem, kjo ndodh veçse nëpërmjet shpalljes që ma jep Zoti im, e me të vërtetë që Ai dëgjon dhe është afër."

— Sebe’e, 50

Gjithashtu, është Fjala e Tij:

۞وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمۡ صَٰلِحٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥۖ هُوَ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ وَٱسۡتَعۡمَرَكُمۡ فِيهَا فَٱسۡتَغۡفِرُوهُ ثُمَّ تُوبُوٓاْ إِلَيۡهِۚ إِنَّ رَبِّي قَرِيبٞ مُّجِيبٞ

﴿

"Edhe popullit të Themudit u dërguam vëllain e tyre, Salihun, i cili tha: “O populli im, adhuroni Allahun se ju nuk keni të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Atij, Ai i Cili ju nxorri juve nga dheu, ju bëri juve mëkëmbës në të. Pastaj, pendohuni tek Ai se me të vërtetë që Ai është afër dhe përgjigjet."

— Hud, 61

Afërsia e Allahut që tregojnë këto ajete, është afërsi e veçantë për ata që e adhurojnë Atë, e duan, i luten dhe i binden Atij, është një afërsi që nuk dihet realiteti i saj, mirëpo dihen rezultatet e saj nga butësia që tregon Ai me ta, nga suksesi që u jep atyre, nga kujdesi i Tij për ta, nga përgjigjja e Tij për ata që i luten Atij, si dhe nga shpërblimi që u jep atyre të cilët e adhurojnë Atë.

Kanë ardhur në Sunet hadithe të shumta autentike, të cilat tregojnë për afërsinë e Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm me robërit e Tij dhe robërit e Tij të devotshëm që Ai i do, se Ai e dëgjon lutjen e tyre, i përgjigjet thirrjes së tyre dhe e plotëson kërkesën e tyre. Ka ardhur në librat e dy Sahihëve, nga Ebu Musa el-Esh’arij, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ai ka thënë: Ishim me Profetin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në një udhëtim dhe njerëzit filluan të bënin tekbire me zë të lartë. Atëherë, Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha:

كنا مع النبي -صلى الله عليه وسلم- في سفر، فكنا إذا أشْرَفْنَا على واد هَلَّلْنَا وكبَّرْنَا وارتفعت أصواتنا، فقال النبي -صلى الله عليه وسلم-: يا أيها الناس، ارْبَعُوا على أنفسكم، فإنكم لا تدعون أصمَّ ولا غائباً، إنَّه معكم، إنَّه سميع قريب.

"O ju njerëz! Mos i mundoni vetet tuaja sepse në të vërtetë ju nuk po i luteni ndonjë të shurdhëti apo dikujt që nuk është i pranishëm, në të vërtetë ju po i luteni Atij që dëgjon dhe është afër dhe Ai është me ju."

Ka ardhur gjithashtu në dy librat e Sahihëve, nga Ebu Hurajrah, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i cili ka thënë:

ومن تقرَّبَ إليَّ شبرًا تقربْتُ منه ذراعًا ومن تقرَّبَ إلي ذراعًا تقربتُ منه باعًا ، ومن أتاني يمشي أتيتُه هرولةً

"Ka thënë Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm: “Kush më afrohet Mua sa një pëllëmbë, Unë i afrohem atij sa një parakrah, e kush më afrohet Mua sa një parakrah, Unë i afrohem atij sa një krah, e kush vjen tek Unë duke ecur, Unë i shkoj atij nxitimthi."

Autori: Shejkh Abdur-Razzak el-BedërBurimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 67Përktheu: Alban Malaj
Emratmë tëBukur

© 2026