الْقُدُّوسُ·السُّبُّوحُ

El-Kudduus

[i Pastri nga çdo mangësi apo ortakëri]

Es-Subbuuh

[i Madhëruari, i Pastri nga çdo gjë që nuk i ka hije Atij]

هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلۡمُؤۡمِنُ ٱلۡمُهَيۡمِنُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡجَبَّارُ ٱلۡمُتَكَبِّرُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ٢٣

﴿

"Ai është Allahu, është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Ai është Mbreti, i Pastri nga çdo mangësi, i Përsosuri që nuk i ngjitet asnjë e metë, Dhënësi i sigurisë, Dëshmuesi, i Plotfuqishmi, i Lartmadhërishmi, Krenari. I pastër është Allahu nga ato gjëra që ia shoqërojnë ata!"

— el-Hashr, 23

Sa i përket emrit të Allahut – Tebarake ue Te’ala – “el-Kuddusu”, ai është përmendur në Kuran dy herë. Ka thënë i Lartësuari:

هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلۡمُؤۡمِنُ ٱلۡمُهَيۡمِنُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡجَبَّارُ ٱلۡمُتَكَبِّرُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ٢٣

﴿

"Ai është Allahu, është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Ai është Mbreti, i Pastri nga çdo mangësi, i Përsosuri që nuk i ngjitet asnjë e metë, Dhënësi i sigurisë, Dëshmuesi, i Plotfuqishmi, i Lartmadhërishmi, Krenari. I pastër është Allahu nga ato gjëra që ia shoqërojnë ata!"

— el-Hashr, 23

Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:

يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ ٱلۡمَلِكِ ٱلۡقُدُّوسِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ١

﴿

"Çdo gjë që është në qiej e çdo gjë që është në tokë e madhëron Allahun, Mbretin, të Pastrin nga çdo mangësi, të Plotfuqishmin, Gjykuesin më të urtë."

— el-Xhumu’ah, 1

Ndërsa emri “es-Subbuhu” është përmendur në Sunet, te hadithi që ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij, nga Nëna e Besimtarëve, ‘Aishah – radijAllahu ‘anha –, se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thoshte kur ishte në ruku dhe në sexhde: “Subbuhun Kuddusun Rabbul-melaiketi uerr-rruuh.” (i Madhëruar dhe i Pastër nga çdo mangësi është Zoti i melaikeve dhe i Xhibrilit.)

Profeti – ‘alejhis-salatu ues-selam – i ka mbledhur te ky hadith tesbihun (Subbuhun) me takdisin (Kuddusun), siç i bashkoi Allahu i Lartësuar të dyja bashkë, kur Ai përmendi tesbihun dhe takdisin që i bënë melaiket Allahut:

وَنَحۡنُ نُسَبِّحُ بِحَمۡدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَۖ

﴿

"Ne të madhërojmë Ty për lavdinë Tënde dhe dëshmojmë që Ti je i pastër nga çdo mangësi."

— el-Bekarah, 30

Këtu duhet të mësohet se tesbihu dhe takdisi për Allahun bëhen duke dëshmuar e duke deklaruar që Allahu është i Pastër nga çdo mangësi apo e metë, si dhe duke pohuar lavdet që meriton Ai dhe cilësitë e përsosura të Allahut - i Pastri nga çdo mangësi -, të cilat janë ashtu siç i kanë hije Atij.

Ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijjeh – rahimehUllah –: “Urdhri për t’i bërë tesbih Allahut do të thotë që të deklarosh se Allahu është i Pastër nga çdo mangësi e nga çdo gjë e keqe, si dhe të pohosh lavdet me të cilat Ai e ka lavdëruar Veten e Tij. Pra, tesbihu nënkupton pastrimin, lavdërimin, madhërimin dhe veçimin e Tij.”

Nga kjo mësohet se mohimi i cilësive, mos-pohimi i tyre dhe refuzimi i domethënieve të tyre reale nga ana e bidatçijve “Mu’attileh”, me pretendimin se gjasme ata po e madhërojnë Allahun dhe po e pastrojnë nga çdo mangësi që i mvishet Atij, në të vërtetë nuk është aspak tesbih dhe as takdis, porse është refuzim dhe mohim, devijim dhe shpifje.

Ka thënë Ibën Rexheb – rahimehUllah – për kuptimin e Fjalës së Allahut të Lartësuar:

فَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ

﴿

"Andaj ti bëj tesbih me Emrin e Zotit tënd."

— el-Hixhr, 98

“Domethënë: madhëroje Atë me lavdet që ia ka bërë Ai Vetes së Tij, sepse jo çdo tesbih është i lavdëruar, njësoj si tesbihu që bëjnë Muëtezilët, ngaqë ai përmban mohim për shumë prej cilësive të Allahut.”

Fjala e Ibën Rexhebit: “sepse jo çdo tesbih është i lavdëruar” është një fjalë tejet e rëndësishme, sepse t’i bësh tesbih Allahut duke refuzuar e mohuar cilësitë e Tij dhe duke mos i pohuar ato, është një çështje për të cilën nuk mund të lavdërohet ai që e bën atë, përkundrazi, ai duhet të qortohet rëndë fare. Ai njeri nuk është prej atyre që i bëjnë tesbih Allahut me lavdet që i takojnë Atij, porse është prej atyre që i mohojnë, i refuzojnë dhe i përgënjeshtrojnë ato, kurse Allahu e ka deklaruar Veten e Tij të Pastër nga fjala që thonë ata dhe nga mohimi i tyre, sepse Ai ka thënë:

سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ١٨٠ وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلۡمُرۡسَلِينَ١٨١ وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ١٨٢

﴿

"I Pastër është Zoti yt, Zoti i lavdisë, nga ato që i përshkruajnë ata. Paqja qoftë për të Dërguarit. E të gjitha lavdet dhe falenderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë."

— es-Safat, 180-182

Pra, Allahu e ka deklaruar Veten e Tij të Pastër nga ato që ia përshkruajnë Atij kundërshtarët e të Dërguarve, pastaj Ai dërgoi paqe mbi të Dërguarit, për shkak të fjalës së drejtë që thanë ata për hakun e Allahut, pa i mveshur Atij mangësi apo të meta.

Autori: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-BedërBurimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 39Përktheu: Alban Malaj
Emratmë tëBukur

© 2026