الْهَادِيُ
El-Haadij
Udhëzuesi
﴾
وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ٥٤
﴿✦
"Pa dyshim që Allahu është Udhëzuesi i atyre që besuan, për në rrugën e drejtë."
— el-Haxh, 54
Autori: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-BedërBurimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 18Përktheu: Abdullah Beqiri
E ka përmendur Allahu këtë emër në dy vende në Kur'an dhe ato janë: Fjala e të Pastrit nga çdo mangësi:
وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ٥٤
﴿"Pa dyshim që Allahu është Udhëzuesi i atyre që besuan, për në rrugën e drejtë."
— el-Haxh, 54
Gjithashtu është Fjala e Tij:
وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ هَادِيٗا وَنَصِيرٗا٣١
﴿"Dhe mjaftohu me Zotin tënd Udhëzues dhe Ndihmues."
— el-Furkan, 31
“El-Haadij” është Ai që i udhëzon robërit e Tij, i orienton dhe i shpie në ato gjëra që u sjellin atyre lumturinë në dynjanë dhe ahiretin e tyre. Është Ai që me udhëzimin e tij i udhëzon njerëzit e Tij besnikë që të punojnë me bindje për Të dhe për të fituar kënaqësinë e Tij. Është Ai që me udhëzimin e Tij i orienton gjallesat në ato gjëra që janë të mira për to dhe i ruan nga ato gjëra që janë të dëmshme për to.
Pra, Allahu është Ai që i ka krijuar krijesat dhe i ka udhëzuar.
الَّذِي خَلَقَ فَسَوَّى وَالَّذِي قَدَّرَ فَهَدَى
﴿Ai i udhëzoi krijesat me udhëzimin e përgjithshëm që të arrijnë dobinë e tyre dhe ua lehtësoi atyre jetesën dhe punën për të cilën u krijuan. Gjithashtu, Ai i udhëzoi ato udhëzimin e sqarimit, prandaj ua zbriti Librin, u dërgoi të Dërguarit dhe u vendosi ligje dhe gjykime, hallallin dhe haramin, u sqaroi bazat e fesë dhe degëzimet e saj, udhëzoi dhe sqaroi Rrugën e Drejtë, e cila të shpie te kënaqësia e Tij dhe shpërblimi i Tij, si dhe i bëri të qarta rrugët e tjera për t’i paralajmëruar robërit e Tij që të ruhen prej tyre.
Ai i udhëzoi robërit besimtarë duke u dhënë sukses në realizimin e imanit dhe bindjes për Allahun, i udhëzoi që të shkojnë në shtëpitë e tyre në Xhennet, ashtu si i udhëzon në dynja që të ndjekin shkaqet dhe rrugët që të shpien në Xhenet.
Pra, emri “el-Haadij” i përmban të gjitha llojet e udhëzimit.