الْأَحَدُ·الْوَاحِدُ
El-Ehad
[Ai që është Një]El-Uaahid
[i Vetmi]﴾
وَإِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ١٦٣
﴿✦
"I Adhuruari juaj është vetëm një i adhuruar; s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij dhe Ai është i Gjithëmëshirëshmi, Mëshirëploti."
— el-Bekarah, 163
Autori: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-BedërBurimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 19-20Përktheu: Alban Malaj
Për sa i përket emrit të të Lartësuarit “el-Ehad”, ai është përmendur vetëm në një vend në Kuran, në suren el-Ikhlas, e cila është sureja madhështore, për të cilën ka ardhur në Sunet nga Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ajo sure përbën një të tretën e Kuranit, ngaqë ajo u veçua për të sqaruar emrat e bukur të Allahut dhe cilësitë madhështore e Tij e të larta. Ndërsa emri i Tij “el-Uaahid” është përsëritur disa herë në disa vende të ndryshme në Kuran.
Këto dy emra tregojnë që Allahu është një dhe i vetëm, domethënë që i Pastri nga çdo mangësi është unik me cilësitë e lavdisë dhe madhështisë, është i veçuar me tiparet e madhërisë, lartësisë dhe bukurisë, sepse Ai është një në qenien e Tij dhe s’ka asnjë të ngjashëm me Të, Ai është një në cilësitë e Tij dhe s’ka asnjë të përshembullt me Të, Ai është një në veprat e Tij dhe s’ka asnjë ortak e as të barabartë me Të, Ai është një në të drejtën për t’u adhuruar dhe s’ka asnjë tjetër të barabartë apo partner me Të në dashurinë, madhërimin, përuljen dhe nështrimin që i takon vetëm Atij.
Është përsëritur disa herë përmendja e emrit të Allahut “el-Uaahid” në Kuranin Fisnik në disa vende të ndryshme, në kontekstin e potencimit të Teuhidit dhe asgjësimin e shirkut dhe bërjes ortak Atij.
Ka thënë i Pastri nga çdo mangësi, kur potencon njëshmërinë e Tij dhe obligimin e bërjes së fesë me sinqeritet vetëm për Atë:
وَإِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ١٦٣
﴿"I Adhuruari juaj është vetëm një i adhuruar; s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij dhe Ai është i Gjithëmëshirëshmi, Mëshirëploti."
— el-Bekarah, 163
Ka thënë gjithashtu i Lartësuari kur asgjëson besimet e njerëzve të shirkut:
وَقَالَ ٱللَّهُ لَا تَتَّخِذُوٓاْ إِلَٰهَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِۖ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ فَإِيَّيَ فَٱرۡهَبُونِ٥١
﴿"Ka thënë Allahu: mos bëni dy të adhuruar, sepse ka vetëm një të Adhuruar, prandaj vetëm Mua ma kini frikën."
— en-Nahl, 51
Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:
يَٰصَٰحِبَيِ ٱلسِّجۡنِ ءَأَرۡبَابٞ مُّتَفَرِّقُونَ خَيۡرٌ أَمِ ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ٣٩
﴿"A janë më të mirë disa zota të ndryshëm apo Allahu, i Vetmi, Nënshtruesi i gjithçkaje?!"
— Jusuf, 39