الْعَلِيُّ·الْأَعْلَى·الْمُتَعَالِ
El-‘Alijju
[i Larti]El-E’alaa
[Më i Larti]El-Mute’aali
[i Lartësuari mbi të gjitha krijesat e Tij, me fuqinë dhe pushtetin e Tij]﴾
وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡعَظِيمُ٢
﴿✦
"Ai është i Larti, Madhështori."
— el-Bekarah, 255
Autori: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-BedërBurimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 27Përktheu: Alban Malaj
Ka thënë i Lartësuari:
وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡعَظِيمُ٢
﴿"Ai është i Larti, Madhështori."
— el-Bekarah, 255
Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:
سَبِّحِ ٱسۡمَ رَبِّكَ ٱلۡأَعۡلَى١
﴿"Madhëroje emrin e Zotit tënd, më i Larti."
— el-E’alaa, 1
Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:
عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ ٱلۡكَبِيرُ ٱلۡمُتَعَالِ٩
﴿"Ai është që di me imtësi gjërat e padukshme dhe ato që janë të dukshme, i Madhi, i Lartësuari."
— err-Rra’d, 9
Këto emra tregojnë për lartësinë absolute, në të gjitha aspektet dhe kuptimet e saj, sepse Ai është i Lartësuari me Veten e Tij, Ai është ngritur lart mbi Arsh, është lartësuar mbi të gjitha qeniet dhe është i ndarë nga ato. Ka thënë i Lartësuari:
ٱلرَّحۡمَٰنُ عَلَى ٱلۡعَرۡشِ ٱسۡتَوَىٰ٥
﴿"I Gjithëmëshirshmi u ngrit lart mbi Arsh."
— Taha, 5
Gjithashtu, i Lartësuari ka thënë në gjashtë ajete në Kur`an:
ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِ
﴿"E pastaj Ai u ngrit mbi Arsh."
— el-E’araf, 54
Domethënë që Ai u ngrit dhe u lartësua mbi Arshin me një lartësim që i takon Fisnikërisë, Përsosmërisë dhe Madhështisë së Allahut të Pastër nga çdo mangësi.
Gjithashtu, Ai është i Larti në veten e Tij, që është lartësia e cilësive të Tij dhe madhështisë së Tij, sepse cilësitë e Tij janë madhështore, askush nuk ka cilësi të ngjashme me to dhe askush nuk ka qoftë një cilësi të vetme që t’i afrohet cilësive të Tij. Madje robërit e kanë të pamundur që të perceptojnë qoftë edhe një cilësi të vetme nga cilësitë e Allahut.
Gjithashtu, Ai është i Lartë në sundimin e Tij, sepse Ai ka nënshtruar çdo gjë dhe që të gjitha krijesat i janë nënshtruar Atij. Pra, kontrolli i të gjitha krijesave është në Dorën e Tij, nuk lëviz asnjë krijesë dhe nuk qëndron në vend asnjë krijesë pa lejen e Tij. Çfarë dëshiron Ai ndodh e çfarë nuk e dëshiron Ai nuk ndodh.
Besimi në lartësinë e Allahut mbi krijesat e Tij, e bën robin që ta madhërojë Allahun dhe që të përulet para Atij dhe t’i nënshtrohet Atij, që ta pastrojë Allahun nga çdo mangësi apo e metë që i mveshin Atij, që t’ia dedikojë adhurimin me sinqeritet vetëm Atij, si dhe të qëndrojë larg nga të bërit Allahut shok e të barabartë. Ka thënë Allahu i Lartësuar:
ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ هُوَ ٱلۡبَٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ٦٢
﴿"Kjo ngaqë Allahu është i Adhuruari me të drejtë, ndërsa ata të cilët ju u luteni në vend të Atij, ata janë të kotë. E me të vërtetë që Allahu është i Larti, i Madhi."
— el-Haxh, 62