العَلِيمُ

El-Aliim

i Gjithëdijshmi

یَخۡلُقُ مَا یَشَاۤءُۚ وَهُوَ ٱلۡعَلِیمُ ٱلۡقَدِیرُ

﴿

"Ai krijon çka të dojë, Ai është më i Dijshmi, më i Fuqishmi."

— Er-Rrum, 54

Ky emër ka ardhur në Kuran në më shumë se njëqind e pesëdhjetë vënde, thotë i Lartësuari:

یَخۡلُقُ مَا یَشَاۤءُۚ وَهُوَ ٱلۡعَلِیمُ ٱلۡقَدِیرُ

﴿

"Ai krijon çka të dojë, Ai është më i Dijshmi, më i Fuqishmi."

— Er-Rrum, 54

Dhe thotë i Lartësuari:

كَفَىٰ بِٱللَّهِ عَلِیمًا

﴿

"Mjafton që Allahu është i Gjithdijshëm."

— En-Nisa, 70

Pra, dija e Tij përfshin anën e jashtme, të brendshme, të fshehtat dhe të dukshmet; dija e Tij përfshin botën e lartë dhe botën e poshtme, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Atij nuk i fshihet asgjë dhe Ai di çdo gjithçka. Ai di se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen si dhe e di atë gjë që nuk ka ndodhur në të kaluarën, sikur të ndodhte, si do të ishte. Dija e Tij përfshin gjithçka, Ai e di numrin e krijesave të Tij.

Besimi në këtë emër madhështor ka ndikim të begatë tek robi, madje ky emër është frikësuesi dhe këshilluesi më i madh.

Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkiti, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dijetarët janë unanim se ky emër është këshilluesi dhe frikësuesi më i madh që ka zbritur nga qielli në tokë, ... thuajse në çdo faqe të Mus’hafit Fisnik që e shfleton, do ta hasësh në të këtë këshillues dhe frikësues të madh:

بِكُلِّ شَیۡءٍ عَلِیم

﴿

“Ai di gjithçka.”

وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِیر

﴿

“Allahu është i ditur për atë që ju punoni.”

یَعۡلَمُ مَا تُسِرُّونَ

﴿

“Ai e di atë që ju e fshihni.”

وَمَا تَسۡقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلَّا یَعۡلَمُهَا

﴿

"Nuk ka ndonjë gjethe që bie veçse Ai e di atë."

— el-Enam, 59

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَـٰنَ وَنَعۡلَمُ مَا تُوَسۡوِسُ بِهِۦ نَفۡسُهُ

﴿

"Ne e krijuam njeriun dhe Ne e dimë se çfarë i pëshpërit atij vetja e tij."

— Kaf, 16

وَٱعۡلَمُوۤا۟ أَنَّ ٱللَّهَ یَعۡلَمُ مَا فِیۤ أَنفُسِكُمۡ فَٱحۡذَرُوهُ

﴿

"Dijeni se Allahu di atë që ju fshihni në vetet tuaja andaj frikësojuni Atij."

— El-Bekare, 235

وَمَا تَكُونُ فِی شَأۡنٍ وَمَا تَتۡلُوا۟ مِنۡهُ مِن قُرۡءَانٍ وَلَا تَعۡمَلُونَ مِنۡ عَمَلٍ إِلَّا كُنَّا عَلَیۡكُمۡ شُهُودًا إِذۡ تُفِیضُونَ فِیهِ

﴿

"Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon ndonjë pjesë nga Kur'ani që të shpalli Ai, dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se Ne jemi Dëshmitarët tuaj, kur ju e veproni atë."

— Junus, 61

Të gjithë ne duhet të marrim mësim nga ky kërcënues i madh dhe këshillues madhështor, dhe mos ta harrojmë atë, e si rrjedhojë të shkatërrojmë vetet tona.” El-Adhbu en-Nemir, 1/333-334.

Autori: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-BedërBurimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 23Përktheu: Alban Malaj
Emratmë tëBukur

© 2026