[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-et-tajjib":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"0ed891bf-2549-4259-b01e-e01292c2c674","et-tajjib",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"i Miri, i Pastri.","الطَّيِّب","Et-Tajjib",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"El-Muminun, 51","يَا أَيُّهَا الرُّسُلُ كُلُوا مِنْ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحاً إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ","O ju të dërguar, hani nga gjërat e mira dhe bëni punë të mira. Vërtet Unë jam i Gjithdijshmi për atë që punoni.","\u003Cp>Ky emër ka ardhur në hadithin e Ebu Hurejras, radijAllahu anhu, i cili ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: ‘O ju njerëz, Allahu është i Mirë dhe e pranon vetëm të mirën. Allahu i ka urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar të dërguarit. Pastaj tha:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">يَا أَيُّهَا الرُّسُلُ كُلُوا مِنْ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحاً إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“O ju të dërguar, hani nga gjërat e mira dhe bëni punë të mira. Vërtet Unë jam i Gjithdijshmi për atë që punoni.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Muminun, 51\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Po ashtu tha:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُلُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“O ju që besoni, hani nga gjërat e mira me të cilat ju kemi furnizuar.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Bekarah, 172\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Pastaj e përmendi atë personin i cili e zgjat udhëtimin, është i pakrehur dhe i pluhurosur, i ngre duart drejt qiellit duke thënë: \u003Cbr>\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-translation\">“O Zot, o Zot! Kurse ushqimi i tij është haram, pijen e ka haram, veshjen e ka haram dhe ushqehet me haram. Si t’i përgjigjet lutjes së këtij?!”\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-reference\">(Transmeton Muslimi (1015).)\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Emri et-Tajjib do të thotë se Ai, i Lartësuari, është i Pastër dhe i Lartësuar nga të gjitha mangësitë dhe veset, ngaqë origjina e fjalës “\u003Cstrong>et-Tajjib\u003C/strong>” është pastërtia dhe paprekshmëria nga çdo gjë e fëlliqur dhe e ligë. Allahu ka qenë përjetësisht dhe do të jetë përjetësisht i Përsosur në Veten dhe veprat e Tij; veprat dhe fjalët e Tij dalin nga përsosmëria e Tij. Ai është perfekt dhe i plotë, prandaj Ai bën një vepër që i ka hije përsosmërisë së Tij.\u003C/p>\u003Cp>Duke u bazuar në këtë, themi: emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta të Allahut tregojnë për atë që Ai bën dhe thotë dhe për atë që Ai nuk e bën dhe nuk e thotë. Ai, i Pastri nga çdo mangësi, bën dhe thotë atë që vjen si shkak i përsosmërisë dhe madhështisë së Tij; Ai nuk e bën dhe nuk e thotë atë që e kundërshton këtë përsosmëri dhe madhështi. Pra, Ai është i Mirë dhe i Pastër, dhe fjalët e Tij janë të mira, kurse cilësitë e Tij janë gjëja më e mirë dhe emrat e Tij janë emrat më të mirë. Emri i Tij është i Miri dhe nuk vjen prej Tij vetëm se mirë dhe nuk ngjitet tek Ai vetëm se e mira; nuk afrohet tek Ai vetëm se e mira; fjalët e Tij janë të mira dhe tek Ai ngjitet fjala e mirë; vepra e Tij është e mirë dhe vepra e mirë ngrihet tek Ai.\u003C/p>\u003Cp>Pra, të gjitha të mirat janë të Tijat, që i atribuohen Atij, vijnë prej Tij dhe mbarojnë tek Ai.\u003C/p>\u003Cp>Fjala e tij, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, në hadith:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">\"إن الله طيب لا يقبل إلا طيباً\"\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Allahu është i Mirë dhe nuk pranon gjë tjetër përveç se të mirës.”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Kjo tregon se Allahu, i Pastri nga çdo mangësi, i pranon vetëm fjalët dhe veprat e mira, dhe kjo i përfshin të gjitha veprat dhe fjalët. Kështu që, njeriu besimtar bën vetëm vepra të mira, thotë vetëm fjalë të mira, fiton vetëm atë që është e mirë dhe e jep vetëm se atë që është e mirë, sepse me të mirën janë përshkruar veprat, fjalët dhe besimi.\u003C/p>\u003Cp>Vepra, fjalët dhe besimi ndahen në të mira dhe të këqija, siç ka thënë i Lartësuari:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">قُلْ لا يَسْتَوِي الْخَبِيثُ وَالطَّيِّبُ وَلَوْ أَعْجَبَكَ كَثْرَةُ الْخَبِيثِ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Thuaj: “E keqja dhe e mira nuk janë të barabarta, edhe nëse ty të çudit e keqja e shumtë.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Maideh, 100.\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Feja e pastër Islame është e gjitha fe e mirë në besimin, dispozitat dhe normat morale të saj. Besimi i kësaj feje i ka rrënjët në besimin në Allahun, melaiket e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit, Kaderin e Tij, qoftë i mirë apo i keq. Ky është besimi i vërtetë me të cilin qetësohen zemrat dhe rehatohen shpirtrat. Ai që ka këtë besim dhe i përmbahet këtij besimi, do ta shpie atë drejt synimit më me vlerë dhe kërkesës më të mirë. Dispozitat e tij janë më të mirat dhe normat morale janë më të mirat. Në këtë fe qëndron rregullimi dhe përmirësimi i dunjasë dhe ahiretit, kurse me lënien e kësaj feje ndodh shkatërrimi dhe humbja e çdo gjëje.\u003C/p>\u003Cp>Kur besimtari e pastron vetveten në këtë botë në besimin, veprat dhe fjalët e tij, Allahu do ta nderojë atë në botën e përhershme duke e futur atë në Shtëpinë e të Mirëve (në Xhenet) dhe askush tjetër nuk do të futet në Xhenet vetëm se i miri. Ka thënë i Pastri nga çdo mangësi:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَسِيقَ الَّذِينَ اتَّقَوْا رَبَّهُمْ إِلَى الْجَنَّةِ زُمَراً حَتَّى إِذَا جَاءُوهَا وَفُتِحَتْ أَبْوَابُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَا سَلامٌ عَلَيْكُمْ طِبْتُمْ فَادْخُلُوهَا خَالِدِينَ)\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do të sillen në grupe për në Xhenet, dhe kur do të afrohen për të hyrë në Xhenet, dyert e tij do të jenë të hapura dhe rojet e tij do t’u thonë: “Selam alejkum” Ju keni bërë mirë (në dunja), andaj hyni në të për të jetuar përjetësisht.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Ez-Zumer, 73\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Pra, Allahu në fund përmendi se për shkak të mirës që keni bërë, do t’ju thuhet “Hyni në të.”\u003C/p>\u003Cp>O Allah, na bëj prej robërve Tu të mirë, të cilëve do t’u thuhet në Ditën e Kijametit:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">ادْخُلُوا الْجَنَّةَ لا خَوْفٌ عَلَيْكُمْ وَلا أَنْتُمْ تَحْزَنُونَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Hyni në Xhenet! Nuk do të ekzistojë më frikë për ju dhe kurrë nuk do të dëshpëroheni më.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Araf, 49\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 85-86","Jeton Shasivari",true,"2026-02-15T12:43:35.96922+00:00","2026-02-15T19:46:51.87197+00:00"]