[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-esh-shekuur-ve-esh-shaakir":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":16,"commentary":20,"metadata":21,"is_published":25,"created_at":26,"updated_at":27},"9743b162-65eb-4db4-8cc8-d5efa2242edf","esh-shekuur-ve-esh-shaakir",[8,12],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Shpërblyesi i madh","الشَّكُورُ","Esh-Shekuur",{"meaning":13,"arabic_name":14,"transliteration":15},"Shpërblyesi","الشاكِرُ","Esh-Shaakir",{"reference":17,"arabic_text":18,"translation":19},"Fatir, 30","لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضْلِهِ ۚ إِنَّهُ غَفُورٌ شَكُورٌ","Në mënyrë që Allahu t'ua japë të plotë shpërblimin e tyre dhe t'ua shtojë akoma më tepër nga mirësia e Tij. Pa dyshim që Ai është Falës i Madh, Shpërblyes i madh.","\u003Cp>Emri “\u003Cstrong>esh-Shekuur\u003C/strong>” është përmendur në katër vende në Kur'an. Ka thënë Allahu i Lartësuar:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضْلِهِ ۚ إِنَّهُ غَفُورٌ شَكُورٌ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Në mënyrë që Allahu t'ua japë të plotë shpërblimin e tyre dhe t'ua shtojë akoma më tepër nga mirësia e Tij. Pa dyshim që Ai është Falës i Madh, Shpërblyes i madh.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Fatir, 30\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Thotë gjithashtu i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَقَالُوا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَذْهَبَ عَنَّا الْحَزَنَ ۖ إِنَّ رَبَّنَا لَغَفُورٌ شَكُورٌ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E ata do të thonë: Lavdia dhe falenderimet i takojnë Allahut, i Cili na i largoi brengat. Pa dyshim që Zoti ynë është Falës i Madh, Shpërblyes i madh.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Fatir, 34\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Thotë gjithashtu i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَمَن يَقْتَرِفْ حَسَنَةً نَّزِدْ لَهُ فِيهَا حُسْنًا ۚ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ شَكُورٌ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Ndërsa ai që bënë një vepër të mirë, Ne do t'ia shtojmë të mirat atij për atë vepër. Me të vërtetë që Allahu është Falës i Madh, Shpërblyes i madh.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Esh-Shuuraa, 23\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Thotë gjithashtu i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِن تُقْرِضُوا اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا يُضَاعِفْهُ لَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ۚ وَاللَّهُ شَكُورٌ حَلِيمٌ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E nëse ju jepni hua sinqerisht për Allahun, Ai do t'ua kthejë shumëfish dhe do t'ju falë juve. Allahu është Shpërblyes i madh, i Vetëpërmbajtur.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Et-Tegabun, 17\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Ndërsa emri “\u003Cstrong>esh-Shaakir\u003C/strong>” është përmendur në dy vende: ka thënë i Lartësuari\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَمَن تَطَوَّعَ خَيْرًا فَإِنَّ اللَّهَ شَاكِرٌ عَلِيمٌ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E kush bënë vepra të mira vullnetare, le ta dijë se Allahu është Shpërblyes, i Gjithëdijshëm.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Bekareh, 158\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Thotë gjithashtu i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">مَّا يَفْعَلُ اللَّهُ بِعَذَابِكُمْ إِن شَكَرْتُمْ وَآمَنتُمْ ۚ وَكَانَ اللَّهُ شَاكِرًا عَلِيمًا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E përse duhet t'ju ndëshkojë Allahu kur ju jeni falenderues dhe keni besuar?! Me të vërtetë që Allahu është Shpërblyes, i Gjithëdijshëm.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— En-Nisa, 147\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Të gjitha këto gjashtë vende ku janë përmendur këta dy emra, tregojnë që Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm, ka mirënjohje se Ai i vlerëson të devotshmit, u jep shpërblimet atyre, ua shton mirësitë dhe ua shumëfishon sevapet. Pra, kjo na e sqaron neve kuptimin e këtyre dy emrave. Kështu që “\u003Cstrong>esh-Shekuur\u003C/strong>” dhe “\u003Cstrong>esh-Shaakir\u003C/strong>” është Ai, tek i Cili nuk humbet vepra e vepruesit, përkundrazi, Ai ia shumëfishon shpërblimin pa hesap; është Ai që i pranon edhe veprat e vogla dhe i shpërblen ato me shpërblime të mëdha, të shumta, e të gjera; është Ai i Cili ua shumëfishon veprat të sinqertëve pa hesap, i falënderon falënderuesit, si dhe i përmend ata që e përmendin Atë. Kush i afrohet Atij sa një pëllëmbë, Ai i afrohet atij sa një krah, e kush i afrohet Atij sa një krah, Ai i afrohet atij sa një pash. E kush vjen tek Ai me një vepër të mirë, Ai ia shton të mirat për të dhe i jep shpërblime të shumta.\u003C/p>\n\u003Cp>Ajetet e mësipërme i kanë përmendur bashkë njëri pas tjetrit emrin “\u003Cstrong>el-Gafuur\u003C/strong>” (Falësi i Madh) dhe “\u003Cstrong>esh-Shekuur\u003C/strong>” (Shpërblyesi i Madh). Kështu që Ai, i Pastri prej të metave, është Falës i të gjitha gjunaheve, sado të mëdha të jenë ato, sepse asnjë gjunah nuk është më i madh se falja e Tij. Ai është Shpërblyesi i çdo vepre, qoftë ajo e vogël, edhe sikur të jetë sa një grimcë.\u003C/p>\n\u003Cp>Prandaj, nuk i lejohet Muslimanit që t'i humbë shpresat nga Falja e Allahut, sado të mëdha të jenë gjunahet e tij, ashtu siç nuk i lejohet t'i nënçmojë veprat e mira që bën, sado të vogla të jenë ato, sepse Zoti, i Pastër prej të metave, është Falës i Madh, Shpërblyes.\u003C/p>",{"author":22,"source":23,"translator":24},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 45-46","Servet Mata",true,"2026-02-15T12:19:51.501118+00:00","2026-02-15T19:55:52.762313+00:00"]