[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-esh-shehiid-ve-er-rakiib":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":16,"commentary":20,"metadata":21,"is_published":25,"created_at":26,"updated_at":27},"99271bff-0e1e-47fb-ba7d-bf4927c99e2e","esh-shehiid-ve-er-rakiib",[8,12],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Dëshmuesi","الشَّهِيدُ","Esh-Shehiid",{"meaning":13,"arabic_name":14,"transliteration":15},"Mbikëqyrësi","الرَّقِيبُ","Er-Rakiib",{"reference":17,"arabic_text":18,"translation":19},"en-Nisa, 79","وَكَفَىٰ بِاللَّهِ شَهِيدًا","...dhe mjafton Allahu si Dëshmues.","\u003Cp>Për sa i përket emrit “\u003Cstrong>esh-Shehiid\u003C/strong>”, ai është përmendur në disa vende në Kur'an. Thotë i Lartësuari:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَكَفَىٰ بِاللَّهِ شَهِيدًا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“...dhe mjafton Allahu si Dëshmues.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— en-Nisa, 79\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Ndërsa emri “\u003Cstrong>er-Rakiib\u003C/strong>” është përmendur në tre vende, e në njërin prej tyre është shoqëruar me emrin “\u003Cstrong>esh-Shehiid\u003C/strong>”.\u003C/p>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë Allahu i Lartësuar:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Me të vërtetë që Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— en-Nisa, 1\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَكَانَ اللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ رَّقِيبًا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E Allahu është Mbikëqyrës mbi çdo gjë.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Ahzab, 52\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا مَّا دُمْتُ فِيهِمْ ۖ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِي كُنتَ أَنتَ الرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ ۚ وَأَنتَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“(Isai tha): Unë isha dëshmues i tyre përderisa isha me ta, por kur Ti më ngrite lart, atëherë Ti ishe Mbikëqyrësi i tyre. Nuk ka dyshim se Ti je Dëshmues mbi çdo gjë.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Ma`ideh, 117\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Ndërsa emri “\u003Cstrong>esh-Shehiid\u003C/strong>” do të thotë: Ai i Cili është i Gjithëdijshëm për çdo gjë dhe nuk i fshihet asnjë gjë; Ai që dëgjon çdo zë, qoftë zë i ultë apo i lartë; Ai që shikon çdo gjë që ekziston, sado e imtë apo e dukshme, e vogël apo e madhe të jetë ajo. Dija e Tij përfshin gjithçka dhe Ai është i Cili do të dëshmojë në favor të robërve të Tij apo kundër tyre, sipas veprave që kanë bërë ata.\u003C/p>\n\u003Cp>Emri “\u003Cstrong>er-Rakiib\u003C/strong>” do të thotë: Ai i Cili është i Gjithëdijshëm për ato që mbajnë brenda zemrat; Ai i Cili mbikëqyr çdo shpirt për veprat që bën; Ai i Cili i ruan krijesat dhe i vë në lëvizje ato sipas një rregulli dhe sistemi plotësisht të përsosur. Ai mbikëqyr shikimet me shikimin e Tij dhe nuk i fshihet asgjë; mbikëqyr dëgjimet me dëgjimin e Tij gjithëpërfshirës dhe mbikëqyr të gjitha krijesat me dijen e Tij, e cila dija përfshin gjithçka.\u003C/p>\n\u003Cp>Besimi në këtë emër dhe domethënien e Tij, e nxit njeriun që të ketë ndërmend gjithmonë mbikëqyrjen e Allahut të Plotëfuqishëm e të Lartëmadhëruar, në çdo vepër e në çdo gjendje të tij. Sepse vetëdijesimi i robit për mbikëqyrjen e Allahut është një nga frytet e diturisë që ka robi se Allahu i Patëmeta është Mbikëqyrësi i tij, që Ai e shikon atë, i dëgjon fjalët e tij dhe i vëzhgon veprat e tij në çdo kohë, në çdo çast, në çdo frymëmarrje dhe për çdo përpëlitje të syrit.\u003C/p>",{"author":22,"source":23,"translator":24},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 30","Servet Mata",true,"2026-02-15T11:47:41.565203+00:00","2026-02-15T19:54:12.058939+00:00"]