[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-es-samed":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":14,"metadata":15,"is_published":19,"created_at":20,"updated_at":21},"d4acb8ea-f703-4e60-a0f0-713a644dbadf","es-samed",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"I Përsosuri Absolut, të Cilit ia ka nevojën çdo krijesë, kurse Ai nuk ka nevojë për askënd","الصَّمَدُ","Es-Samed",{"reference":13,"arabic_text":13,"translation":13},"","\u003Cp>\u003Cbr>Ky emër ka ardhur në suren “\u003Cstrong>el-Ikhlas\u003C/strong>” dhe kuptimi i tij është: Sunduesi Madhështor, i Cili është i Përsosur në dijen e Tij, në urtësinë e Tij, në vetpërmbajtjen e Tij, në fuqinë e Tij, në krenarinë e Tij, në madhështinë e Tij dhe në të gjitha cilësitë e Tij. Pra, ky emër i përmbledh shumë cilësi dhe ai është më i madhi i tyre. Atij i drejtohen të gjitha krijesat; Atë e synon gjithçka që ekziston, për të gjitha nevojat e tyre.\u003C/p>\u003Cp>Pra, krijesat nuk kanë Zot tjetër veç Tij, e as nuk synojnë dikë tjetër veç Tij, që të kërkojnë ndihmë për rregullimin e çështjeve të tyre fetare dhe për rregullimin e çështjeve të tyre në dynja. Ata kërkojnë ndihmën e Tij për fatkeqësitë dhe problemet e tyre, si dhe i përgjërohen Atij kur i zënë hallet dhe belatë; i kërkojnë ndihmë Atij kur kanë vështirësi dhe mundime, ngase e dinë që vetëm Ai ua plotëson nevojat; Ai ua largon belatë, për shkak të dijes së Tij të përsosur, mëshirës së Tij të gjerë, butësisë, mirësisë së Tij, fuqisë së Tij të madhe, krenarisë dhe sundimit të Tij.\u003C/p>\u003Cp>Ka transmetuar Ibën Xherir et-Taberij në “Tefsirin e tij” nga AbdUllah ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, se ai ka thënë: “Emri “\u003Cstrong>es-Samed\u003C/strong>” do të thotë: drejtuesi i përsosur në drejtimin e tij; fisniku që është i përsosur në fisnikërinë e tij; madhështori që është i përsosur në madhështinë e tij; durimtari që është i përsosur në durimin e tij; i pasuri që është i përsosur në pasurinë e tij; i plotfuqishmi që është i përsosur në fuqinë e tij absolut; i dijshmi që është i përsosur në dijen e tij; i urti që është i përsosur në urtësinë e tij. Ai është i përsosur në të gjitha aspektet e fisnikërisë dhe madhështisë, e ky është Allahu i Lartësuar. Këto janë cilësitë e Tij të cilat nuk i takojnë askujt tjetër veç Tij.”\u003C/p>",{"author":16,"source":17,"translator":18},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq.17","Alban Malaj",true,"2026-02-14T23:53:59.920564+00:00","2026-02-15T21:05:53.924297+00:00"]