[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"published-entries":-1,"entry-er-rrahmaan":3},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":14,"metadata":15,"is_published":19,"created_at":20,"updated_at":21},"817c831a-bb05-4f3e-9b62-027060881d43","er-rrahmaan",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"i Gjithmëshirëshmi","الرَّحْمَنُ","Er-Rrahmaan",{"reference":13,"arabic_text":13,"translation":13},"","\u003Cp>\u003Cbr>Këto janë dy emra fisnikë që janë përmendur shumë në Kuranin fisnik. Me këto dy emra e filloi Allahu suren Fatiha që quhet Nëna e Kuranit, si dhe i bëri këto dy emra simbol të udhëzimit dhe sqarimit që i zbriti Ai.\u003C/p>\u003Cp>Ai i përfshiu këto dy emra te fjala “Bismil-lahi er-Rrahmani er-Rrahim”, të cilës nuk i reziston dot shejtani; me atë fjalë e filloi letrën e tij Profeti i Allahut, Sulejmani - alejhi selam -, e me atë fjalë zbriste Xhibrili te Profeti Muhamed – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kur fillonte çdo sure nga Kurani.\u003C/p>\u003Cp>Secili nga këto dy emra është argument që vërteton Mëshirën si cilësi të Allahut të Plotëfuqishëm e të Madhërishëm.\u003C/p>\u003Cp>Er-Rrahman do të thotë që Ai e ka mëshirën cilësi të Tij. Kurse er-Rrahim do të thotë që Ai është i mëshirshëm për robërit e Tij.\u003C/p>\u003Cp>Te këto dy emra ka argument të qartë për mëshirën e përsosur e të gjerë, e cila është cilësi e Allahut.\u003C/p>\u003Cp>Çdo gjë e mirë, e dashur, e gëzueshme, apo e begatshme që arrihet në këtë botë, qoftë lartë apo poshtë saj, është si rezultat i Mëshirës së Tij. Po ashtu çdo gjë e urryer, çdo bela, çdo gjë e frikshme, çdo rrezik apo çdo dëm që u largohet krijesave, është si rezultat i Mëshirës së Tij.\u003C/p>\u003Cp>Sepse çdo e mirë vjen veçse nga Ai, e çdo e keqe që largohet, largohet veçse nga Ai, sepse Ai është më i Mëshirshmi i të gjithë mëshiruesve.\u003C/p>",{"author":16,"source":17,"translator":18},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 10","Abdullah Beqiri",true,"2026-02-14T23:50:44.331266+00:00","2026-02-15T21:03:23.444521+00:00"]