[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-er-rezzaak-ve-er-raazik":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":16,"commentary":20,"metadata":21,"is_published":25,"created_at":26,"updated_at":26},"7cb7ab66-94a6-43aa-ba31-33df9d2a4e2d","er-rezzaak-ve-er-raazik",[8,12],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Furnizuesi i gjithçkaje","الرَّزَّاقُ","Er-Rezzaak",{"meaning":13,"arabic_name":14,"transliteration":15},"Furnizuesi","الرَّازٍقُ","Er-Raazik",{"reference":17,"arabic_text":18,"translation":19},"edh-Dharijat, 58","إِنَّ اللَّهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ","Me të vërtetë që Allahu është Furnizuesi, i Cili posedon fuqi të pathyeshme.","\u003Cp>Emri i Allahut “\u003Cstrong>er-Rrazzak\u003C/strong>” është përmendur në Kur'anin fisnik vetëm në një vend, që është Fjala e Allahut të Lartësuar:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">إِنَّ اللَّهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Me të vërtetë që Allahu është Furnizuesi, i Cili posedon fuqi të pathyeshme.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— edh-Dharijat, 58\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Ndërsa emri “\u003Cstrong>er-Rraazik\u003C/strong>” është përmendur në trajtën e shumësit në disa vende; një prej tyre është Fjala e Allahut të Lartësuar:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">وَاللَّهُ خَيْرُ الرَّازِقِينَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Allahu është më i miri nga të gjithë furnizuesit.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Xhumu'ah, 11\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Gjithashtu, ai është përmendur në Sunet (hadith), siç do të përmendet më vonë te emrat \"El-Kaabid” dhe “El-Baasit\".\u003C/p>\n\u003Cp>Allahu - i Pastërti nga çdo mangësi - është Furnizuesi (err-Rrazzaak), që do të thotë se: Ai e ka marrë përsipër furnizimin e njerëzve; Ai e mban çdo gjallesë me furnizimin e përditshëm që ajo ka nevojë. Thotë i Lartësuari:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">وَمَا مِنْ دَابَّةٍ فِي الْأَرْضِ إِلَّا عَلَى اللَّهِ رِزْقُهَا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Çdo gjallese që është në tokë, Allahu e ka garantuar furnizimin e saj.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Hud, 6\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Thotë i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">وَكَأَيِّنْ مِنْ دَابَّةٍ لَا تَحْمِلُ رِزْقَهَا اللَّهُ يَرْزُقُهَا وَإِيَّاكُمْ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E sa prej gjallesave nuk kanë mundësi ta sigurojnë furnizimin e tyre, kurse Allahu i furnizon ato edhe juve.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Ankebut, 60\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Furnizimi i Allahut për robërit e Tij është dy llojesh:\u003C/p>\n\u003Cp>I pari: Furnizimi i përgjithshëm, i cili përfshin të devotshmin dhe të shthururin, besimtarin dhe qafirin, të parët dhe të fundit, e ky është furnizimi fizik për ta. Thotë i Lartësuari:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">وَمَا مِنْ دَابَّةٍ فِي الْأَرْضِ إِلَّا عَلَى اللَّهِ رِزْقُهَا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Çdo gjallese që është në tokë, Allahu ia ka garantuar furnizimin e saj.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Hud, 6\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Duke u bazuar në këtë themi se: nëse dikush ka shumë si ky furnizimi në këtë botë, kjo nuk është argument se ai është i nderuar tek Allahu, ashtu siç nuk është argument furnizimi i pakët i ndonjërit, se ai është i pavlerë tek Allahu.\u003C/p>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Thotë i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">فَأَمَّا الْإِنْسَانُ إِذَا مَا ابْتَلَاهُ رَبُّهُ فَأَكْرَمَهُ وَنَعَّمَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَكْرَمَنِ وَأَمَّا إِذَا مَا ابْتَلَاهُ فَقَدَرَ عَلَيْهِ رِزْقَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَهَانَنِ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E sa për njeriun, kur Zoti i tij e sprovon duke e nderuar dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!” Ndërsa kur e sprovon duke ia pakësuar furnizimin e tij, Ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar!”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Fexhr, 15-16\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Ky ajet do të thotë se: jo çdokush që Unë e kam begatuar në dynja është i nderuar tek Unë; e jo çdokujt që Unë i kam dhënë pak furnizim në dynja, është i poshtëruar tek Unë. Në të vërtetë, pasuria dhe varfëria, bollëku dhe pakica, janë sprovë dhe testim nga Allahu, që të dallohet se kush është falënderues e kush është mosmirënjohës, kush është durimtar e kush është jodurimtar.\u003C/p>\n\u003Cp>I dyti: Furnizim i veçantë. Ky është furnizimi i zemrave dhe ushqimi i tyre me dije dhe iman.\u003C/p>\n\u003Cp>Gjithashtu hyn furnizimi hallall që e ndihmon robin që të jetë në rregull me fenë e tij. Ky furnizim është i veçantë vetëm për besimtarët, në varësi të gradave të tyre, sipas Urtësisë dhe Mëshirës së Tij. Pastaj, Allahu - i Pastërti nga çdo mangësi - do ta plotësojë Bujarinë dhe Mirësinë e Tij ndaj tyre, duke i futur Ditën e Gjykimit në Xhenetet e begative. Thotë i Lartësuari:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">وَمَنْ يُؤْمِنْ بِاللَّهِ وَيَعْمَلْ صَالِحًا يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا  قَدْ أَحْسَنَ اللَّهُ لَهُ رِزْقًا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E kush beson në Allahun dhe vepron vepra të mira, Ai do ta fusë atë në Xhennete nëpër  të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë në to përgjithmonë. E sa furnizim të mirë që i ka dhënë Allahu atij!”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— et-Talak, 11\u003C/p>\u003C/div>",{"author":22,"source":23,"translator":24},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 15-16","Servet Mata",true,"2026-02-14T23:53:13.716259+00:00"]