[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-emri-esh-shaafij":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"2f466380-7ccc-4c89-9c72-3d69fd68a6b1","emri-esh-shaafij",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Shëruesi","الشَّافِيُّ","Esh-Shaafij",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"Transmetojnë Bukharij (5743), Muslim (2191)","‏ اللَّهُمَّ رَبَّ النَّاسِ أَذْهِبِ الْبَاسَ، اشْفِهِ وَأَنْتَ الشَّافِي، لاَ شِفَاءَ إِلاَّ شِفَاؤُكَ، شِفَاءً لاَ يُغَادِرُ سَقَمًا","O Allah, o Zoti i njerëzve! Largoja të keqen, shëroje atë sepse Ti je Shëruesi! Nuk ka shërim tjetër përveç shërimit Tënd, shërim i cili të pastron prej çdo sëmundjeje!","\u003Cp>Ky emër është një prej shumë emrave që janë transmetuar në Sunetin Pejgamberik. Është transmetuar në Dy Sahihët nga Aisheh, radijAllahu anha, se Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i kërkonte mbrojtje Allahut për njërin nga anëtarët e familjes së tij duke e prekur atë me dorën e tij të majtë dhe thoshte:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">‏ اللَّهُمَّ رَبَّ النَّاسِ أَذْهِبِ الْبَاسَ، اشْفِهِ وَأَنْتَ الشَّافِي، لاَ شِفَاءَ إِلاَّ شِفَاؤُكَ، شِفَاءً لاَ يُغَادِرُ سَقَمًا\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“O Allah, o Zoti i njerëzve! Largoja të keqen, shëroje atë sepse Ti je Shëruesi! Nuk ka shërim tjetër përveç shërimit Tënd, shërim i cili të pastron prej çdo sëmundjeje! Transmetojnë Bukharij (5743), Muslim”\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-reference\">(2191)\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Kuptimi i emrit “\u003Cstrong>Esh-Shafij\u003C/strong>” është: prej Atij që vjen shërimi; shërimi nga dyshimet, mëdyshjet, zilia, mllefi dhe sëmundje të tjera të zemrës. Gjithashtu edhe shërimi i trupave prej sëmundjeve dhe lëngimeve. Askush nuk ka mundësi për shërim përveçse se Ai. Nuk ka shërim tjetër vetëm se me shërimin e Tij dhe nuk ka Shërues tjetër përveç Tij, siç ka thënë i dashuri i Tij, Ibrahimi - alejhis-selam:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E kur të sëmurem Ai më shëron.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— esh-Shu'ara, 80\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Që do të thotë: Ai është i Vetmi që mund të sjellë shërimin dhe nuk ka ortak. Prandaj, është obligim për çdo njeri të ngarkuar me detyrat e Sheriatit që të besojë duke qenë fort i bindur se nuk ka shërues tjetër përveç Allahut.\u003C/p>\u003Cp>Kështu që, mënyra më e mirë për t'u afruar tek Allahu, i Madhëruar e i Lartësuar, për të kërkuar shërim prej lëngimeve dhe sëmundjeve, është afrimi tek Ai duke e veçuar Atë të Vetmin me Rububijen e Tij, dhe se shërimi është vetëm në Dorën e Tij dhe askush nuk mund të shërojë përveçse me lejen e Tij. Kështu, të gjitha çështjet i përkasin Atij, të gjitha krijesat janë të Tij dhe çdo gjë Ai e drejton dhe orienton. Ajo që do Ai, bëhet, kurse ajo që nuk do, nuk bëhet. Nuk ka lëvizje për njeriun e as forcë për të, vetëm se me lejen e Allahut.\u003C/p>\u003Cp>Ndërsa besimi dhe imani i robit se Shëruesi është vetëm Allahu dhe se shërimi është në Dorën e Tij, kjo nuk do të thotë që ai të mos i marrë shkaqet efektive për kurim dhe kërkimin e shërimit duke përdorur ilaçet e duhura. Janë transmetuar nga Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - hadithe të shumta në çështjen e shërimit dhe janë përmendur lloje të ndryshme të ilaçeve të dobishme e të vlefshme. Kjo gjë nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu se shërimi është në Dorën e Tij.\u003C/p>\u003Cp>Ka transmetuar el-Bukharij në Sahihun e tij nga Ebu Hurejrah, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">مَا أَنْزَلَ اللَّهُ دَاءً إِلاَّ أَنْزَلَ لَهُ شِفَاءً ‏\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Për çdo sëmundje që Allahu ka zbritur, ka zbritur edhe shërim për të. Transmeton el-Bukharij, 5678”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Gjithashtu transmeton Imam Ahmed në el-Musned nga Usameh Ibën Sherijk, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">إنَّ اللهَ عزَّ وجلَّ لم يُنزِلْ داءً إلّا وأنْزَلَ له شِفاءً، عَلِمَه مَن عَلِمَه، وجَهِلَه مَن جَهِلَه\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Me të vërtetë që Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje veçse ka zbritur dhe ilaçin për të; ai që e diti, e diti dhe ai që nuk e diti, nuk e diti.”\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-reference\">(Transmeton Imam Ahmed, 18456)\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>E lus Allahun e Madhështor, Zotin e njerëzve, Larguesin e të këqijave, Shëruesin përveç shërimit të të Cilit nuk ka shërim, që t'i shërojë të sëmurët tanë dhe të sëmurët e të gjithë Muslimanëve!\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 87-88","Servet Mata",true,"2026-02-15T12:59:55.925566+00:00","2026-02-15T19:43:46.855879+00:00"]