[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-emri-es-sittir":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"4a2a7028-99f3-4b81-a263-34aeb9b84441","emri-es-sittir",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Mbuluesi i turpeve dhe i gjynaheve","السِّتِّيرُ","Es-Sittir",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"Esh-Shura, 25","وَهُوَ ٱلَّذِي يَقۡبَلُ ٱلتَّوۡبَةَ عَنۡ عِبَادِهِۦ وَيَعۡفُواْ عَنِ ٱلسَّيِّ‍َٔاتِ وَيَعۡلَمُ مَا تَفۡعَلُونَ","E Ai është që e pranon pendimin nga robërit e Tij, i fal të këqijat dhe e di atë që bëni ju.","\u003Cp>Ky emër është përmendur në hadithin e Ja’la ibën Umejjeh, Allahu qoftë i kënaqur me të, të cilin e kemi përmendur më herët.\u003C/p>\u003Cp>Gjithashtu e kanë transmetuar Ibën Ebi Hatim në tefsirin e tij dhe Bejhakiju në librin \"es-Sunen el-Kubra\" nga Ikrimeh, i cili transmeton nga Ibën Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se dy burra e pyetën atë në lidhje me kërkimin e lejes për të shkuar në shtëpitë e të tjerëve në tre kohët e ndaluara, të cilat janë përmendur në Kur'an, e Ibën Abbasi, Allahu qoftë i Kënaqur me të, i tha: “Allahu është Mbuluesi i të fshehtave dhe e do mbulimin e turpeve. Njerëzit nuk kishin dyer dhe as perde në dyert e shtepive të tyre, e mund të ndodhte që të vinte në shtëpinë e tij ndonjë burrë apo shërbëtor i tij, fëmijë i tij apo fëmijë jetim i gruas së tij, gjersa ai ishte në shtrat me gruan e tij. Kështu, Allahu i urdhëroi ata që të kërkojnë leje në këto kohë të cilat Ai i caktoi. Më pas Allahu urdhëroi që t'i vendosin këto mbulesa dhe i furnizoi ata me mirësi, e ata i vendosën këto mbulesa në shtëpitë e tyre dhe njerëzit e panë se kjo mjaftonte për të kërkuar leje para se të shkonin në shtëpitë e të tjerëve, gjë për të cilën i urdhëroi Allahu.” Këtë zinxhir e ka saktësuar Ibën Kethiri në tefsirin e tij (6/89-90).\u003C/p>\u003Cp>Emri “\u003Cstrong>es-Sittir\u003C/strong>” do të thotë: Ai që i mbulon shumë turpe dhe mangësi të robërve të Tij dhe nuk i turpëron publikisht; Ai i Cili do nga robërit e Tij që t’i mbulojnë gjynahet e veta të cilat i turpërojnë, i poshtërojnë dhe i shëmtojnë ata. Kjo është një prej mirësive të Allahut dhe mëshirës së Tij, është butësi dhe finsikërim nga ana e Tij, të Pastërit prej të metave.\u003C/p>\u003Cp>Robi mund të bëjë ndonjë gjynah, megjithëse robi ka nevojë të madhe për Zotin e Tij, kurse Zoti nuk ua ka nevojën aspak krijesave të Tij, nuk ka nevojë për devotshmërinë dhe adhurimin e tyre, prapëseprapë Ai e nderon robin e Tij, ia mbulon gjynahet dhe Allahu ka turp që ta demaskojë atë, t’ia shpalosë gjynahet dhe ta ndëshkojë atë. Ai ia lehtëson atij marrjen e shkaqeve për mbulim të gjynaheve dhe e ndihmon që të ndjejë keqardhje dhe të pendohet; Ai e fal atë dhe e mëshiron. E gjithë kjo është nga butësia që ka ndaj krijesave dhe mëshira që ka ndaj robërve të Tij.\u003C/p>\u003Cp>Allahu i Lartësuar ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَهُوَ ٱلَّذِي يَقۡبَلُ ٱلتَّوۡبَةَ عَنۡ عِبَادِهِۦ وَيَعۡفُواْ عَنِ ٱلسَّيِّ‍َٔاتِ وَيَعۡلَمُ مَا تَفۡعَلُونَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E Ai është që e pranon pendimin nga robërit e Tij, i fal të këqijat dhe e di atë që bëni ju.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Esh-Shura, 25\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Për këtë arsye Ai, i Dëliri nga çdo mangësi, urren që kur robi të bëjë një mëkat, ta shpërndajë dhe t’ua tregojë atë njerëzve, por përkundrazi ai t’i lutet Allahut që ta falë. Mbulimi i mëkateve të njerëzve është rruga që zgjedh Allahu, duke mos ia shfaqur askujt prej njerëzve. Njerëzit më të urryer tek Allahu janë ata që e kalojnë natën duke bërë mëkate dhe Allahu ua ka mbuluar ato, pastaj kur zgjohen në mëngjes i shpalosin vetë ata mëkatet që Allahu ua ka mbuluar.\u003C/p>\u003Cp>Transmetohet në “Dy Sahihat” nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, ﷺ duke thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-translation\">“I gjithë ummeti im është i falur, përveç atyre që i shfaqin mëkatet e veta. Shfaqja e gjynaheve është kur njeriu bën një mëkat natën dhe Allahu ia ka mbuluar atë duke i thënë: ”O filan, dje ke bërë kështu e kështu”. Dhe atë e zë nata dhe Zoti i tij ia ka mbuluar atë mëkat, ndërsa ai kur zgjohet e shpalos atë që Allahu ia ka mbuluar.” (Transmetojnë Bukhariu (6069) dhe Muslimi (2990).)”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Nga kjo kuptohet që duhet të mbulohen mëkatet e robërve të Allahut, të shmanget zbulimi i tyre dhe të mos gjurmojmë turpet e tyre. Transmetohet në “Dy Sahihat” nga hadithi i ibën Umerit, radijAllahu anhuma, se Pejgamberi, ﷺ ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">من ستر مُسلماً ستره الله يوم القيامة\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Ai që i mbulon gjynahet e një Muslimani, Allahu ka për t’ia mbuluar gjynahet e tij Ditën e Gjykimit.” (Transmetojnë Bukhariu (2442) dhe Muslimi (2580).)”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>O Allah, na i mbulo mangësitë dhe turpet tona! Na i fal mëkatet dhe lëshimet tona! Na e mundëso që jetën tonë ta përfundojmë me vepra të mira!\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 97-98","Abdullah Beqiri",true,"2026-02-15T13:13:22.950751+00:00","2026-02-15T19:40:59.975241+00:00"]