[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-emri-es-sejjid":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"ee525d2c-9821-4eb5-b02d-933768409e3d","emri-es-sejjid",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Poseduesi, Zotëruesi","السَّيِّدُ","Es-Sejjid",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"El-Ikhlas, 2","ٱللَّهُ ٱلصَّمَدُ","Allahu është es-Samed.","\u003Cp>Ky është një emër që është transmetuar në hadith nga i Dërguari i Allahut ﷺ e transmeton Ebu Daudi me zinxhirë të saktë transmetimi nga Abdullah ibn esh-Shikh-khir, radijAllahu anhu, i cili thotë: “Shkova së bashku me grupin e fisit Benu 'Amir tek i Dërguari i Allahutﷺ dhe i thamë: ‘Ti je zotëria ynë!’ Ai ﷺ tha: ‘Es-Sejjid është Allahu i Madhëruar e i Lartësuar.’ Ne i thamë: ‘Ti je njeri më me pozitë dhe më i larti ndër ne.’ Ai ﷺ tha: ‘Thojini këto fjalë që thatë, ose njërën prej tyre, por ruhuni të mos ju pushtoj shejtani.’ [Transmeton Ebu Daud,  4806]\u003C/p>\n\u003Cp>Është transmetuar nga Abdullah ibn Abbasi, radijAllahu anhuma, se ka thënë në lidhje me Fjalën e të Lartësuarit:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">ٱللَّهُ ٱلصَّمَدُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Allahu është es-Samed.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Ikhlas, 2\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Ai është Zotëruesi, i Cili ka pushtet dhe zotërim të plotë.\u003C/p>\n\u003Cp>Qëllimi i Pejgamberit ﷺ me fjalën \"es-Sejjid është Allahu\" është që zotërimi në realitet i përket Allahut të Plotëfuqishëm e të Madhërishëm, ngaqë vetëm Allahut, të Madhëruarit e të Lartësuarit, i takon në mënyrë absolute zotërimi, mbretërimi, krijimi dhe sistemimi i gjithësisë, e vetëm Atij duhet t'i përulesh, nënshtrohesh e dorëzohesh plotësisht.\u003C/p>\n\u003Cp>Pra Ai, i Pastri prej të metave e i Lartësuari, është Zotëruesi të Cilit i takon rregullimi dhe sistemimi i botës, e në këtë nuk ka të barabartë me Të. Ai, i Pastri prej të metave e i Lartësuari, është Zotëruesi të Cilit i përket adhurimi, përulja dhe nënshtrimi, e askujt tjetër përveç Tij. Ashtu siç Ai, i Pastri prej të metave, është Zotëruesi që i sistemon krijesat e nuk ka të ngjashëm me Të, po ashtu obligohet që të jetë Zotëruesi, i adhuruari, i Pashok.\u003C/p>\n\u003Cp>Siç thotë i Lartësuari:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">قُلْ أَغَيْرَ اللَّهِ أَبْغِي رَبًّا وَهُوَ رَبُّ كُلِّ شَيْءٍ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Thuaj (o Muhammed): ‘A mos duhet të kërkoj Zot tjetër përveç Allahut, ndërsa Ai është Zoti i gjithçkaje?!’”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-En'am, 164\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Ibën Abbasi, radijAllahu anhuma, në lidhje me kuptimin e Fjalës së Tij \"..të kërkoj Zot...\" ka thënë: “kjo do të thotë: të kërkoj të adhuruar tjetër, një Zotërues tjetër.\u003C/p>\n\u003Cp>Ndërsa në lidhje me Fjalën e Tij:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَهُوَ رَبُّ كُلِّ شَيْءٍ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“...ndërsa Ai është Zoti i gjithçkaje?!”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-En'am, 164\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Ibën Xherir et-Taberij ka thënë: “Ai është Zotëruesi i çdo gjëje, Sunduesi i tyre, Ai që i sistemon dhe sjell dobi.”\u003C/p>\n\u003Cp>Ky është argumenti më i fortë dhe prova më e qartë për kotësinë e shirkut dhe marrjen e të adhuruarve përveç Tij. Kështu që, ai që beson se ka Zotërues tjetër përveç Allahut, qoftë ai i vdekur apo i gjallë dhe beson se ai ka mundësi të sjellë të mirën dhe ta largojë të keqen, apo ia kërkon atij nevojat e tij, apo i kërkon atij largimin e brengave dhe pikëllimit të tij e të ngjashme me këto, i këtilli i ka bërë shirk Allahut të Madh. Shumë popuj janë sprovuar me besimin në të vdekurit duke ua atribuar atyre cilësinë e zotërimit, besojnë tek ata, u përgjërohen atyre, u përulen atyre duke e tradhëtuar me këtë gjë Teuhidin e tyre dhe duke u përzier me gjëra që e anulojnë dhe e kundërshtojnë atë.\u003C/p>\n\u003Cp>Medito rreth hadithit të mësipërm për kujdesin e të Përzgjedhurit ﷺ për mbrojtjen e Teuhidit, ruajtjen pastërtisë së tij dhe mbylljen e rrugëve të shirkut. Kur atij i thanë: \"Ti je Sejjidi ynë\", ai tha: \"Es-Sejjid është Allahu i Madhëruar e i Lartësuar.\" E më pas u tha atyre: \"Të mos ju pushtojë juve shejtani!\", edhe pse ata nuk thanë gjë tjetër veçse një të vërtetë.\u003C/p>\n\u003Cp>Ai ﷺ është zotëria i bijëve të Ademit, është robi më i mirë i Allahut dhe imami i të devotshmëve, por kur Allahu ia përsosi pozitën e të qenët rob që adhuron Allahun, ai ﷺ filloi ta urrejë lavdërimin e tij në mënyrë që ta ruajë këtë pozitë, ta drejtojë umetin e tij që ta braktisin lavdërimin, si këshillë për ta, si dhe për ta mbrojë pozitën e Teuhidit nga infiltrimi i gjërave që e prishin apo e dobësojnë atë, siç është shirku dhe rrugët që të çojnë tek ai, i cili bën që zemra të  ketë njëfarë lidhje me krijesat, e që është nënshtrimi dhe përulja për ta. Kjo gjë nuk lejohet. Nënshtrimi dhe përulja i dedikohet vetëm Allahut të Vetëm, Ngadhënjyesit.\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 99-100","Servet Mata",true,"2026-02-15T13:23:17.757459+00:00","2026-02-15T19:39:17.814507+00:00"]