[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-emri-er-rafik":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":14,"metadata":15,"is_published":19,"created_at":20,"updated_at":21},"3985491e-81d9-4071-977a-2bae06124467","emri-er-rafik",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"I Buti","الرَّفِيقُ","Er-Rafik",{"reference":13,"arabic_text":13,"translation":13},"","\u003Cp>\u003Cbr>Ky është një nga emrat që është vërtetuar në Sunet. Transmeton Bukhariju në Sahihun e tij nga Urueh, i cili transmeton nga Aisheh, radijAllahu anha, e cila ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Një grup Jehudësh kërkuan leje që të takonin Pejgamberin ﷺ dhe i thanë: “Vdekja qoftë mbi ty!” Kurse unë u thashë: “Përkundrazi, vdekja dhe mallkimi qofshin mbi ju!” Ai ﷺ tha: \"Oj Aisheh! Me të vërtetë që Allahu është i Butë dhe e do butësinë në çdo gjë.\" Unë i thashë: “A nuk e dëgjove se çfarë thanë?!” Ai ﷺ tha: \"Unë thashë: Qoftë edhe mbi ju!”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Ky hadith flet qartazi për emërtimin e Allahut me emrin “\u003Cstrong>er-Rafik\u003C/strong>” dhe se butësia (er-rifk) është cilësi e Tij. Cilësia e butësisë së Allahut është në gradën më të lartë dhe më të plotë, ashtu siç i takon Madhërisë dhe Përsosmërisë së Tij, të Pastrit prej të metave.\u003C/p>\u003Cp>Fjala “\u003Cstrong>er-rifk\u003C/strong>” do të thotë: butësi, lehtësi, qetësi dhe kujdes në të gjitha çështjet, kurse e kundërta e butësisë është egërsia dhe ashpërsia.\u003C/p>\u003Cp>Pra, emri “\u003Cstrong>er-Rafik\u003C/strong>” rrjedh nga fjala “\u003Cstrong>er-rifk\u003C/strong>” e që është: marrja e gjërave shtruar dhe bërja e gjërave gradualisht. Allahu, i Pastër prej të metave, është i Butë në caktimin, krijimin dhe veprat e Tij. Ai është i Butë në urdhëresat e Tij, gjykimet e Tij, Fenë e Tij dhe legjislacionin e Tij.\u003C/p>\u003Cp>Nga Butësia e Allahut në veprat e Tij është se Ai i ka krijuar të gjitha krijesat gradualisht, pak nga pak, sipas urtësisë dhe butësisë së Tij, edhe pse Ai ka mundësi t'i krijojë të gjitha përnjëherë me fjalën “Bëhu!”\u003C/p>\u003Cp>Prej Butësisë së Allahut ndaj robërve të Tij është Butësia e Tij në lidhje me dispozitat, urdhrat dhe ndalesat që ka vënë për krijesat. Kështu, Ai nuk i ngarkon robërit e Tij përtej mundësive të tyre dhe kryerjen e urdhëresave e ka caktuar sipas mundësive që kanë njerëzit. Allahu i ka liruar njerëzit prej shumë veprave vetëm për shkak të vështirësive, si lehtësim, butësi dhe mëshirë për ta. Ai nuk i ka ngarkuar robërit e Tij me të gjitha detyrimet përnjëherë, por i ka bërë ato detyra gradualisht në varësi të gjendjes dhe situatës, derisa ata të adaptohen, të zbutet natyra e tyre dhe kështu të kryhet nënshtrimi ndaj Tij.\u003C/p>\u003Cp>Nga butësia e Allahut me robërit e Tij është se Ai i jep kohë gjynahqarit dhe nuk ia shpejton ndëshkimin, në mënyrë që ai të kthehet te Zoti i tij, të pendohet nga gjynahet dhe t’i kthehet udhëzimit.\u003C/p>\u003Cp>Nga butësia e Tij është se e gjithë feja e Tij është butësi, lehtësim dhe mëshirë. Ai i ka urdhëruar robërit e Tij për butësi dhe u jep nëpërmjet butësisë atë çfarë nuk ua jep nëpërmjet ashpërsisë.\u003C/p>\u003Cp>Çdo çështje dhe punë që bëhet me butësi, zbukurohet. Ai që është privuar nga butësia, është privuar nga mirësia. Prandaj, Muslimani duhet të tregojë butësi në të gjitha punët e tij, në çfarëdo lloj rasti dhe situate që ndodhet; ai nuk duhet të ngutet, të nxitojë, të bëjë veprime të pamatura dhe të tregohet gjaknxehtë, sepse nxitimi vjen prej shejtanit dhe nuk i sjell njeriut gjë tjetër veçse zhgënjim dhe dështim. Ndërsa butësisë i mjafton si nder dhe vlerë që ajo është e dashur për të Gjithëmëshirshmin, sepse Ai, i Pastri prej të metave, është i Butë dhe e do butësinë. Ndërsa detyra jonë është që të pajisemi me butësi në të gjitha çështjet tona.\u003C/p>\u003Cp>Allahu është i Vetmi që e sjell suksesin, i Cili nuk ka ortak.\u003C/p>",{"author":16,"source":17,"translator":18},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 101-102","Servet Mata",true,"2026-02-15T13:09:54.51786+00:00","2026-02-15T21:12:22.150342+00:00"]