[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-emri-el-ueduud":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"86b92eca-c038-4a87-8be6-b4b438d2cf15","emri-el-ueduud",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Ai që ka dashuri të madhe për krijesat e Tij","الوَدُودُ","El-Ueduud",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"Hud, 90","وَٱسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّكُمۡ ثُمَّ تُوبُوٓاْ إِلَيۡهِۚ إِنَّ رَبِّي رَحِيمٞ وَدُودٞ٩٠","Dhe kërkoni falje Zotit tuaj, pastaj pendohuni tek Ai. Vërtet që Zoti im është i Mëshirëplotë, Ai ka shumë dashuri.","\u003Cp>Ky emër është përmendur dy herë në Kuran:\u003C/p>\u003Cp>E para: në fjalën e Tij, të Lartësuarit:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَٱسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّكُمۡ ثُمَّ تُوبُوٓاْ إِلَيۡهِۚ إِنَّ رَبِّي رَحِيمٞ وَدُودٞ٩٠\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Dhe kërkoni falje Zotit tuaj, pastaj pendohuni tek Ai. Vërtet që Zoti im është i Mëshirëplotë, Ai ka shumë dashuri.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Hud, 90\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>E dyta: në fjalën e Tij, të Lartësuarit:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنَّهُۥ هُوَ يُبۡدِئُ وَيُعِيدُ١٣ وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلۡوَدُودُ١٤\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Me të vërtetë, Ai krijon prej hiçit dhe përsëri e kthen atë (e ringjallë) dhe Ai është Falësi i madh, Ai që ka shumë dashuri.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Buruxh, 13-14\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Kuptimi i emrit “\u003Cstrong>el-Ueduud\u003C/strong>” është: Ai që i do Pejgamberët e Tij, të Dërguarit e Tij dhe ndjekësit e Tij, si dhe ata e duan Atë. Pra, Ai është më i dashur tek ata se çdo gjë tjetër. Zemrat e tyre janë të mbushura me dashuri për Të.\u003C/p>\u003Cp>Shejkh Abdur-Rahman es-Sa’dij, Allahu e mëshiroftë, në një ese madhështore që ka bërë për sqarimin e këtij emri dhe domethëniet e tij, ka thënë:\u003C/p>\u003Cblockquote>\u003Cp>“Emri ‘el-Ueduud’ do të thotë: Ai, të Cilin krijesat e Tij e duan absolutisht shumë për shkak të cilësive të Tij të bukura, për mirësitë e Tij të bollshme, për butësinë e Tij të fshehtë, si dhe për begatitë e Tij të dukshme e të padukshme. Pra, Ai është i Dashuri, që do të thotë se Ai shfaq dashuri të madhe dhe po ashtu të tjerët shfaqin dashuri të madhe për Të. Ai i do të dashurit e Tij dhe njerëzit e Tij të dëlirë, e po ashtu ata e duan Atë. Pra, është Ai i Cili i do ata dhe ka vendosur dashuri në zemrat e tyre. Kur ata ta duan Atë, edhe Ai do t’i dojë ata me një dashuri tjetër, si shpërblim për dashurinë e tyre. Kështu që, çdo e mirë është falë Atij. Ai ka bërë çdo shkak përmes të cilave Ai bëhet i dashur për ta; Ai i fiton zemrat e tyre dhe i bën ato që të priren për ta dashur Atë. Ai ua bëri të dashur përmendjen e cilësive të Tij që kanë kuptimet më të gjera, më madhështore dhe më të bukura, të cilat i fitojnë zemrat e shëndosha dhe të drejta, ngaqë zemrat e shëndosha dhe shpirtrat e mirë janë të prirë që ta duan përsosmërinë.”\u003C/p>\u003C/blockquote>\u003Cp>Kur robi të mësojë se Zoti i tij, i Pastri nga çdo mangësi, është Ai që ka dashuri të madhe, që i do të dashurit e Tij, i do ata që i binden Atij, i do besimtarët e devotshëm, i do durimtarët që mbështeten tek Ai, i do ata që pendohen dhe që pastrohen, i do ata që thonë të vërtetën dhe bëjnë vepra të mira, i do të gjithë ata që i binden Atij dhe nga ana tjetër, nuk i do zullumqarët, qafirat, nuk i do tradhtarët dhe ata që e teprojnë, nuk i do arrogantët mendjemëdhenj, atëherë robi e ka detyrë që t’i bindet urdhrit të Tij, të bëjë atë që do Ai dhe është i kënaqur me të, e që janë fjalët e vërteta dhe veprat e mira; robi duhet t’i afrohet Atij duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij, të dojë atë që do Ai qofshin fjalë apo vepra; t’i dojë fjalët e Tij, të Pastrit nga çdo mangësi; ta dojë të Dërguarin e Tij, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe Sunnetin e tij, si dhe të përpiqet që ta pasojë të Dërguarin. Me të gjitha këto arrihet dashuria e Allahut.\u003C/p>\u003Cp>I Lartësuari ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">قُلۡ إِن كُنتُمۡ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِي يُحۡبِبۡكُمُ ٱللَّهُ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡ ذُنُوبَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ٣١\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Thuaj: Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që t’ju dojë Allahu juve dhe t’ua falë mëkatet tuaja. E me të vërtetë që Allahu është Falës i madh, Mëshirplotë.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Ali-Imran, 31\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Po ashtu është transmetuar një lutje nga Profeti - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">أسألُك حُبَّكَ، وحُبَّ من يُحبَّك، وحُبَّ عملٍ يُقرِّبُنِي إلي حُبِّكَ\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Unë të kërkoj Ty që të më dhurosh dashurinë Tënde, dashurinë e atij që të do Ty dhe që unë ta dua veprën që më afron dashurinë Tënde.”\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-reference\">(E ka transmetuar Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu.)\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 54-55","Jeton Shasivari",true,"2026-02-15T12:28:00.358847+00:00","2026-02-15T19:39:40.798833+00:00"]