[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"published-entries":-1,"entry-emri-el-karib":3},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"25455fec-8594-4ff9-a57b-425a79f61f18","emri-el-karib",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Ai që është afër me dijen dhe fuqinë e Tij","الْقَرِيبُ","El-Karib",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"el-Bekarah, 186","وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌۖ أُجِيبُ دَعۡوَةَ ٱلدَّاعِ إِذَا دَعَانِۖ فَلۡيَسۡتَجِيبُواْ لِي وَلۡيُؤۡمِنُواْ بِي لَعَلَّهُمۡ يَرۡشُدُونَ","E nëse të pyesin ty robërit e Mi, në të vërtetë unë jam afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai më lutet Mua, andaj le të më luten Mua dhe të më besojnë Mua, që ata të udhëzohen.","\u003Cp>Emri “\u003Cstrong>El-Karib\u003C/strong>” ka ardhur në Kur`anin Fisnik në tre vende, që janë Fjala e Allahut të Lartësuar:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌۖ أُجِيبُ دَعۡوَةَ ٱلدَّاعِ إِذَا دَعَانِۖ فَلۡيَسۡتَجِيبُواْ لِي وَلۡيُؤۡمِنُواْ بِي لَعَلَّهُمۡ يَرۡشُدُونَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E nëse të pyesin ty robërit e Mi, në të vërtetë unë jam afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai më lutet Mua, andaj le të më luten Mua dhe të më besojnë Mua, që ata të udhëzohen.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Bekarah, 186\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Gjithashtu, është Fjala e Tij:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">قُلۡ إِن ضَلَلۡتُ فَإِنَّمَآ أَضِلُّ عَلَىٰ نَفۡسِيۖ وَإِنِ ٱهۡتَدَيۡتُ فَبِمَا يُوحِيٓ إِلَيَّ رَبِّيٓۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٞ قَرِيبٞ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Thuaj: nëse unë devijoj, në të vërtetë unë kam devijuar veçse në dëm të vetes sime, e nëse udhëzohem, kjo ndodh veçse nëpërmjet shpalljes që ma jep Zoti im, e me të vërtetë që Ai dëgjon dhe është afër.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Sebe’e, 50\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Gjithashtu, është Fjala e Tij:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">۞وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمۡ صَٰلِحٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥۖ هُوَ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ وَٱسۡتَعۡمَرَكُمۡ فِيهَا فَٱسۡتَغۡفِرُوهُ ثُمَّ تُوبُوٓاْ إِلَيۡهِۚ إِنَّ رَبِّي قَرِيبٞ مُّجِيبٞ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Edhe popullit të Themudit u dërguam vëllain e tyre, Salihun, i cili tha: “O populli im, adhuroni Allahun se ju nuk keni të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Atij, Ai i Cili ju nxorri juve nga dheu, ju bëri juve mëkëmbës në të. Pastaj, pendohuni tek Ai se me të vërtetë që Ai është afër dhe përgjigjet.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Hud, 61\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Afërsia e Allahut që tregojnë këto ajete, është afërsi e veçantë për ata që e adhurojnë Atë, e duan, i luten dhe i binden Atij, është një afërsi që nuk dihet realiteti i saj, mirëpo dihen rezultatet e saj nga butësia që tregon Ai me ta, nga suksesi që u jep atyre, nga kujdesi i Tij për ta, nga përgjigjja e Tij për ata që i luten Atij, si dhe nga shpërblimi që u jep atyre të cilët e adhurojnë Atë.\u003C/p>\u003Cp>Kanë ardhur në Sunet hadithe të shumta autentike, të cilat tregojnë për afërsinë e Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm me robërit e Tij dhe robërit e Tij të devotshëm që Ai i do, se Ai e dëgjon lutjen e tyre, i përgjigjet thirrjes së tyre dhe e plotëson kërkesën e tyre. Ka ardhur në librat e dy Sahihëve, nga Ebu Musa el-Esh’arij, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ai ka thënë: Ishim me Profetin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në një udhëtim dhe njerëzit filluan të bënin tekbire me zë të lartë. Atëherë, Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">كنا مع النبي -صلى الله عليه وسلم- في سفر، فكنا إذا أشْرَفْنَا على واد هَلَّلْنَا وكبَّرْنَا وارتفعت أصواتنا، فقال النبي -صلى الله عليه وسلم-: يا أيها الناس، ارْبَعُوا على أنفسكم، فإنكم لا تدعون أصمَّ ولا غائباً، إنَّه معكم، إنَّه سميع قريب.\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“O ju njerëz! Mos i mundoni vetet tuaja sepse në të vërtetë ju nuk po i luteni ndonjë të shurdhëti apo dikujt që nuk është i pranishëm, në të vërtetë ju po i luteni Atij që dëgjon dhe është afër dhe Ai është me ju.”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Ka ardhur gjithashtu në dy librat e Sahihëve, nga Ebu Hurajrah, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i cili ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">ومن تقرَّبَ إليَّ شبرًا تقربْتُ منه ذراعًا ومن تقرَّبَ إلي ذراعًا تقربتُ منه باعًا ، ومن أتاني يمشي أتيتُه هرولةً\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Ka thënë Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm: “Kush më afrohet Mua sa një pëllëmbë, Unë i afrohem atij sa një parakrah, e kush më afrohet Mua sa një parakrah, Unë i afrohem atij sa një krah, e kush vjen tek Unë duke ecur, Unë i shkoj atij nxitimthi.”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 67","Alban Malaj",true,"2026-02-15T13:14:19.866047+00:00","2026-02-15T19:40:11.365437+00:00"]