[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-emri-dhul-xhelali-uel-ikram":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"b566f84f-fbe6-4145-8294-94ed8d3c824f","emri-dhul-xhelali-uel-ikram",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Poseduesi i Madhështisë dhe Lavdisë","ذُو الْجَلاَلِ وَالإِكْرَامِ","Dhul-Xhelali uel-Ikram",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"er-Rahman, 78","تَبَٰرَكَ ٱسْمُ رَبِّكَ ذِى ٱلْجَلَٰلِ وَٱلْإِكْرَامِ","I Madhëruar është Emri i Zotit tënd, Poseduesi i Madhështisë dhe Lavdisë.","\u003Cp>Ky Emër është përmendur në Suren “er-Rahman\" në fjalën e të Lartësuarit:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">تَبَٰرَكَ ٱسْمُ رَبِّكَ ذِى ٱلْجَلَٰلِ وَٱلْإِكْرَامِ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“I Madhëruar është Emri i Zotit tënd, Poseduesi i Madhështisë dhe Lavdisë.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— er-Rahman, 78\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Gjithashtu është transmetuar në Sunetin Profetik mirësia e lutjes me këtë emër. Është transmetuar në “\u003Cstrong>el-Musned\u003C/strong>” nga Rabij'ah Ibn 'Amir, radijAllahu anhu, se e ka dëgjuar Pejgamberin - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - të thotë: \"Thoni: ‘O Posedues i Madhështisë dhe i Lavdisë.\" Pra, kapuni fort pas këtij emri, përqendrohuni te ky emër, thuajeni atë shpesh dhe vazhdimisht në lutjet tuaja.\u003C/p>\u003Cp>Gjithashtu është transmetuar në \"Sahihun e Muslimit\" nga Theubani, radijAllahu anhu, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, pasi mbaronte namazin (pas Selamit) thoshte tre herë “Estagfirull-Llah”, më pas thoshte:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">اللّهُـمَّ أَنْـتَ السَّلامُ وَمِـنْكَ السَّلام تَبارَكْتَ يا ذا الجَـلالِ وَالإِكْـرام\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“O Allah, Ti je i Përsosuri prej çdo mangësie dhe prej Teje vjen shpëtimi, i Lartësuar dhe i Madhëruar je Ti që posedon Madhështinë dhe Lavdinë.”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Ky emër është një nga emrat e përbërë dhe janë një sasi e caktuar e këtyre emrave sipas një grupi të dijetarëve të cilët i llogarisin si Emra të bukur të Allahut.\u003C/p>\u003Cp>Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: \"Gjithashtu prej emrave të Tij janë emrat e përbërë, të tillë si:\u003C/p>\u003Cp>\u003Cstrong>Më i Mëshirshmi i të gjithë mëshiruesëve - أرحم الراحمين\u003C/strong>\u003C/p>\u003Cp>\u003Cstrong>Falësi më i mirë - خير الغافرين\u003C/strong>\u003C/p>\u003Cp>\u003Cstrong>Zoti i botëve - رب العالمين\u003C/strong>\u003C/p>\u003Cp>\u003Cstrong>Sunduesi i Ditës së Gjykimit - مالك يوم الدين\u003C/strong>\u003C/p>\u003Cp>\u003Cstrong>Krijuesi më i mirë - أحسن الخالقين\u003C/strong>\u003C/p>\u003Cp>\u003Cstrong>Grumbulluesi i njerëzve në Ditën që s’ka dyshim në të- جامع الناس ليوم لا ريب فيه\u003C/strong>\u003C/p>\u003Cp>\u003Cstrong>Rrotulluesi i zemrave –مقلب القلوب\u003C/strong>\u003C/p>\u003Cp>Si dhe emra të tjerë të ngjashëm që janë vërtetuar në Kur'an dhe Sunet. Gjithashtu është vërtetuar lejimi i lutjes me këto emra sipas unanimitetit të Muslimanëve.\"\u003C/p>\u003Cp>Në emrin e Allahut të Lartësuar \"Dhul-Xhelali uel-Ikram\" bashkohen dy cilësi: “\u003Cstrong>El-Xhelal\u003C/strong>” përmban madhështinë, ndërsa “\u003Cstrong>el-Ikram\u003C/strong>” përmban lavdinë dhe dashurinë.\u003C/p>\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë: \"Përderisa Ai është që e meriton Madhështinë dhe Lavdinë, atëherë duhet patjetër që të përshkruhet për Veten e Tij me atë që domosdoshmërisht kuptohet prej tyre, siç thua: i Adhuruari është Ai që e meriton të adhurohet. Prandaj, Ai e meriton që të adhurohet gjë që e kërkon ky emër (i Adhuruari i vetëm).” Pra, që të madhërohet dhe lavdërohet nga të tjerët. Vazhdon Ibën Tejmijeh duke thënë: “ ...ndërsa njerëzit nuk mund ta madhërojnë Atë ashtu siç duhet, por Ai është ashtu siç e ka madhëruar Veten e Tij. Gjithashtu Ai meriton plotësisht të Madhërohet e të Lavdërohet, e Ai, i Pastëri prej të metave, e Madhëron dhe e Lavdëron Veten e Tij, ndërsa krijesat nuk mund ta madhërojnë dhe lavdërojnë Atë ashtu siç duhet. Pra “el-Ixhlal” është nga lloji i madhërimit, ndërsa “el-Ikram” është nga lloji i dashurisë dhe lavdërimit dhe është e ngjashme me Fjalën e Tij:\u003C/strong>\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">لَهُ ٱلْمُلْكُ وَلَهُ ٱلْحَمْدُ ۖ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Atij i përket Sundimi dhe Lavdërimi.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Et-Tegabun, 1\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Pra, Atij i përket madhështia dhe sundimi, i përket lavdia dhe lavdërimi.”\u003C/p>\u003Cp>Allahut i takojnë falënderimet e shumta, të sinqerta dhe të begata që ka sjellë lehtësime dhe begati, ndërsa unë nuk e lavdëroj dhe falenderoj Atë ashtu siç duhet. Thotë i Lartësuari:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">رَبِّ أَوْزِعْنِىٓ أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ ٱلَّتِىٓ أَنْعَمْتَ عَلَىَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَىَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَٰلِحًا تَرْضَىٰهُ وَأَدْخِلْنِى بِرَحْمَتِكَ فِى عِبَادِكَ ٱلصَّلِحِينَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“O Zoti im, ma mundëso mua të të falenderoj për begatinë Tënde me të cilën më ke begatuar mua dhe prindërit e mi dhe që të bëj vepra që të kënaqin Ty; dhe me Mëshirën Tënde më fut mua në radhët e robërve të Tu të devotshëm.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— En-Neml, 19\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 105-106","Servet Mata",true,"2026-02-15T12:51:21.038971+00:00","2026-02-15T19:49:21.570849+00:00"]