[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-uehhaab":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":14,"metadata":15,"is_published":19,"created_at":20,"updated_at":21},"a486e4a1-6bff-4dcb-91a3-6a28ae5e9580","el-uehhaab",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Dhuruesi i madh","الوَهَّابُ","El-Uehhaab",{"reference":13,"arabic_text":13,"translation":13},"","\u003Cp>\u003Cbr>Ky emër është përmendur në Kuranin Fisnik në tre vende. Allahu i Lartësuar ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِنْ لَدُنْكَ رَحْمَةً  إِنَّكَ أَنْتَ الْوَهَّابُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003C/div>\u003Cp>“O Zoti ynë, mos na i devijo zemrat tona pasi që i udhëzove dhe na dhuro mëshirë prej Teje. Vërtet, Ti je Dhuruesi i madh.” Ali-Imran, 8\u003C/p>\u003Cp>I Lartësuari ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">أَمْ عِنْدَهُمْ خَزَائِنُ رَحْمَةِ رَبِّكَ الْعَزِيزِ الْوَهَّابِ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003C/div>\u003Cp>“A mos i kanë ata thesaret e mëshirës së Zotit tënd, të Plotfuqishmit, Dhuruesit të madh?!” Sad, 9\u003C/p>\u003Cp>Allahu i Lartësuar kur e përmend lutjen e Pejgamberit Sulejmanit, alejhi selam, ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">قَالَ رَبِّ اغْفِرْ لِي وَهَبْ لِي مُلْكًا لَا يَنْبَغِي لِأَحَدٍ مِنْ بَعْدِي  إِنَّكَ أَنْتَ الْوَهَّابُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003C/div>\u003Cp>“Ai tha: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!” Sad, 35\u003C/p>\u003Cp>El-Uehhaab do të thotë: Ai që dhuron shumë, begaton shumë dhe jep shumë dhe ky mbiemër ka ardhur në shkallën sipërore në gjuhën arabe. Pra, Allahu i Madhëruari dhe i Lartësuari, është Dhurues i madh që u dhuron robërve të Tij nga mirësia e Tij e madhe; Ai u dhuron atyre begati të njëpasnjëshme, u jep shumë të mira dhe u ndanë hise me bollëk. Për këtë arsye, në morfologji mbiemri “\u003Cstrong>el-Uahhab\u003C/strong>” ka ardhur në shkallën sipërore, që do të thotë ai që dhuron shumë dhe jep vazhdimisht gjëra të llojllojshme me bollëk.\u003C/p>\u003Cp>Në Dorën e Tij, të Pastrit nga çdo mangësi, janë thesaret e çdo gjëje; mbretëria e qiejve dhe e tokës janë në Dorën e Tij dhe Ai i ka çelësat e çështjeve. Ai bën me sundimin dhe mbretërinë e Tij si të dëshirojë.\u003C/p>\u003Cp>Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Madhëruari ka përmendur në Kuranin Fisnik disa lloje të dhurimeve dhe i ka përmendur këndvështrimet e Pejgamberëve dhe robërit të Tij të devotshëm, se si i kërkonin dhe i arrinin këto dhurime.\u003C/p>\u003Cp>Këto dhurime të llojllojshme janë në Dorën e Tij, të Pastrit nga çdo mangësi. Ai është Zotëruesi i këtij universi. Ai është Drejtuesi i tij siç dëshiron Ai. Allahu i Lartësuar ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">لِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ  يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ  يَهَبُ لِمَنْ يَشَاءُ إِنَاثًا وَيَهَبُ لِمَنْ يَشَاءُ الذُّكُورَ أَوْ يُزَوِّجُهُمْ ذُكْرَانًا وَإِنَاثًا  وَيَجْعَلُ مَنْ يَشَاءُ عَقِيمًا  إِنَّهُ عَلِيمٌ قَدِيرٌ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003C/div>\u003Cp>“I Allahut është sundimi i qiejve dhe i tokës. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron vajza kujt të dojë dhe djem kujt të dojë; ose disave u dhuron edhe djem edhe vajza, e kë të dojë e lë pa fëmijë. Vërtet, Ai është i Gjithëdijshëm, i Plotëfuqishëm.” Esh-Shura, 49-50\u003C/p>\u003Cp>O Allah, Ty të takon lavdërimi për të mirat e Tua që nuk mbarojnë dhe prej Teje vinë begatitë e shumta.\u003C/p>",{"author":16,"source":17,"translator":18},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 19","Jeton Shasivari",true,"2026-02-14T23:58:54.347595+00:00","2026-02-15T21:06:16.857512+00:00"]