[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-uaasi-u":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"868cb8f5-4e20-48e1-a236-38ef0875e98b","el-uaasi-u",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"","الوَاسِعُ","El-Uaasi’u",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"Gafir, 7","رَبَّنَا وَسِعْتَ كُلَّ شَيْءٍ رَحْمَةً وَعِلْمًا","O Zoti ynë, Ti ke përfshirë çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde.","\u003Cp>[Ai që ka cilësitë me kuptimin më të gjerë të tyre]\u003C/p>\n\u003Cp>Emri i Allahut “\u003Cstrong>el-Uaasi’u’\u003C/strong>” është përsëritur në disa vende në Kur`an.\u003C/p>\n\u003Cp>Kuptimi i emrit “\u003Cstrong>el-Uaasi’u\u003C/strong>” është: Ai që ka cilësitë dhe tiparet me kuptimet më të gjera të tyre, si dhe çdo gjë tjetër që lidhet me to. Aq të gjera janë domethëniet e tyre, saqë askush nuk mund ta lavdërojë Atë ashtu siç meriton Ai, porse Ai është ashtu siç e ka lavdëruar Veten e Tij. Ai ka madhështi të gjerë, ka pushtet të gjerë dhe ka mbretëri të gjerë; Ai ka meritë e mirësi të gjerë, ka fisnikëri dhe bujari të gjerë.\u003C/p>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë i Lartësuari kur sqaron se sa e gjerë është dija dhe mëshira e Tij:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">رَبَّنَا وَسِعْتَ كُلَّ شَيْءٍ رَحْمَةً وَعِلْمًا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“O Zoti ynë, Ti ke përfshirë çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Gafir, 7\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë gjithashtu i Lartësuari kur tregon se sa i gjerë është furnizimi Tij:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنْ يَكُونُوا فُقَرَاءَ يُغْنِهِمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ  وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Nëse ata janë të varfër, Allahu do t’i pasurojë ata nga mirësia e Tij. Allahu jep mirësi të madhe dhe është i Gjithëdijshëm.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— en-Nur, 32\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë gjithashtu i Lartësuari kur sqaron se sa e gjerë është falja e Tij:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَاللَّهُ يَعِدُكُمْ مَغْفِرَةً مِنْهُ وَفَضْلًا  وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“...kurse Allahu ju premton falje dhe mirësi prej Tij. Allahu fal shumë dhe është i Gjithëdijshëm.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Bekare, 268\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Nga çështjet që dëshmojnë për emrin e Tij “\u003Cstrong>el-Uaasi’u\u003C/strong>” është se Ai, i Pastri nga çdo mangësi, u ka dhënë hapësirë të gjerë robërve të Tij në fenë e tyre dhe nuk i ka ngarkuar me diçka që ata nuk kanë mundësi ta bëjnë. Ka thënë i Lartësuari:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">لَا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësisë që ka.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Bekare, 286\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Kështu që, Allahut i takojnë lavdërimet dhe falënderimet e shumta, të mira e të begata, për lehtësimin që na ka dhënë, ashtu siç do dhe kënaqet Zoti ynë.\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 32","Jeton Shasivari",true,"2026-02-15T11:49:24.394573+00:00","2026-02-15T19:54:51.382139+00:00"]