[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-mutekebbir":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"32f7ae8a-e329-46a1-babf-b549b6138fe6","el-mutekebbir",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"i Pastri nga cilësitë e krijesave","المُتَكَبِّرُ","El-Mutekebbir",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"el-Hashr, 23","هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ","Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër; Ai është Sunduesi, i Pastri (nga mangësitë), Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi i të gjitha krijesave, i Plotëfuqishmi, Nënshtruesi, el-Mutekebbir; i Pastër është Allahu nga ajo që ata i shoqërojnë.","\u003Cp>Ky emër është përmendur vetëm në një vend në Kuran, e ajo është fjala e Allahut të Lartësuar:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër; Ai është Sunduesi, i Pastri (nga mangësitë), Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi i të gjitha krijesave, i Plotëfuqishmi, Nënshtruesi, el-Mutekebbir; i Pastër është Allahu nga ajo që ata i shoqërojnë.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Hashr, 23\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Emri “\u003Cstrong>el-Mutekebbir\u003C/strong>” tregon se Ai, i Pastri nga çdo mangësi, përshkruhet me pastërti dhe me madhështi.\u003C/p>\n\u003Cp>El-kibrija (madhështia dhe pastërtia) është cilësi e Allahut e cila nuk i takon askujt tjetër përveç se Atij.\u003C/p>\n\u003Cp>Katadeja ka thënë: “Emri ‘el-Mutekebbir’ do të thotë ai që është i pastër dhe larg çdo të keqeje.”\u003C/p>\n\u003Cp>Po ashtu ka thënë: “Ai që është larg veprave të këqija.”\u003C/p>\n\u003Cp>Po ashtu ka thënë: “Ai që është i pastër dhe larg çdo sherri.”\u003C/p>\n\u003Cp>Mukatili ka thënë: “Ai që është i Madhëruar nga çdo e keqe.”\u003C/p>\n\u003Cp>Ebu Is’hak es-Subei’i ka thënë: “Ai që i Pastër nga padrejtësia ndaj krijesave të Tij.”\u003C/p>\n\u003Cp>Mejmun bin Mihran ka thënë: “Ai që është i Pastër dhe larg çdo të keqeje dhe çdo vepre te keqe; prej Tij vijnë vetëm të mira.”\u003C/p>\n\u003Cp>Të gjitha këto në tërësi do të thonë se ky emër “\u003Cstrong>el-Mutekebbir\u003C/strong>” tregon se Allahu është larg çdo cilësie që kanë krijesat; Ai është i Madhëruar dhe i Pastër nga përngjasimet me krijesat apo krijesat t’i përngjajnë atij; Ai është i Lartësuar nga çdo mangësi dhe e metë. Pra, Ai është “\u003Cstrong>el-Mutekebbir\u003C/strong>” nga çdo sherr, e keqe, padrejtësi dhe çdo lloj mangësie. Ky emër garanton duke pohuar plotësinë dhe përsosmërinë e Tij në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij.\u003C/p>\n\u003Cp>Kurse robi që është i krijuar, pozita e tij është të qenit rob i Allahut, nënshtrimi, varësia, përgjërimi, përulja dhe përkulja ndaj të Madhit, të Lartësuarit, të Madhërishmit që posedon madhështinë. Ndoshta te ky emër qëndron njëra nga fshehtësitë e përmendjes së Allahut me tekbir (fjala “Allahu Ekber” -  Allahu është më i Madhi), kur përulemi në ruku dhe sexhde dhe kur e përmendim Lartmadhërinë (el-kibrijaa) dhe madhështinë e Tij kur jemi në ruku dhe sexhde.\u003C/p>\n\u003Cp>Por, nëse robi e ngre veten lart dhe tregohet mendjemadh kundrejt qëllimit për të cilin është sjellë në ekzistencë dhe është krijuar për ta realizuar këtë qëllim, e që është adhurimi i Allahut duke iu nënshtruar, përulur dhe përgjëruar vetëm Atij, atëherë Allahu do ta ndëshkojë atë me ndëshkimin më të madh dhe do ta poshtërojë atë në dunja dhe ahiret.\u003C/p>\n\u003Cp>Allahu, i Pastri nga çdo mangësi, ka përmendur në disa vende të ndryshme në Librin e Tij të fuqishëm, shembuj të personave dhe popujve që u treguan mendjemëdhenj dhe e mbajtën veten lart; gjithashtu tregoi ndëshkimin që i kapi ata në dunja si dhe ndëshkimin që do t’i gjejë ata në botën tjetër, me qëllim që të bëhet e qartë rruga e kriminelëve dhe keqbërësve dhe gjithashtu të shërbejë si mësim për ata që duan të marrin mësim dhe këshillë për ata që duan të marrin këshilla.\u003C/p>\n\u003Cp>E lusim Allahun, të Pastrin nga çdo mangësi, që të na bëjë të nënshtruar karshi Tij dhe të na ruajë nga rruga e mendjemëdhenjve. Ai është i vetmi, i Madhërishmi dhe i Larëtsuari që i sjell begatitë dhe Ai është Ndihmuesi.\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 71","Jeton Shasivari",true,"2026-02-15T12:33:49.832469+00:00","2026-02-15T19:45:12.852962+00:00"]