[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-muhsin":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"ce1eeee8-0e56-4881-a519-4cab769d3524","el-muhsin",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Bamirësi","المُحْسِنُ","El-Muhsin",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"El-Kasas, 77","وَأَحْسِن كَمَآ أَحْسَنَ ٱللَّهُ إِلَيْكَ","Bëj mirë siç të ka bërë mirë Allahu ty.","\u003Cp>Ky emër nuk është përmendur në Kur'an si emër por është përmendur si folje, siç është fjala e të Lartësuarit:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَأَحْسِن كَمَآ أَحْسَنَ ٱللَّهُ إِلَيْكَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Bëj mirë siç të ka bërë mirë Allahu ty.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Kasas, 77\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Dhe Fjala e Tij:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَقَدْ أَحْسَنَ بِىٓ إِذْ أَخْرَجَنِى مِنَ ٱلسِّجْنِ وَجَآءَ بِكُم مِّنَ ٱلْبَدْوِ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Vërtetë Ai më bëri mirësi mua kur më nxori nga burgu e juve ju solli këtu nga shkretëtira.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Jusuf, 100\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Ndërsa në sunet ka ardhur pohimi i këtij emri për Allahun e Plotfuqishëm e të Lartëmadhërishëm, siç është fjala e Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">إذا حكمتم فاعدلوا، و إذا قتلتم فأحسنوا، فإن الله محسن يحب المحسنين\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Kur të gjykoni tregohuni të drejtë, e kur ta vrisni prenë, vriteni në mënyrën më të mirë. Me të vërtetë që Allahu është i Mirë dhe i do të mirët.”\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-reference\">(Këtë hadith e transmetojnë et-Taberanij dhe Ebu Nu'ajm me rrugë të mirë transmetimi.)\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Kuptimi i Emrit të Allahut “\u003Cstrong>El-Muhsin\u003C/strong>” ka origjinën te mirësia, begatimi, bujaria, nderimi, mirënjohja, dhënia dhe dhurimi. Bamirësia është cilësi e pandashme e Tij, të Pastrit prej të metave. Çdo gjë që ekziston nuk mund të ketë pavarësi nga Mirësia e Tij as sa një përpëlitje syri, duke i krijuar, furnizuar dhe ndihmuar ato. Thotë i Lartësuari:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">ٱلَّذِىٓ أَحْسَنَ كُلَّ شَىْءٍ خَلَقَهُۥ ۖ وَبَدَأَ خَلْقَ ٱلْإِنسَٰنِ مِن طِينٍۢ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Ai është i Cili e përsosi çdo gjë që krijoi, ndërsa njeriun e krijoi nga balta.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Es-Sexhdeh, 7\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>\u003Cstrong>Thotë i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَصَوَّرَكُمْ فَأَحْسَنَ صُوَرَكُمْ ۖ وَإِلَيْهِ ٱلْمَصِيرُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Ai (Allahu) ju formoi juve në formën më të përkryer dhe tek Ai do të ktheheni.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Et-Tegabun, 3\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Mirësia dhe begatia më e madhe është udhëzimi në këtë Fe, hapja e krahërorit për të qenë i qëndrueshëm ndaj bindjes së Zotit të botëve, qëndrueshmëria në të vërtetën dhe në udhëzim deri në vdekje derisa kjo të kurorëzohet me nderimin më të madh, bamirësinë më të shtrenjtë, e që është hyrja në Xhenet Ditën e Gjykimit dhe t’i mundësohet ta shikojë Bujarin, të Gjithëmëshirshmin, Bamirësin, Dhënësin e të gjitha mirësive. I lutemi Atij, të Pastrit nga çdo e metë, që të na japë nga bujaria e Tij e madhe dhe mirësia e Tij e pashtershme.\u003C/p>\u003Cp>Allahu, i Pastri prej të metave, dëshiron prej robërve të Tij që të afrohen tek Ai duke iu përmbajtur kuptimeve të Emrave të Tij. Ai është i Gjithëmëshirshmi, i do të mëshirshmit; Ai është më Bujari dhe i do bujarët; Ai është më Bamirësi dhe i do vepërmirët. Thotë i Lartësuari:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَأَحْسِنُوٓاْ ۛإِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُحْسِنِينَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Bëni mirë sepse vërtetë Allahu i do vepërmirët.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Bekareh, 195\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Gjithashtu prej mirësisë është edhe mirësia që u bën robërve të Allahut, duke u sjellë mirë me prindërit, duke i mbajtur lidhjet farefisnore, duke i përmbushur të drejtat e të tjerëve, duke i ndihmuar nevojtarët, duke mos i dëmtuar njerëzit, duke u përpjekur për t'u bërë mirë atyre si dhe mirësi të tjera që mund të bësh me robërit e Allahut.\u003C/p>\u003Cp>Në lidhje me këtë, Allahu ka premtuar shpërblim të madh në këtë botë dhe në botën tjetër në shumë ajete Kur'anore. Ndërsa në Fjalën e Tij, të Pastrit prej të metave, ka bashkuar mes këtyre dy shpërblimeve, ku thotë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">فَـَٔاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ ثَوَابَ ٱلدُّنْيَا وَحُسْنَ ثَوَابِ الآخِرَةِ ۗ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلْمُحْسِنِينَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Kështu Allahu ua dha atyre shpërblimin në këtë botë dhe shpërblim më të mirë në botën tjetër. Me të vërtetë që Allahu i do vepërmirët.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Al-'Imran, 148\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Allahun na bëftë neve prej tyre me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij.\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 79-80","Servet Mata",true,"2026-02-15T12:35:23.387581+00:00","2026-02-15T19:45:33.963231+00:00"]