[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-mexhiid":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"e0ab3b91-848a-4a28-b380-d302da46baf6","el-mexhiid",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Ai që meriton çdo madhërim dhe lavdërim","المَجِيدُ","El-Mexhiid",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"Hud, 73","رَحْمَتُ اللَّهِ وَبَرَكَاتُهُ عَلَيْكُمْ أَهْلَ الْبَيْتِ  إِنَّهُ حَمِيدٌ مَجِيدٌ","...mëshira e Allahut dhe begatia e Tij qoftë mbi ju – familjen e të Dërguarit (Ehli Bejtin). Me të vërtetë, Ai është i Lavdishmi dhe i Madhërishmi.","\u003Cp>Ky është një emër madhështor që është përmendur në dy vende në Librin e Allahut. Fjala e Tij, të Lartësuarit:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">رَحْمَتُ اللَّهِ وَبَرَكَاتُهُ عَلَيْكُمْ أَهْلَ الْبَيْتِ  إِنَّهُ حَمِيدٌ مَجِيدٌ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“...mëshira e Allahut dhe begatia e Tij qoftë mbi ju – familjen e të Dërguarit (Ehli Bejtin). Me të vërtetë, Ai është i Lavdishmi dhe i Madhërishmi.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Hud, 73\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Po ashtu, fjala e Tij të Lartësuarit:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَهُوَ الْغَفُورُ الْوَدُودُ ذُو الْعَرْشِ الْمَجِيدُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E Ai është Falësi i madh, Dashamiri, Zotëruesi i Arshit të madhërishëm.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Buruxh, 14-15\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Fjala “\u003Cstrong>el-Mexhid\u003C/strong>” në Kuran është përmendur si cilësi për Allahun e Plotfuqishëm dhe të Madhëruar dhe është përmendur edhe si përshkrim për Arshin.\u003C/p>\u003Cp>Emri “\u003Cstrong>el-Mexhiid\u003C/strong>” është një nga emrat e bukur që tregon se përmban një numër cilësish e nuk përmban një domethënie të vetme.\u003C/p>\u003Cp>Kuptimi i këtij emri është: Ai që posedon cilësitë me domethëniet më të gjera dhe që është i Madhështori i këtyre cilësive; Ai që posedon cilësi të shumta dhe është Bujari absolut i këtyre cilësive. Pra, emri “\u003Cstrong>el-Mexhid\u003C/strong>” i referohet madhështisë së cilësive të Tij, të cilat cilësi janë të shumta dhe kanë kuptimet më të gjëra; i referohet madhështisë së zotërimit dhe pushtetit të Tij; i referohet veçimit të Tij me përsosmëri absolute, madhëri absolute dhe bukuri absolute, të cilat robërit nuk mund t’i përfshijnë me dijen e tyre.\u003C/p>\u003Cp>Allahu, i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar, e madhëron Veten e Tij në Librin e Tij në disa ajete të ndryshme, madje krejt Kurani Fisnik është Libër i madhështisë dhe lavdërimit për Allahun e Plotfuqishëm e të Madhërishëm. Nuk ka ajet në Kuran që nuk e përmend një emër të bukur të Allahut, një cilësi të Tij të lartë dhe një vepër të Tij të urtë; shumica e ajeteve të Kuranit i përmbajnë këto. Ajetul-Kursij është ajeti më madhështor i Kuranit Fisnik në të cilin përmenden pesë emra të bukur të Allahut dhe mbi njëzet cilësi të Allahut; Sureja el-Ikhlas e cila është e barabartë me një të tretën e Kuranit, i dedikohet sqarimit të emrave të bukur të Allahut dhe cilësive të Tij madhështore; Sureja el-Fatiha e cila është sureja më madhështore në Kuranin Finsik, gjysma e saj përmban lavdërim dhe madhërim për Allahun.\u003C/p>\u003Cp>Muslimi transmeton ne Sahihun e Tij nga hadithi i Ebu Hurejras, radijAllahu anha, se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, duke thënë: \u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Allahu i Lartësuar thotë: “E kam ndarë namazin midis meje dhe robit Tim në dy pjesë dhe robit Tim i takon ajo që kërkon. Kur robi thotë “el-Hamdulil-lahi Rabbil-‘Alemin (Të gjitha lavdërimet i takojnë Zotit të botëve)” Allahu i Lartësuar thotë “Robi Im më falënderoi!” e kur të thotë “er-Rahmani er-Rahiim (i Gjithëmëshirshmi, Mëshiruesi)” Allahu i Lartësuar thotë: “Robi Im më lavdëroi!” e kur të thotë: “Maliki jeumi Din (Sunduesi i Ditës së Gjykimit),” Allahu i Lartësuar thotë “Robi Im më madhëroi!”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Kur falësi i namazit është në teshehud, e lavdëron dhe e madhëron Allahun, pastaj e përfundon teshehudin me fjalët e tij “Inneke Hamidun Mexhiiid (Pa dyshim se Ti je i Lavdishmi, i Madhëruari).” Pra, namazi fillon me hamd (falënderim) dhe madhërim dhe gjithashtu përfundon me hamd dhe madhërim, madje namazi fund e krye përbehet nga hamd-i dhe madhërimi për të Lavdishmin dhe të Madhëruarin, të Pastrin nga çdo mangësi; Ai që meriton lavdërimin dhe madhërimin.\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 44","Jeton Shasivari",true,"2026-02-15T12:15:48.851188+00:00","2026-02-15T12:16:43.612874+00:00"]