[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-melik-ve-el-meliik":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":16,"commentary":18,"metadata":19,"is_published":23,"created_at":24,"updated_at":25},"0ced5ce3-0c1a-48fe-8c59-91e8b77a3559","el-melik-ve-el-meliik",[8,12],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Sunduesi, Zotëruesi","المَلِكُ","El-Melik",{"meaning":13,"arabic_name":14,"transliteration":15},"Sunduesi absolut","المَلِيكُ","El-Meliik",{"reference":17,"arabic_text":17,"translation":17},"","\u003Cp>\u003Cbr>Emri “\u003Cstrong>el-Melik\u003C/strong>” është përmendur në Kuranin Fisnik në pesë vende të ndryshme. Një nga ato është fjala e Tij, të Lartësuarit\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003C/div>\u003Cp>“Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë, Sunduesi, i Pastri nga çdo mangësi.” El-Hashr, 23\u003C/p>\u003Cp>Emri “\u003Cstrong>el-Meliik\u003C/strong>” është përmendur në një vend të vetëm në fjalën e Tij, të Lartësuarit:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَرٍ فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِنْدَ مَلِيكٍ مُقْتَدِرٍ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003C/div>\u003Cp>“Të devotshmit janë në Xhenete dhe lumenj. Në vendin e të vërtetës, tek Sunduesi i Plotfuqishëm.” El-Kamer, 54-55\u003C/p>\u003Cp>Këto dy emra tregojnë se Allahu, i Pastërti nga çdo mangësi, posedon sundimin. Që do të thotë se Ai është Zotërues i të gjitha gjërave dhe Ai është që i drejton ato; askush nuk mund ta pengojë dhe të konkurrojë me Atë.\u003C/p>\u003Cp>Është përsëritur në Kuranin Fisnik sqarimi se veçimi i Allahut në sundim, në të cilin Ai nuk ka ortak, dhe ky sqarim është një argument i qartë se është detyrë që vetëm Ai të veçohet me adhurim. I Lartësuari ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">ذَلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ لَهُ الْمُلْكُ  لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ  فَأَنَّى تُصْرَفُونَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003C/div>\u003Cp>“Ky është Allahu, Zoti juaj; Atij i përket sundimi; nuk ka të adhuruar tjetër që e meriton adhurimin përveç Tij. Atëherë, si është e mundur që ju largoheni nga Ai?” ez-Zumer, 6\u003C/p>\u003Cp>Gjithashtu është argument që vërteton se adhurimi që i dedikohet dikujt tjetër në vend të Allahut, dikujt që nuk posedon për veten e tij as dëm e as dobi, as jetë as vdekje e as ringjallje, mu ky është devijimi më i madh dhe pavërtetësia më e madhe. Në Kur`an kanë ardhur një numër ajetesh që e pohojnë këtë realitet dhe e sqarojnë këtë çështje, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">ذَلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ لَهُ الْمُلْكُ  وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِنْ قِطْمِيرٍ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003C/div>\u003Cp>“Ky është Allahu, Zoti juaj; Atij i përket sundimi, kurse ata që i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as edhe një cipë të bërthamës së hurmës.” Fatir, 13\u003C/p>\u003Cp>Po ashtu, ka thënë i Lartësuari:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَاتَّخَذُوا مِنْ دُونِهِ آلِهَةً لَا يَخْلُقُونَ شَيْئًا وَهُمْ يُخْلَقُونَ وَلَا يَمْلِكُونَ لِأَنْفُسِهِمْ ضَرًّا وَلَا نَفْعًا وَلَا يَمْلِكُونَ مَوْتًا وَلَا حَيَاةً وَلَا نُشُورً\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003C/div>\u003Cp>“Ata kanë marrë të adhuruar të tjerë në vend të Tij, të adhuruar që nuk krijojnë asgjë e që vetë ata janë të krijuar, të cilët nuk zotërojnë për vetet e tyre as dëm e as dobi, nuk zotërojnë as vdekje, as jetë e as ringjallje.” El-Furkan, 3\u003C/p>\u003Cp>Ai që nuk zotëron asnjë grimcë në këtë univers, nuk lejohet që t’i dedikohet asnjë formë adhurimi, ngaqë adhurimi është e drejtë vetëm e Sunduesit të Madh, Krijuesit Fisnik, Zotit që drejton çdo gjë në këtë gjithësi, i Cili nuk ka ortak; Ai është i Plotëfuqishmi, i Gjithëpushtetshmi, i Lartmadhëruari, e s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij.\u003C/p>",{"author":20,"source":21,"translator":22},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 14","Jeton Shasivari",true,"2026-02-14T23:52:52.881142+00:00","2026-02-15T21:05:26.398762+00:00"]