[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-kudduus-ve-es-subbuuh":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":16,"commentary":20,"metadata":21,"is_published":25,"created_at":26,"updated_at":27},"2c5c44f3-77df-4674-88cc-0cbe953a68cf","el-kudduus-ve-es-subbuuh",[8,12],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"i Pastri nga çdo mangësi apo ortakëri","الْقُدُّوسُ","El-Kudduus",{"meaning":13,"arabic_name":14,"transliteration":15},"i Madhëruari, i Pastri nga çdo gjë që nuk i ka hije Atij","السُّبُّوحُ","Es-Subbuuh",{"reference":17,"arabic_text":18,"translation":19},"el-Hashr, 23","هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلۡمُؤۡمِنُ ٱلۡمُهَيۡمِنُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡجَبَّارُ ٱلۡمُتَكَبِّرُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ٢٣","Ai është Allahu, është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Ai është Mbreti, i Pastri nga çdo mangësi, i Përsosuri që nuk i ngjitet asnjë e metë, Dhënësi i sigurisë, Dëshmuesi, i Plotfuqishmi, i Lartmadhërishmi, Krenari. I pastër është Allahu nga ato gjëra që ia shoqërojnë ata!","\u003Cp>Sa i përket emrit të Allahut – Tebarake ue Te’ala – “\u003Cstrong>el-Kuddusu\u003C/strong>”, ai është përmendur në Kuran dy herë. Ka thënë i Lartësuari:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلۡمُؤۡمِنُ ٱلۡمُهَيۡمِنُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡجَبَّارُ ٱلۡمُتَكَبِّرُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ٢٣\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Ai është Allahu, është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Ai është Mbreti, i Pastri nga çdo mangësi, i Përsosuri që nuk i ngjitet asnjë e metë, Dhënësi i sigurisë, Dëshmuesi, i Plotfuqishmi, i Lartmadhërishmi, Krenari. I pastër është Allahu nga ato gjëra që ia shoqërojnë ata!”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Hashr, 23\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ ٱلۡمَلِكِ ٱلۡقُدُّوسِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ١\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Çdo gjë që është në qiej e çdo gjë që është në tokë e madhëron Allahun, Mbretin, të Pastrin nga çdo mangësi, të Plotfuqishmin, Gjykuesin më të urtë.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Xhumu’ah, 1\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Ndërsa emri “\u003Cstrong>es-Subbuhu\u003C/strong>” është përmendur në Sunet, te hadithi që ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij, nga Nëna e Besimtarëve, ‘Aishah – radijAllahu ‘anha –, se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thoshte kur ishte në ruku dhe në sexhde: “Subbuhun Kuddusun Rabbul-melaiketi uerr-rruuh.” (i Madhëruar dhe i Pastër nga çdo mangësi është Zoti i melaikeve dhe i Xhibrilit.)\u003C/p>\n\u003Cp>Profeti – ‘alejhis-salatu ues-selam – i ka mbledhur te ky hadith tesbihun (Subbuhun) me takdisin (Kuddusun), siç i bashkoi Allahu i Lartësuar të dyja bashkë, kur Ai përmendi tesbihun dhe takdisin që i bënë melaiket Allahut:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَنَحۡنُ نُسَبِّحُ بِحَمۡدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَۖ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Ne të madhërojmë Ty për lavdinë Tënde dhe dëshmojmë që Ti je i pastër nga çdo mangësi.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Bekarah, 30\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Këtu duhet të mësohet se tesbihu dhe takdisi për Allahun bëhen duke dëshmuar e duke deklaruar që Allahu është i Pastër nga çdo mangësi apo e metë, si dhe duke pohuar lavdet që meriton Ai dhe cilësitë e përsosura të Allahut - i Pastri nga çdo mangësi -, të cilat janë ashtu siç i kanë hije Atij.\u003C/p>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijjeh – rahimehUllah –: “Urdhri për t’i bërë tesbih Allahut do të thotë që të deklarosh se Allahu është i Pastër nga çdo mangësi e nga çdo gjë e keqe, si dhe të pohosh lavdet me të cilat Ai e ka lavdëruar Veten e Tij. Pra, tesbihu nënkupton pastrimin, lavdërimin, madhërimin dhe veçimin e Tij.”\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cp>Nga kjo mësohet se mohimi i cilësive, mos-pohimi i tyre dhe refuzimi i domethënieve të tyre reale nga ana e bidatçijve “Mu’attileh”, me pretendimin se gjasme ata po e madhërojnë Allahun dhe po e pastrojnë nga çdo mangësi që i mvishet Atij, në të vërtetë nuk është aspak tesbih dhe as takdis, porse është refuzim dhe mohim, devijim dhe shpifje.\u003C/p>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë Ibën Rexheb – rahimehUllah – për kuptimin e Fjalës së Allahut të Lartësuar:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">فَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Andaj ti bëj tesbih me Emrin e Zotit tënd.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Hixhr, 98\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cblockquote>\u003Cp>“Domethënë: madhëroje Atë me lavdet që ia ka bërë Ai Vetes së Tij, sepse jo çdo tesbih është i lavdëruar, njësoj si tesbihu që bëjnë Muëtezilët, ngaqë ai përmban mohim për shumë prej cilësive të Allahut.”\u003C/p>\u003C/blockquote>\n\u003Cp>Fjala e Ibën Rexhebit: “sepse jo çdo tesbih është i lavdëruar” është një fjalë tejet e rëndësishme, sepse t’i bësh tesbih Allahut duke refuzuar e mohuar cilësitë e Tij dhe duke mos i pohuar ato, është një çështje për të cilën nuk mund të lavdërohet ai që e bën atë, përkundrazi, ai duhet të qortohet rëndë fare. Ai njeri nuk është prej atyre që i bëjnë tesbih Allahut me lavdet që i takojnë Atij, porse është prej atyre që i mohojnë, i refuzojnë dhe i përgënjeshtrojnë ato, kurse Allahu e ka deklaruar Veten e Tij të Pastër nga fjala që thonë ata dhe nga mohimi i tyre, sepse Ai ka thënë:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ١٨٠ وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلۡمُرۡسَلِينَ١٨١ وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ١٨٢\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“I Pastër është Zoti yt, Zoti i lavdisë, nga ato që i përshkruajnë ata. Paqja qoftë për të Dërguarit. E të gjitha lavdet dhe falenderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— es-Safat, 180-182\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Pra, Allahu e ka deklaruar Veten e Tij të Pastër nga ato që ia përshkruajnë Atij kundërshtarët e të Dërguarve, pastaj Ai dërgoi paqe mbi të Dërguarit, për shkak të fjalës së drejtë që thanë ata për hakun e Allahut, pa i mveshur Atij mangësi apo të meta.\u003C/p>",{"author":22,"source":23,"translator":24},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 39","Alban Malaj",true,"2026-02-15T12:12:58.554505+00:00","2026-02-15T19:55:28.197436+00:00"]