[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-kadiir-ve-el-kaadir-ve-el-muktedir":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":20,"commentary":24,"metadata":25,"is_published":29,"created_at":30,"updated_at":31},"ecbae7df-fc00-4da8-a8c7-7bc0a02c58ce","el-kadiir-ve-el-kaadir-ve-el-muktedir",[8,12,16],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"I Fuqishmi","الْقَدِيرُ","El-Kadiir",{"meaning":13,"arabic_name":14,"transliteration":15},"Fuqiploti","الْقَادِرُ","El-Kaadir",{"meaning":17,"arabic_name":18,"transliteration":19},"I Fuqishmi Absolut","الْمُقْتَدِرُ","El-Muktedir",{"reference":21,"arabic_text":22,"translation":23},"el-Bekarah, 284","وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ ‎","Allahu është për çdo gjë i Plotfuqishëm.","\u003Cp>Të gjitha këto emra janë përmendur në Kur`an, por emri që është përmendur më shumë është “\u003Cstrong>el-Kadiiru\u003C/strong>”, pastaj “\u003Cstrong>el-Kaadir\u003C/strong>” dhe pas tij “\u003Cstrong>el-Muktedir\u003C/strong>”. Ka thënë i Lartësuari:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ ‎\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Allahu është për çdo gjë i Plotfuqishëm.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Bekarah, 284\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">قُلْ هُوَ الْقَادِرُ عَلَىٰ أَن يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَابًا مِّن فَوْقِكُمْ أَوْ مِن تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ أَوْ يَلْبِسَكُمْ شِيَعًا وَيُذِيقَ بَعْضَكُم بَأْسَ بَعْضٍ ۗ انظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ الْآيَاتِ لَعَلَّهُمْ يَفْقَهُونَ ‎\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Thuaj: Ai është i Fuqishmi që ju dërgon (po të dojë) një dënim nga sipër jush ose nga poshtë këmbëve tuaja ose që t’u përçajë juve në grupacione dhe t’ju bëjë që ta provoni zullumin që do t’ia bëni njëri-tjetrit.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-En’am, 65\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Të gjitha këto emra vërtetojnë që fuqia është cilësi e Allahut dhe se Allahu i Patëmeta ka fuqi të plotë. Me fuqinë e Tij, Ai solli në ekzistencë çdo gjë që ekziston, me fuqinë e Tij i sistemoi ato, me fuqinë e Tij u dha formën e tyre dhe i drejtoi, me fuqinë e Tij u jep jetë dhe vdekje, i ringjall robërit e Tij që të marrin shpërblimin, e shpërblen bamirësin për bamirësinë e tij dhe të ligun për ligësinë e tij. Pra, është Ai i Cili kur do diçka thotë “Bëhu!” dhe ajo bëhet menjëherë. Është Ai i cili i ndryshon zemrat dhe i lëviz ato si të dojë e të dëshirojë Ai; Ai udhëzon kë të dojë dhe devijon kë të dojë, Ai e bën besimtarin që të besojë dhe qafirin që të mohojë, Ai e bën të mirin që të bëjë vepra të mira dhe të poshtrin që të bëjë vepra të poshtra.\u003C/p>\n\u003Cp>E prej bazave madhështore të Imanit është edhe Imani në Kader. Ka thënë Allahu i Lartësuar:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنَّا كُلَّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَٰهُ بِقَدَرٖ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E me të vërtetë që Ne gjithçka e kemi krijuar me Kader.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Kamer, 49\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَخَلَقَ كُلَّ شَيۡءٖ فَقَدَّرَهُۥ تَقۡدِير\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Ai ka krijuar çdo gjë dhe e ka përcaktuar me Kader.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Furkan, 2\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>E kush nuk beson në Kader nuk ka besuar në Allahun e Plotfuqishëm e të Madhërishëm. Ka thënë Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë: “Kaderi është fuqia e Allahut.” Kështu që, mohimi i Kaderit është mohim i fuqisë së Allahut të Plorfuqishëm e të Madhërishëm dhe është mohim i cilësive të Allahut të Patëmeta apo mohim i disave prej tyre. E kjo e kundërshton Imanin në Allahun e Patëmeta dhe Teuhidin e Tij.\u003C/p>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë Ibën ‘Abbasi – radijAllahu ‘anhuma –: “Kaderi është sistemuesi i Teuhidit, sepse kush e veçon Allahun e Plotfuqishëm e të Madhërishëm me Teuhid dhe beson në Kader, atëherë kjo është lidhja më e fuqishme e cila nuk këputet kurrë, ama kush e veçon Allahun me Teuhid por nuk beson në Kader, ai e ka hedhur poshtë Teuhidin.”\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cp>Kështu që, Imani në fuqinë e Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm, të cilin e përmbajnë Emrat e Tij “\u003Cstrong>el-Kadiir\u003C/strong>” \u003Cspan class=\"font-arabic-name\" dir=\"rtl\">(الْقَدِيرُ)\u003C/span>, “\u003Cstrong>el-Kaadir\u003C/strong>” \u003Cspan class=\"font-arabic-name\" dir=\"rtl\">(الْقَادِرُ)\u003C/span> dhe “\u003Cstrong>el-Muktedir\u003C/strong>” \u003Cspan class=\"font-arabic-name\" dir=\"rtl\">(الْمُقْتَدِرُ)\u003C/span>, lë gjurmë madhështore dhe fryte të begatshme te robi, për dynjanë dhe ahiretin tij. E si mos të jetë kështu, përderisa Imani në Kader është boshti dhe sistemuesi i Teuhidit, është themeli dhe plotësuesi i Imanit, është baza e fesë dhe mbështetësja e saj, ngaqë ai është një prej shtyllave të Imanit dhe një prej themeleve kryesore të Ihsanit.\u003C/p>",{"author":26,"source":27,"translator":28},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq.52-53","Alban Malaj",true,"2026-02-15T12:23:39.778427+00:00","2026-02-15T19:50:46.268501+00:00"]