[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-haliim":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":22},"61b1ef9d-5333-4637-83c8-6f2ea6993ac5","el-haliim",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Ai që vetpërmbahet tej mase pavarësisht padrejtësive dhe gjynaheve që bëjnë robërit e Tij","الحَلِيمُ","El-Haliim",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"Fatir, 41","إِنَّ ٱللَّهَ یُمۡسِكُ ٱلسَّمَـٰوَاتِ وَٱلۡأَرۡضَ أَن تَزُولَاۚ وَلَىِٕن زَالَتَاۤ إِنۡ أَمۡسَكَهُمَا مِنۡ أَحَدٍ مِّنۢ بَعۡدِهِۦۤ إِنَّهُۥ كَانَ حَلِیمًا غَفُورا","Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s'ka askush pos Tij që mund t'i mbajë. E me të vërtetë që Ai është shumë i Vetpërmbajtur dhe Falës i madh.","\u003Cp>Ky emër është përmendur në disa vende në Kur`anin Fisnik. Allahu i Lartësuar thotë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنَّ ٱللَّهَ یُمۡسِكُ ٱلسَّمَـٰوَاتِ وَٱلۡأَرۡضَ أَن تَزُولَاۚ وَلَىِٕن زَالَتَاۤ إِنۡ أَمۡسَكَهُمَا مِنۡ أَحَدٍ مِّنۢ بَعۡدِهِۦۤ إِنَّهُۥ كَانَ حَلِیمًا غَفُورا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s'ka askush pos Tij që mund t'i mbajë. E me të vërtetë që Ai është shumë i Vetpërmbajtur dhe Falës i madh.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Fatir, 41\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Dhe thotë gjithashtu i Lartësuari:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَٱللَّهُ یَعۡلَمُ مَا فِی قُلُوبِكُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِیمًا حَلِیما\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Allahu di çfarë ka në zemrat tuaja. Me të vërtetë që Allahu është i Gjithëdijshëm dhe shumë i Vetpërmbajtur.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Ahzab, 51\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Kuptimi i këtij emri është: Ai që nuk nxiton t’i dënojë robërit e Tij, për shkak të gjynaheve dhe mosbindjes së tyre; Ai sheh se robërit e Tij e mohojnë dhe kundërshtojnë Atë, por prapë tregohet i Vetpërmbajtur me ta, u jep kohë, i pret, u jep afat dhe nuk nxitohet; Ai u jep atyre të mira, pavarësisht kundërshtimeve, gjynaheve dhe gabimeve të shumta që bëjnë ata.\u003C/p>\u003Cp>Pra, Ai i tregohet shumë i Vetpërmbajtur me gjynahet që bëjnë gjynahqarët dhe u jep kohë atyre që të pendohen, nuk i ndëshkon menjëherë, në mënyrë që ata të kthehen dhe të pendohen tek Allahu.\u003C/p>\u003Cp>Ka njoftuar Ai që është i Pastër nga çdo mangësie, për vetpërmbajtjen e Tij të madhe ndaj atyre që bëjnë gjynahe, mëkate dhe lloje të tjera të zullumit, se nëse Ai do t’i ndëshkonte ata menjëherë për gjynahet e tyre, atëherë nuk do të kishte lënë asnjë krijesë mbi sipërfaqen e tokës, sikurse thotë i Lartësuari:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَلَوۡ یُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِظُلۡمِهِم مَّا تَرَكَ عَلَیۡهَا مِن دَاۤبَّة وَلَـٰكِن یُؤَخِّرُهُمۡ إِلَىٰۤ أَجَل مُّسَمّىۖ فَإِذَا جَاۤءَ أَجَلُهُمۡ لَا یَسۡتَـٔۡخِرُونَ سَاعَة وَلَا یَسۡتَقۡدِمُونَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Po t’i dënonte Allahu njerëzit për shkak të zullumit të tyre, nuk do të linte mbi tokë asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë e as ta përshpejtojnë.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— En-Nahl, 61\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Dhe thotë i Lartësuari:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَرَبُّكَ ٱلۡغَفُورُ ذُو ٱلرَّحۡمَةِۖ لَوۡ یُؤَاخِذُهُم بِمَا كَسَبُوا۟ لَعَجَّلَ لَهُمُ ٱلۡعَذَابَۚ بَل لَّهُم مَّوۡعِد لَّن یَجِدُوا۟ مِن دُونِهِۦ مَوۡىِٕلا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Zoti yt është Falës i madh Zotërues i mëshirës së madhe, e sikur t'i ndëshkonte ata për veprat e tyre, do t'ua kishte shpejtuar atyre dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk kanë se ku të strehohen ata.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Kehf, 58\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Pra, megjithëse ata i bëjnë shirk Atij, të Pastrit nga çdo e metë, veprojnë gjëra që e zemërojnë Atë, janë të paepur në kundërshtimin e Tij dhe në luftimin e fesë së Tij, i armiqësojnë miqtë e Tij, prapëseprapë Ai i tregohet shumë i Vetpërmbajtur me ta, u jep atyre të mira të shumta, i furnizon dhe i shëron ata, sikurse ka ardhur në dy “Sahihët”, në hadithin e Ebu Musa el-Esh’arij, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili transmeton nga Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se ai ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">لَيْسَ أحَدٌ، أوْ لَيْسَ شَيْءٌ أَصْبَرَ عَلَى أذًى سَمِعَهُ مِن اللهِ، إنَّهُمْ لَيَدْعُونَ لَهُ وَلَدًا، وَإنَّهُ ليُعَافِيهِمْ وَيَرْزُقُهُمْ.\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Askush apo asgjë nuk duron më shumë se Allahu kur dëgjon një të keqe, ata i mveshin Atij fëmijë, ndërsa Ai u jep atyre mirëqënie dhe furnizim.”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>E nga vetpërmbajtja e Tij, të Pastrit nga çdo e metë, është edhe ajo që ka ardhur në Fjalën e të Lartësuarit:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنَّ ٱلَّذِینَ فَتَنُوا۟ ٱلۡمُؤۡمِنِینَ وَٱلۡمُؤۡمِنَـٰتِ ثُمَّ لَمۡ یَتُوبُوا۟ فَلَهُمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمۡ عَذَابُ ٱلۡحَرِیقِ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe pastaj nuk u penduan, ata do të kenë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Buruxh, 10\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Hasen el-Basri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shikoni çfarë fisnikërie dhe bujarie; ata vranë miqtë e Tij, kurse Ai i fton ata në pendim e në falje.”\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 47- 48","Alban Malaj",true,"2026-02-15T12:21:30.196815+00:00"]