[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-hajijj":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"34aa02f1-cae9-4f7b-952f-fb7b33752eb0","el-hajijj",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"i Turpshmi","الحَيِيّ","El-Hajijj",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"El-Bekareh, 26","إِنَّ اللَّهَ لا يَسْتَحْيِي أَنْ يَضْرِبَ مَثَلاً مَا بَعُوضَةً فَمَا فَوْقَهَا","Allahu nuk turpërohet që të sjellë shembullin e mushkonjës dhe atë që është më e madhe se mushkonja.","\u003Cp>Në Kuran është përmendur turpi si folje, e cila i atribuohet Allahut, të Plotfuqishëm e të Madhëruar. Allahu i Lartësuar thotë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنَّ اللَّهَ لا يَسْتَحْيِي أَنْ يَضْرِبَ مَثَلاً مَا بَعُوضَةً فَمَا فَوْقَهَا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Allahu nuk turpërohet që të sjellë shembullin e mushkonjës dhe atë që është më e madhe se mushkonja.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Bekareh, 26\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Ky emër është përmendur në dy hadithe.\u003C/p>\u003Cp>Hadithi i parë: hadithi i J’ala bin Umejjeh, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pa dy njerëz që po laheshin në një vend të hapur dhe nuk kishin veshur izar (rrobë që mbështillej nga mesi e poshtë). Për këtë rast, ai hipi në minber, filloi ta falënderojë dhe ta lavdërojë Allahun, pastaj tha:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنَّ اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ حَيِيٌّ سَتِيرٌ يُحِبُّ الْحَيَاءَ وَالسِّتْرَ فَإِذَا اغْتَسَلَ أَحَدُكُمْ فَلْيَسْتَتِرْ\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Allahu, i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar, është i Turpshëm dhe është Mbulues i turpeve të njerëzve; Ai e do turpin dhe mbulimin e turpeve të njerëzve. Nëse dikush nga ju lahet, le të mbulohet.” (Transmetojnë Ebu Daudi (nr. 4012)dhe Nesaiju (nr. 406).)”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Hadithi i dytë: Hadithi i Selman el-Farisijut, radijAllahu anhu, i cili ka thënë: i Dërguari i Allahu, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنَّ رَبَّكُمْ تَبَارَكَ وَتَعَالَى حَيِيٌّ كَرِيمٌ يَسْتَحْيِي مِنْ عَبْدِهِ إِذَا رَفَعَ يَدَيْهِ إِلَيْهِ أَنْ يَرُدَّهُمَا صِفْرًا\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Vërtet Zoti juaj, i Madhërishmi dhe i Lartësuari, është i Turpshëm dhe Bujar, ka turp që t’ia kthejë duart bosh robit kur ai i ngre duart duke iu lutur Atij.” (Transmetojnë Ebu Daudi (1488) dhe Ibën Maxhe (3556).)”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Ky emër fisnik është argument që pohon turpin si cilësi të Allahut, i cili turp është sipas madhështisë dhe përsosmërisë që i takon Atij. Asnjë nga cilësitë e Allahut nuk u përngjan cilësive të krijesave të Tij dhe askush nga krijesat nuk i përngjan Atij. Siç ka thënë i Lartësuari:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Asgjë nuk është si Ai. Ai është që dëgjon dhe shikon çdo send.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Esh-Shura, 11\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Po ashtu, i Lartësuari ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيّاً\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“A mos di ndonjë që është i ngjashëm me Atë!”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Merjem, 65\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Kështu që, turpi i Allahut, të Pastrit nga çdo mangësi, është një cilësi e Tij që është ashtu siç i takon Atij, e nuk është sikur turpi që kanë krijesat.\u003C/p>\u003Cp>Ajo që thuhet për këtë cilësi, thuhet edhe për të gjitha cilësitë e tjera të Zotit, të Pastrit nga çdo mangësi. Ashtu siç pohojmë për Allahun se ka dituri, e cila nuk është si dituria jonë; pohojmë për Të cilësinë e shikimit i cili nuk është si shikimi jonë; pohojmë për Të cilësinë e dëgjimit, i cili nuk është si dëgjimi jonë; pohojmë për Të vullnetin i cili nuk është si vullneti jonë; po ashtu pohojmë se Allahu ka turp, por turpi i Tij nuk është si turpi jonë. Atëherë, çdo gjë që Allahu e ka pohuar për Veten e Tij dhe çdo gjë që i Dërguari i Tij ka pohuar për Allahun, është e vërtetë në të cilën nuk ka aspak dyshim.\u003C/p>\u003Cp>Allahu, i Pastri nga çdo mangësi, është i Turpshëm, e do turpin dhe i do ata që kanë turp. Shumë tekste kanë ardhur që urdhërojnë dhe nxisin për turp si dhe e konsiderojnë turpin një nga degët e imanit. Këto tekste sqarojnë frytet madhështore të turpit dhe ndikimin e begatshëm që ka turpi, dhe se turpi është krejt mirësi.\u003C/p>\u003Cp>Turpi më i madh dhe më i detyrueshëm është turpi që duhet të ketë robi nga Allahu, i Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm. Transmetohet nga Abdullah bin Mesudi, radijAllahu anhu, se ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">اسْتَحْيُوا مِنَ اللَّهِ حَقَّ الْحَيَاءِ‏\"‏قَالَ قُلْنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنَّا لَنَسْتَحْيِي وَالْحَمْدُ لِلَّهِ ‏.‏ قَالَ ‏\"‏ لَيْسَ ذَاكَ وَلَكِنَّ الاِسْتِحْيَاءَ مِنَ اللَّهِ حَقَّ الْحَيَاءِ أَنْ تَحْفَظَ الرَّأْسَ وَمَا وَعَى وَتَحْفَظَ الْبَطْنَ وَمَا حَوَى وَتَتَذَكَّرَ الْمَوْتَ وَالْبِلَى وَمَنْ أَرَادَ الآخِرَةَ تَرَكَ زِينَةَ الدُّنْيَا فَمَنْ فَعَلَ ذَلِكَ فَقَدِ اسْتَحْيَا مِنَ اللَّهِ حَقَّ الْحَيَاءِ‏\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Kini turp nga Allahu ashtu siç duhet! Ne i thamë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ne kemi turp, e falënderojmë Allahun për këtë.’ Ai tha: “Nuk është ai turpi (që kini për qëllim ju), por të kesh turp nga Allahu ashtu siç duhet, do të thotë që ta mbrosh kokën tënde dhe atë që ka përbrenda, ta ruash barkun dhe atë që ka përbrenda, ta kujtosh vdekjen dhe fatkeqësinë. Ai që e do botën tjetër, heq dorë nga bukuritë e dunjasë. Ai që e bën këtë, është turpëruar nga Allahu ashtu siç duhet.” (Transmetojnë Ahmedi (1/387) dhe Ebu Daudi (2458).)”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Allahu na furnizoftë neve dhe juve me turp që të kemi turp prej Tij. Allahu na dhëntë sukses që të kemi frikë prej Tij kur jemi vetëm dhe kur jemi me njerëz.\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 95-96","Jeton Shasivari",true,"2026-02-15T12:48:09.198838+00:00","2026-02-15T19:47:06.241434+00:00"]