[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-hafiidhu-ve-el-haafidhu":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":16,"commentary":20,"metadata":21,"is_published":25,"created_at":26,"updated_at":27},"ff6b1592-4479-4e61-a9c5-eb28a64fb101","el-hafiidhu-ve-el-haafidhu",[8,12],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Ai që i ruan të gjitha krijesat e Tij në përgjithësi","الْحَفِيظُ","El-Hafiidhu",{"meaning":13,"arabic_name":14,"transliteration":15},"Ai që i ruan robërit e Tij besimtarë në veçanti","الْحَافِظُ","El-Haafidhu",{"reference":17,"arabic_text":18,"translation":19},"Hud, 57","إِنَّ رَبِّي عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ حَفِيظٞ٥٧","Me të vërtetë që Zoti im është Ruajtës i gjithçkaje.","\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë Allahu i Lartësuar:\u003C/strong>\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنَّ رَبِّي عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ حَفِيظٞ٥٧\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Me të vërtetë që Zoti im është Ruajtës i gjithçkaje.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Hud, 57\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنَّا نَحۡنُ نَزَّلۡنَا ٱلذِّكۡرَ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Me të vërtetë që Ne e zbritëm Përkujtuesin (Kur`anin) dhe padyshim që Ne jemi Ruajtësit e Tij.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Hixhr, 9\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Këta dy emra madhështorë tregojnë që Allahu i Pastër nga çdo mangësi cilësohet me veprën e ruajtjes. Ruajtja e Allahut të Lartësuar për robërit e Tij është dy llojëshe: e përgjithshme dhe e veçantë.\u003C/p>\u003Cp>Ruajtja e përgjithshme është ruajtja e Tij për ta, duke ua lehtësuar atyre ngrënien, pirjen dhe ajrin; i ka udhëzuar ata tek ato gjëra që janë të dobishme për ta, ka caktuar dhe ka vendosur për ta domosdoshmëri dhe nevoja, e të gjitha ato përbëjnë udhëzimin e përgjithshëm, për të cilin ka thënë i Pastri nga çdo mangësi:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">الَّذِي أَعْطَى كُلَّ شَيْءٍ خَلْقَهُ ثُمَّ هَدَى\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Ai i cili i dha çdo gjëje krijimin që i takonte dhe pastaj e udhëzoi.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Taha, 50\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Gjithashtu, Ai i ruan ata duke larguar prej tyre gjëra të ndryshme të urryera, të dëmshme apo të këqija. Kjo ruajtje e Allahut është për njerëzit e mirë dhe për njerëzit e prishur, madje edhe për kafshët dhe krijesat e tjera. Bijve të Ademit u janë caktuar melaike që t’i ruajnë ata, me urdhrin e Allahut, sikurse ka thënë i Pastri nga çdo mangësi:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">لَهُۥ مُعَقِّبَٰتٞ مِّنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦ يَحۡفَظُونَهُۥ مِنۡ أَمۡرِ ٱللَّهِۗ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Ai ka melaike që e përcjellin atë nga përpara e nga mbrapa, si dhe e mbrojnë atë ngaqë i ka urdhëruar Allahu.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— err-Rra’d, 11\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Domethënë që ata largojnë prej tij – me urdhrin e Allahut – çdo gjë që e dëmton atë, e cila patjetër që do ta kishte dëmtuar atë, po të mos kishte qenë ruajtja e Allahut.\u003C/p>\u003Cp>Kurse ruajtja e veçantë është ruajtja që ia jep Allahu robërve të Tij të dashur, përveç ruajtjes së përgjithshme që u përmend më përpara, ngaqë Ai ua ruan atyre imanin nga dyshimet devijuese, nga fitnet rrëmbyese dhe nga epshet shkatërruese. Kështu pra, Ai u jep atyre mirëqënie duke i ruajtur nga të gjitha ato, si dhe duke i ruajtur nga armiqtë e tyre xhindë e njerëz e duke i ndihmuar kundër tyre. Ai i heq prej tyre komplotet e armiqve, e në varësi të imanit që ka robi, ashtu do të jetë edhe mbrojtja e Allahut për të.\u003C/p>\u003Cp>Për këtë arsye, ka thënë Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">احْفَظْ اللهَ يَحْفَظْكَ\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Ruaje Allahun që të të ruajë Allahu ty.”\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-reference\">(E ka transmetuar Ahmedi dhe Tirmidhiu.)\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Domethënë: ruaji urdhrat e Allahut duke i zbatuar ato, ruaji ndalesat e Allahut duke qëndruar larg tyre, ruaji kufijtë e Allahut duke mos i shkelur ato, që Ai të të ruajë veten tënde, fenë tënde, pasurinë tënde, fëmijën tënd, si dhe çdo gjë tjetër që ta ka dhënë Allahu i Pastër nga çdo mangësi.\u003C/p>",{"author":22,"source":23,"translator":24},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 34-35","Alban Malaj",true,"2026-02-15T11:50:51.694169+00:00","2026-02-15T19:55:00.756037+00:00"]