[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-haadij":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"2852a061-f94c-4ff7-a349-bd492cfac68b","el-haadij",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Udhëzuesi","الْهَادِيُ","El-Haadij",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"el-Haxh, 54","وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ٥٤","Pa dyshim që Allahu është Udhëzuesi i atyre që besuan, për në rrugën e drejtë.","\u003Cp>E ka përmendur Allahu këtë emër në dy vende në Kur'an dhe ato janë: Fjala e të Pastrit nga çdo mangësi:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ٥٤\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Pa dyshim që Allahu është Udhëzuesi i atyre që besuan, për në rrugën e drejtë.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Haxh, 54\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Gjithashtu është Fjala e Tij:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ هَادِيٗا وَنَصِيرٗا٣١\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Dhe mjaftohu me Zotin tënd Udhëzues dhe Ndihmues.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Furkan, 31\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>“\u003Cstrong>El-Haadij\u003C/strong>” është Ai që i udhëzon robërit e Tij, i orienton dhe i shpie në ato gjëra që u sjellin atyre lumturinë në dynjanë dhe ahiretin e tyre. Është Ai që me udhëzimin e tij i udhëzon njerëzit e Tij besnikë që të punojnë me bindje për Të dhe për të fituar kënaqësinë e Tij. Është Ai që me udhëzimin e Tij i orienton gjallesat në ato gjëra që janë të mira për to dhe i ruan nga ato gjëra që janë të dëmshme për to.\u003C/p>\n\u003Cp>Pra, Allahu është Ai që i ka krijuar krijesat dhe i ka udhëzuar.\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">الَّذِي خَلَقَ فَسَوَّى وَالَّذِي قَدَّرَ فَهَدَى\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003C/div>\n\u003Cblockquote>\u003Cp>“Është Ai i Cili krijoi gjithçka dhe i përsosi. Ai i Cili i përcaktoi gjithçka dhe i udhëzoi.” [el-‘Ala,  2-3]”\u003C/p>\u003C/blockquote>\n\u003Cp>Ai i udhëzoi krijesat me udhëzimin e përgjithshëm që të arrijnë dobinë e tyre dhe ua lehtësoi atyre jetesën dhe punën për të cilën u krijuan. Gjithashtu, Ai i udhëzoi ato udhëzimin e sqarimit, prandaj ua zbriti Librin, u dërgoi të Dërguarit dhe u vendosi ligje dhe gjykime, hallallin dhe haramin, u sqaroi bazat e fesë dhe degëzimet e saj, udhëzoi dhe sqaroi Rrugën e Drejtë, e cila të shpie te kënaqësia e Tij dhe shpërblimi i Tij, si dhe i bëri të qarta rrugët e tjera për t’i paralajmëruar robërit e Tij që të ruhen prej tyre.\u003C/p>\n\u003Cp>Ai i udhëzoi robërit besimtarë duke u dhënë sukses në realizimin e imanit dhe bindjes për Allahun, i udhëzoi që të shkojnë në shtëpitë e tyre në Xhennet, ashtu si i udhëzon në dynja që të ndjekin shkaqet dhe rrugët që të shpien në Xhenet.\u003C/p>\n\u003Cp>Pra, emri “\u003Cstrong>el-Haadij\u003C/strong>” i përmban të gjitha llojet e udhëzimit.\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 18","Abdullah Beqiri",true,"2026-02-14T23:58:32.312893+00:00","2026-02-15T19:53:05.605873+00:00"]