[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-ganijj":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":22},"02877f70-233b-47b2-ac5a-33be519042cd","el-ganijj",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"i Pasuri Absolut","الغَنِيُّ","El-Ganijj",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"El-En’am, 133","وَرَبُّكَ الْغَنِيُّ ذُو الرَّحْمَةِ","E Zoti yt është i Pasuri që posedon mëshirë.","\u003Cp>Ky emër ka ardhur në tetëmbëdhjetë vende në Kuran. Allahu i Lartësuar thotë:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَرَبُّكَ الْغَنِيُّ ذُو الرَّحْمَةِ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E Zoti yt është i Pasuri që posedon mëshirë.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-En’am, 133\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Po ashtu, i Lartësuari ka thënë:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">يَا أَيُّهَا النَّاسُ أَنْتُمُ الْفُقَرَاءُ إِلَى اللَّهِ  وَاللَّهُ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“O ju njerëz, ju jeni të nevojshëm për Allahun, kurse Allahu është i Pasuri që s’ka nevojë për askënd dhe është i Lavdëruari.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Fatir, 15\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Ai, i Madhërishmi dhe i Lartësuari, është i Pasuri me qenien e Tij që posedon pasuri të plotë dhe absolute në të gjitha aspektet dhe pikëpamjet, për arsye se Ai është i Përsosur dhe cilësitë e Tij janë të përsosura dhe këtyre cilësive nuk afrohet ndonjë mangësi, në çfarëdo aspekti qoftë.\u003C/p>\n\u003Cp>Nga pasuria e përsosur e Tij është se Atij nuk i bëjnë dobi veprat e mira të të devotshmëve dhe nuk i bëjnë dëm veprat e këqija të mëkatarëve; nëse të gjithë banorët e tokës do ta besonin Allahun, kjo nuk do të shtonte ndonjë gjë në sundimin e Tij dhe nëse të gjithë banorët e tokës do ta mohonin Allahun, kjo nuk do të pakësonte ndonjë gjë në sundimin e Tij.\u003C/p>\n\u003Cp>Ai që e njeh Zotin e tij me këtë përshkrim madhështor, e ka njohur veten e tij. Ai që e njeh Zotin e Tij se është i Pasuri Absolut, e ka njohur veten e tij se është i varfëri absolut; ai që e njeh Zotin e tij se Ai ka fuqi të plotë, e ka njohur veten e tij se ka dobësi të plotë; ai që e njeh Zotin e tij se Ai posedon triumf të plotë, e ka njohur veten e tij se ka mjerim të plotë; ai që e njeh Zotin e tij se Ai ka dituri të plotë dhe urtësi, e ka njohur veten e tij se ka padituri. Dituria e robit se është i nevojshëm për Allahun, e cila është fryti i kësaj diturie, është simboli i lumturisë së robit dhe shpëtimi i tij në dunja dhe ahiret.\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 38","Jeton Shasivari",true,"2026-02-15T12:10:57.908465+00:00"]