[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-gaalib-ve-en-nesiir":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":16,"commentary":20,"metadata":21,"is_published":25,"created_at":26,"updated_at":26},"89c67225-2dd7-4ec8-bea9-7439e156414b","el-gaalib-ve-en-nesiir",[8,12],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Triumfuesi","الغَالِبُ","El-Gaalib",{"meaning":13,"arabic_name":14,"transliteration":15},"Ndihmuesi","النَّصِير","En-Nesiir",{"reference":17,"arabic_text":18,"translation":19},"Jusuf, 21","وَاللَّهُ غَالِبٌ عَلَى أَمْرِهِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لا يَعْلَمُونَ","Allahu është Triumfuesi i çështjeve të Tij (që ai i do), por shumica e njerëzve nuk e dinë.","\u003Cp>Emri i Allahut “\u003Cstrong>El-Gaalib\u003C/strong>” është përmendur në një vend të vetëm në Kur'an, e ajo është Fjala e Allahut të Lartësuar:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَاللَّهُ غَالِبٌ عَلَى أَمْرِهِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لا يَعْلَمُونَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Allahu është Triumfuesi i çështjeve të Tij (që ai i do), por shumica e njerëzve nuk e dinë.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Jusuf, 21\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Ndërsa emri i Tij “\u003Cstrong>En-Nesiir\u003C/strong>” është përmendur në katër vende, e ato janë:\u003C/p>\n\u003Cp>Fjala e të Lartësuarit:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">فَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَوْلاكُمْ نِعْمَ الْمَوْلَى وَنِعْمَ النَّصِيرُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Dijeni se me të vërtetë që Allahu është Mbrojtësi juaj, e sa Mbrojtës i Mirë e sa Ndihmues i Mirë që është Ai.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Enfal, 40\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Fjala e të Lartësuarit:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَكَفَى بِاللَّهِ نَصِيراً\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Të mjafton Allahu si Ndihmës.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— En-Nisa, 45\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Fjala e Tij:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَاعْتَصِمُوا بِاللَّهِ هُوَ مَوْلاكُمْ فَنِعْمَ الْمَوْلَى وَنِعْمَ النَّصِيرُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Mbështetuni tek Allahu se Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës i Mirë e sa Ndihmues i Mirë që është Ai!”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Haxh, 78\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Fjala e Tij:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَكَفَى بِرَبِّكَ هَادِياً وَنَصِيراً\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Të mjafton ty Zoti yt si Udhëzues dhe Ndihmues.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Furkan, 31\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Emri “\u003Cstrong>El-Gaalib\u003C/strong>” do të thotë: Ai që bënë ç'të dojë; asgjë nuk mund ta mposhtë Atë; askush nuk mund ta kthejë gjykimin e Tij, askush nuk mund ta kthejë atë që Ai ka caktuar apo ta pengojë atë që Ai e ka vendosur.\u003C/p>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë el-Kurtubij, Allahu e mëshiroftë: “Çdonjëri që është i ngarkuar me udhërat e Sheriatit, e ka obligim që ta dijë se Allahu, i Pastëri prej të metave e i Lartësuari, është Mbizotëruesi mbi çdo gjë. Kështu, kush i mbështet Atij, ka triumfuar edhe sikur të gjithë krijesat e tokës ta kërkojnë. Thotë i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">كَتَبَ اللَّهُ لأَغْلِبَنَّ أَنَا وَرُسُلِي\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Allahu ka shkruar (në Leuhi Mahfudh): Unë dhe të Dërguarit e Mi do të triumfojmë patjetër.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-Muxhadileh, 21\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Ai që i kthen shpinën Allahut të Lartësuar dhe i mbështetet dikujt tjetër përveç Tij, do të jetë i mposhtur dhe do të bjerë pre e kurtheve të shejtanit.”\u003C/p>\n\u003Cp>Ndërsa emri “\u003Cstrong>En-Nesiir\u003C/strong>” do të thotë: Ai që ka marrë përsipër ndihmën e robërve të Tij dhe që ka ndërmarrë ndihmën dhe mbrojtjen e të dashurve të Tij. Ndihma nuk mund të vijë vetëm se prej Tij dhe as nuk realizohet përveçse prej Tij. Kështu që, i ndihmuar është ai që Allahu e ka ndihmuar. Pra, nuk ka Ndihmues për njerëzit përveç Tij dhe as Mbrojtës tjetër përveç Tij. Thotë i Lartësuari:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَمَا النَّصْرُ إِلاَّ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E ndihma nuk vjen nga askush tjetër përpos Allahut, të Plotëfuqishmit, të Urtit.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Al-'Imran, 126\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Thotë i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنْ يَنْصُرْكُمْ اللَّهُ فَلا غَالِبَ لَكُمْ وَإِنْ يَخْذُلْكُمْ فَمَنْ ذَا الَّذِي يَنْصُرُكُمْ مِنْ بَعْدِهِ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Nëse Allahu ju ndihmon, nuk ka kush që ju mposht, e nëse Ai ju braktis, kush do të mund t'ju ndihmojë përveç Tij?!”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Al-'Imran, 160\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Allahu, i Pastër prej të metave, në shumë vende në Kur'an ka përmendur begatinë e Tij ndaj Pejgamberëve dhe të dashurve të Tij duke i ndihmuar dhe mbështetur ata. Thotë i Lartësuari:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنَّا لَنَنصُرُ رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُوا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ يَقُومُ الأَشْهَادُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Me të vërtetë që Ne do t'i ndihmojmë të Dërguarit tanë dhe ata që kanë besuar në jetën e kësaj bote dhe në Ditën kur do të prezantojnë dëshmitarët.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Gafir, 51\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Kjo e folur u drejtohet besimtarëve, të cilët e kanë realizuar imanin si nga ana e jashtme ashtu edhe nga ana e brendshme, se ata do të jenë të ndihmuarit dhe se përfundimi i mirë u takon atyre në dunja dhe në ahiret.\u003C/p>\n\u003Cp>Prandaj, nëse besimtarët nuk përpiqen për realizimin e imanit dhe nuk i bëjnë shkaqet e triumfit kundër armiqëve, atëherë ky triumf nuk do të realizohet, por përkundrazi armiqtë do t'i mposhtin ata për shkak të gjynaheve dhe lëshimeve të tyre.\u003C/p>\n\u003Cp>Gjithashtu, duhet patjetër që të kthehemi tek Allahu në Dorën e të Cilit është ndihma, ndërsa Allahu i Plotfuqishëm e i Madhëruar është Ruajtësi i atij që kthehet tek Ai dhe i mjafton atij që i mbështetet Atij. Sa Mbrojtës i Mirë e sa Ndihmues i Mirë që është Ai!\u003C/p>",{"author":22,"source":23,"translator":24},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq 60-61","Servet Mata",true,"2026-02-15T13:01:10.555947+00:00"]