[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-fettaah":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"7972af67-c78a-470b-ad27-1657f8cbe469","el-fettaah",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Ai që gjykon me drejtësi dhe u hap robërve dyert e mirësive","الْفَتَّاحُ","El-Fettaah",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"Sebe’e, 26","قُلۡ يَجۡمَعُ بَيۡنَنَا رَبُّنَا ثُمَّ يَفۡتَحُ بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَهُوَ ٱلۡفَتَّاحُ ٱلۡعَلِيمُ","Thuaj: Neve do të na tubojë Zoti ynë dhe pastaj Ai do të gjykojë mes nesh me drejtësi, e Ai është Gjykatësi më i Ditur.","\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë Allahu i Lartësuar:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">قُلۡ يَجۡمَعُ بَيۡنَنَا رَبُّنَا ثُمَّ يَفۡتَحُ بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَهُوَ ٱلۡفَتَّاحُ ٱلۡعَلِيمُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Thuaj: Neve do të na tubojë Zoti ynë dhe pastaj Ai do të gjykojë mes nesh me drejtësi, e Ai është Gjykatësi më i Ditur.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Sebe’e, 26\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë gjithashtu Allahu i Lartësuar:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">وَسِعَ رَبُّنَا كُلَّ شَيۡءٍ عِلۡمًاۚ عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلۡنَاۚ رَبَّنَا ٱفۡتَحۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَ قَوۡمِنَا بِٱلۡحَقِّ وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡفَٰتِحِينَ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Zoti ynë ka përfshirë çdo gjë me dituri. Atij i jemi mbështetur. Zoti ynë gjyko me drejtësi mes nesh dhe popullit tonë, e padyshim që Ti je më i Miri nga të gjithë gjykatësit.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-E’araf, 89\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Kuptimi i emrit “\u003Cstrong>el-Fettaah\u003C/strong>” është: Ai që gjykon mes robërve të Tij si të dojë dhe vendos midis tyre si të dojë, i jep mirësi kujt të dojë dhe s’ka kush ta kthejë mbrapa gjykimin e Tij, si dhe nuk ka kush ta anulojë vendimin apo urdhrin e Tij. Ka thënë Allahu i Lartësuar:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">مَّا يَفۡتَحِ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ مِن رَّحۡمَةٖ فَلَا مُمۡسِكَ لَهَاۖ وَمَا يُمۡسِكۡ فَلَا مُرۡسِلَ لَهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Kur Allahu u jep mëshirë njerëzve, s’ka kush ta ndalojë atë. E kur Ai ndalon diçka, s’ka kush ta lëshojë atë mbas vendimit të Tij, e Ai është i Plotëfuqishmi, më i Urti.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Fatir, 2\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Kështu që, besimi që ka robi për Zotin e tij të Pastër nga çdo mangësi, se Ai është “\u003Cstrong>el-Fettaah\u003C/strong>”, e obligon robin që t’i drejtohet Allahut të vetëm, në mënyrën më të mirë, që Ai t’ia hapë atij dyert e udhëzimit, dyert e furnizimit dhe dyert e mëshirës, si dhe që t’ia hapë zemrën dhe t’ia zgjerojë kraharorin për të bërë mirësi. Ka thënë Allahu i Lartësuar:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">أَفَمَن شَرَحَ ٱللَّهُ صَدۡرَهُۥ لِلۡإِسۡلَٰمِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٖ مِّن رَّبِّهِۦۚ فَوَيۡلٞ لِّلۡقَٰسِيَةِ قُلُوبُهُم مِّن ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰئِكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“A krahasohet ai të cilit Allahu ia hapi kraharorin për Islamin dhe ai është në dritë nga Zoti i tij (me atë që nuk është i tillë)? Mjerë për ata që i kanë zemrat të ngurtësuara ndaj përkujtimit të Allahut. Të tillët janë në devijim të qartë.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— ez-Zumer, 22\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë Kurtubiu: “Kjo hapje dhe zgjerim i kraharorit nuk ka kufij, secili besimtar ka marrë hisen që i takon prej tij. Me këtë fituan Profetët në gradën e parë, pastaj vijojnë eulijatë që erdhën mbas tyre, pastaj vijojnë dijetarët, pastaj vijojnë krejt besimtarët në përgjithësi. E nga kjo hapje dhe zgjerim i kraharorit, Allahu ka privuar vetëm mosbesimtarët.\u003C/strong>\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 20","Alban Malaj",true,"2026-02-14T23:59:13.32573+00:00","2026-02-15T19:53:19.602913+00:00"]