[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-ehad-ve-el-uaahid":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":16,"commentary":20,"metadata":21,"is_published":25,"created_at":26,"updated_at":27},"da6d3f3f-a907-4ef1-8ded-aa43954a3fef","el-ehad-ve-el-uaahid",[8,12],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Ai që është Një","الْأَحَدُ","El-Ehad",{"meaning":13,"arabic_name":14,"transliteration":15},"i Vetmi","الْوَاحِدُ","El-Uaahid",{"reference":17,"arabic_text":18,"translation":19},"el-Bekarah, 163","وَإِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ١٦٣","I Adhuruari juaj është vetëm një i adhuruar; s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij dhe Ai është i Gjithëmëshirëshmi, Mëshirëploti.","\u003Cp>Për sa i përket emrit të të Lartësuarit “\u003Cstrong>el-Ehad\u003C/strong>”, ai është përmendur vetëm në një vend në Kuran, në suren el-Ikhlas, e cila është sureja madhështore, për të cilën ka ardhur në Sunet nga Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ajo sure përbën një të tretën e Kuranit, ngaqë ajo u veçua për të sqaruar emrat e bukur të Allahut dhe cilësitë madhështore e Tij e të larta. Ndërsa emri i Tij “\u003Cstrong>el-Uaahid\u003C/strong>” është përsëritur disa herë në disa vende të ndryshme në Kuran.\u003C/p>\n\u003Cp>Këto dy emra tregojnë që Allahu është një dhe i vetëm, domethënë që i Pastri nga çdo mangësi është unik me cilësitë e lavdisë dhe madhështisë, është i veçuar me tiparet e madhërisë, lartësisë dhe bukurisë, sepse Ai është një në qenien e Tij dhe s’ka asnjë të ngjashëm me Të, Ai është një në cilësitë e Tij dhe s’ka asnjë të përshembullt me Të, Ai është një në veprat e Tij dhe s’ka asnjë ortak e as të barabartë me Të, Ai është një në të drejtën për t’u adhuruar dhe s’ka asnjë tjetër të barabartë apo partner me Të në dashurinë, madhërimin, përuljen dhe nështrimin që i takon vetëm Atij.\u003C/p>\n\u003Cp>Është përsëritur disa herë përmendja e emrit të Allahut “\u003Cstrong>el-Uaahid\u003C/strong>” në Kuranin Fisnik në disa vende të ndryshme, në kontekstin e potencimit të Teuhidit dhe asgjësimin e shirkut dhe bërjes ortak Atij.\u003C/p>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë i Pastri nga çdo mangësi, kur potencon njëshmërinë e Tij dhe obligimin e bërjes së fesë me sinqeritet vetëm për Atë:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">وَإِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ١٦٣\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“I Adhuruari juaj është vetëm një i adhuruar; s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij dhe Ai është i Gjithëmëshirëshmi, Mëshirëploti.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-Bekarah, 163\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë gjithashtu i Lartësuari kur asgjëson besimet e njerëzve të shirkut:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">وَقَالَ ٱللَّهُ لَا تَتَّخِذُوٓاْ إِلَٰهَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِۖ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ فَإِيَّيَ فَٱرۡهَبُونِ٥١\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Ka thënë Allahu: mos bëni dy të adhuruar, sepse ka vetëm një të Adhuruar, prandaj vetëm Mua ma kini frikën.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— en-Nahl, 51\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>\u003Cstrong>Ka thënë gjithashtu i Lartësuari:\u003C/strong>\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">يَٰصَٰحِبَيِ ٱلسِّجۡنِ ءَأَرۡبَابٞ مُّتَفَرِّقُونَ خَيۡرٌ أَمِ ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ٣٩\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“A janë më të mirë disa zota të ndryshëm apo Allahu, i Vetmi, Nënshtruesi i gjithçkaje?!”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Jusuf, 39\u003C/p>\u003C/div>",{"author":22,"source":23,"translator":24},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 19-20","Alban Malaj",true,"2026-02-14T23:53:40.371606+00:00","2026-02-15T19:51:54.458965+00:00"]