[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-besiir":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"441a031a-01ec-477f-8727-b93f05ac51e5","el-besiir",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Shikuesi","البَصِيرُ","El-Besiir",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"Esh-Shura, 11","لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ ۖ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ","Asgjë nuk është si Ai. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.","\u003Cp>Ky emër është përmendur vazhdimisht në Kur'anin Fisnik në më shumë se dyzet vende, një nga ato është fjala e Allahut të Lartësuar:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ ۖ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Asgjë nuk është si Ai. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— Esh-Shura, 11\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Gjithashtu është Fjala e të Lartësuarit:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">إِنَّ اللَّهَ كَانَ سَمِيعًا بَصِيرًا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Pa dyshim që Allahu është Dëgjuesi, Shikuesi.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— En-Nisa, 58\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>\"El-Besiir\" është Ai që shikon çdo gjë që duket; shikon çdo gjë sado e imët dhe e vogël qoftë ajo. Ai shikon edhe lëvizjen e milingonës së zezë mbi gurin e zi në errësirën e natës. Ai shikon edhe qarkullimin e ushqimit në gjymtyrët e tyre.\u003C/p>\u003Cp>Gjithashtu, Ai shikon çfarë ka poshtë shtatë tokave dhe sipër shtatë qiejve. Ai, i Madhëruari e i Lartësuari, shikon lëvizjen e qepallave si dhe shikimet tinëzare të syve.&nbsp;Sa mirë që e ka përshkruar ai që i ka thënë këto fjalë:\u003C/p>\u003Cp>&nbsp;\u003C/p>\u003Cp style=\"text-align: center;\">\u003Cem>O Ti që shikon krahët e mushkonjës kur fluturon,\u003C/em>\u003C/p>\u003Cp style=\"text-align: center;\">\u003Cem>Në atë errësirën e natës së nxirë që sterron,\u003C/em>\u003C/p>\u003Cp style=\"text-align: center;\">\u003Cem>Ti që damarët në zverkun e saj i shikon,\u003C/em>\u003C/p>\u003Cp style=\"text-align: center;\">\u003Cem>edhe palcën që kockat e saj të dobëta përshkon,\u003C/em>\u003C/p>\u003Cp style=\"text-align: center;\">\u003Cem>Me mirësinë Tënde ma mundëso një pendim,\u003C/em>\u003C/p>\u003Cp style=\"text-align: center;\">\u003Cem>Që të më falen gjynahet që kam bërë që në fillim.\u003C/em>\u003C/p>\u003Cp>\u003Cem>&nbsp;\u003C/em>\u003C/p>\u003Cp>Pastaj, ky emër madhështor ka një sërë kërkesash, e disa nga ato janë: përulësia, nënshtrimi, ndjesia e mbikëqyrjes nga Allahu, përpikmëria në adhurime dhe largimi nga gjynahet dhe mosbindja. Ka thënë Ibën Rexheb, Allahu e mëshiroftë: \"Një burrë e thirri një grua për të bërë imoralitet natën në shkretëtirë, ndërsa ajo e refuzoi. Ky i tha: “Nuk na shikon askush përveç yjeve.” Ndërsa ajo ia ktheu: “Po Zoti i yjeve ku është?”\u003Ca target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\" href=\"http://D.m.th\">D.m.th\u003C/a>. a nuk na shikon Ai? Thotë i Lartësuari:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">أَلَمْ يَعْلَم بِأَنَّ اللَّهَ يَرَىٰ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“A nuk e di ai se Allahu shikon?”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— El-'Alak, 14\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 22-23","Servet Mata",true,"2026-02-14T23:59:59.17496+00:00","2026-02-15T19:53:36.378182+00:00"]