[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-el-Mennan":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"3e123b5e-95d5-4fa0-b877-9c5cb4d596af","el-Mennan",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"Dhuruesi i Madh, Bamirësi Absolut","ُالمَنَّان","El-Mennan",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"En-Nahl, 18","وَإِن تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لَا تُحْصُوهَا","Edhe po të përpiqeshit t'i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të arrinit dot t'i numëronit ato.","\u003Cp>Ky emër është vërtetuar në Sunetin e Pejgamberit fisnik, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, siç ka transmetuar Imam Ahmed dhe të tjerë përveç tij nga Enes Ibn Malik, radijAllahu anhu, se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e ka dëgjuar një burrë duke thënë:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ بِأَنَّ لَكَ الْحَمْدَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ وَحْدَكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ الْمَنَّانُ بَدِيعُ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ ذُو الْجَلاَلِ وَالإِكْرَامِ\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“O Allah, të kërkoj Ty duke dëshmuar se me të vërtetë Ty të takon e gjithë lavdia dhe falënderimet. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje; Ti je i Vetmi e i Pashoq; Ti je Dhuruesi i çdo mirësie, Shpikësi i qiejve dhe i tokës, Poseduesi i Madhështisë dhe i Lavdisë.”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Ndërsa Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – i tha:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"hadith-text-inline\">\u003Cp class=\"hadith-arabic-text\" dir=\"rtl\">لقد سألتَ اللهَ باسمِه الأعظمِ الَّذي إذا دُعي به أجاب وإذا سُئل به أعطى\u003C/p>\u003Cp class=\"hadith-translation\">“Me të vërtetë që i ke kërkuar Allahut me emrin e Tij më të madh, të Cilit nëse i lutesh me këtë emër, të përgjigjet; e nëse i kërkon diçka me Të, ta jep atë.”\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Emri “\u003Cstrong>el-Mennan\u003C/strong>”, do të thotë: Ai që jep shumë, që dhuron shumë, bën shumë të mira; Ai i Cili ua shton furnizimin robërve të Tij dhe që u jep vazhdimisht begati nga mirësia dhe bujaria e Tij.\u003C/p>\u003Cp>Askush nuk mund të jetë Dhurues absolut përveç Allahut të Vetëm, i Cili fillon të dhurojë përpara se të lutesh. Vetëm Atij i takon merita e falënderimit për begatitë që u jep krijesave të Tij, kurse asnjë nga krijesat nuk ka ndonjë meritë që Ai t’i falënderojë ata. I Lartësuar është Allahu, më i Larti sipër çdo gjëje, të Cilin të gjitha krijesat, qofshin të mirë apo të këqij, dëshmojnë për dhuratat e Tij të panumërta, dhënien e Tij të bollshme, bujarinë e Tij të pashtershme, krijimin e Tij të bukur, mëshirën e Tij të gjerë, bamirësinë dhe butësinë e Tij, përgjigjen e Tij ndaj lutjeve të nevojtarëve, largimin e fatkeqësive të atyre që i kanë zënë fatkeqësitë, ndihmën ndaj të pikëlluarve, largimin e sprovave dhe belave pasi që janë bërë shkaqet që të ndodhin ato dhe largimin e tyre pasi që ato i kanë kapluar krijesat, butësinë dhe mëshirën e Tij për këto fatkeqësi deri në atë pikë kur njerëzit i humbasin shpresat se do të largohen fatkeqësitë.\u003C/p>\u003Cp>Prej begative më të mëdha të Tij, të Pastrit prej të metave, është udhëzimi i veçantë që u ka dhënë robërve të Tij për në rrugën e Vendit të Paqes, mbrojtja e Tij ndaj tyre në mënyrën më të mirë dhe ruajtja e tyre për të mos rënë në gjynahe. Ai ua bëri të dashur imanin dhe ua zbukuroi atë në zemrat e tyre dhe ua bëri të urryer mosbesimin, shthurjen dhe mëkatin, e i bëri ata prej të udhëzuarve, si dhe shumë mirësi dhe begati të llojeve të ndryshme. Ai, i Pastri prej të metave, është Thënësi i fjalës:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَإِن تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لَا تُحْصُوهَا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Edhe po të përpiqeshit t'i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të arrinit dot t'i numëronit ato.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— En-Nahl, 18\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Dhe Ai, i Lartmadhëruari, është Thënësi i fjalës:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَمَا بِكُم مِّن نِّعْمَةٍ فَمِنَ اللَّهِ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“E çdo mirësi e begati që ju keni, është prej Allahut.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— En-Nahl, 55\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>Andaj, kush dëshiron t'i vështrojë bazat e bamirësisë le ta hedhë shikimin në kopshtet e Kur'anit Fisnik, në mënyrë që të meditojë në mirësitë e mëdha që i ka përmendur Allahu në të, në dhuratat e Tij të çmuara dhe bamirësitë e Tij të shumta.\u003C/p>\u003Cp>Kush e njeh Zotin e tij, të Pastrin prej të metave, me këtë Emër madhështor, dhe se vetëm Ai është Poseduesi i bamirësisë dhe dhurimit, Ai që jep dhe dhuron shumë, i obligohet prej kësaj që ta lavdërojë Zotin e tij për dhuratat e Tij dhe ta falënderojë Atë për mirësinë dhe atë që i ka dhënë. Thotë i Lartësuari:\u003C/p>\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\" dir=\"rtl\">وَقَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَالِدَيَّ\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Ai (Sulejmani) tha: O Zoti im, ma mundëso mua që të jem falënderues ndaj mirësive të Tua, të cilat m'i dhurove mua dhe prindërve të mi.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— En-Neml, 19\u003C/p>\u003C/div>\u003Cp>O Allah, Ty të takon lavdia dhe falënderimet për të gjitha këto. Lavdërime dhe falënderime të shumta, të sinqerta dhe të pafundme. O Allah, Ty të takon lavdia dhe falënderimet derisa të jesh i Kënaqur prej nesh, dhe Ty të takon lavdia dhe falënderimet edhe pasi të jesh i Kënaqur me ne.\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 93-94","Servet Mata",true,"2026-02-15T12:57:44.115039+00:00","2026-02-15T19:43:05.755095+00:00"]