[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"entry-allah":3,"published-entries":-1},["Reactive",4],{"id":5,"slug":6,"names_data":7,"quranic_evidence":12,"commentary":16,"metadata":17,"is_published":21,"created_at":22,"updated_at":23},"60e572a8-baf5-434c-b9b5-a6240103f687","allah",[8],{"meaning":9,"arabic_name":10,"transliteration":11},"","اللَّهُ","Allah",{"reference":13,"arabic_text":14,"translation":15},"el-E’araf, 180","وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا","Të Allahut janë emrat më të bukur, andaj lutjuni Atij duke iu drejtuar me ato emra.","\u003Cp>Ky është një emër madhështor, ndër emrat e bukur të Allahut. Ai është emri që është përmendur më shumë në Kuranin Fisnik, ngaqë është përmendur në Kuran më shumë se njëmijë e dyqind herë, e asnjë emër tjetër nuk është përmendur kaq shumë herë. Allahu i Madhëruar e i Lartësuar ka filluar me këtë emër tridhjetë e tre ajete.\u003C/p>\n\u003Cp>Disa dijetarë kanë thënë se ai është emri më i madh i Allahut, me të cilin po iu lute, Ai të përgjigjet, e nëse i kërkon duke iu drejtuar me atë emër, Ai të jep.\u003C/p>\n\u003Cp>Ky emër ka disa veçori me të cilat dallohet, prej të cilave:\u003C/p>\n\u003Cp>Se ai është baza e të gjitha emrave të tjerë të bukur të Allahut, e të gjithë emrat e tjerë i bashkëngjiten këtij emri. Ka thënë Allahu i Lartësuar:\u003C/p>\n\u003Cdiv class=\"quran-verse-inline\">\u003Cdiv class=\"quran-ornament-wrapper\" dir=\"rtl\">\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴿\u003C/span>\u003Cp class=\"quran-arabic-text\">وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا\u003C/p>\u003Cspan class=\"ornament-bracket\">﴾\u003C/span>\u003C/div>\u003Cdiv class=\"quran-divider\">✦\u003C/div>\u003Cp class=\"quran-translation\">“Të Allahut janë emrat më të bukur, andaj lutjuni Atij duke iu drejtuar me ato emra.”\u003C/p>\u003Cp class=\"quran-reference\">— el-E’araf, 180\u003C/p>\u003C/div>\n\u003Cp>Se ai përmban të gjitha kuptimet e emrave të bukur, është tregues i tyre në mënyrë të përgjithshme, kurse vetë emrat e bukur të Allahut mbartin në mënyrë të detajuar kuptimet e tyre dhe sqarojnë cilësitë hyjnore, të cilat janë cilësi të fisnikërisë, përsosmërisë dhe madhështisë. Pra, Allah është emri tek i cili kthehen të gjithë emrat e tjerë të bukur të Allahut dhe është boshti i kuptimeve të tyre.\u003C/p>\n\u003Cp>Fjala më përmbledhëse dhe më e bukur që është thënë për kuptimin e emrit Allah, është fjala e cila është transmetuar nga Ibën ‘Abbasi – radijAllahu ‘anhuma – se ai ka thënë: “Allahu është Ai që ka veçorinë e të qënurit i adhuruar dhe ka të drejtën që të adhurohet, mbi të gjitha krijesat e Tij.” [E ka transmetuar Ibën Xheriri në Tefsirin e tij.]\u003C/p>\n\u003Cp>Domethënë: Ai që ka cilësitë e fisnikërisë, përsosmërisë dhe madhështisë, për shkak të të cilave Ai meriton që të jetë i adhuruari me hak dhe meriton që të veçohet nga çdo gjë tjetër duke u përulur, nënshtruar dhe dorëzuar para Atij.\u003C/p>",{"author":18,"source":19,"translator":20},"Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër","Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq.8","Alban Malaj",true,"2026-02-14T23:48:56.741526+00:00","2026-02-14T23:49:06.859467+00:00"]